Nga lakonizmi i Mjedës:

Nga: Zija Vukaj
“Çka natyra vetë përpoq”
“Gjuha shqipe”
Ky varg më ka magjepsur gjithmonë me ngjeshjen e mendimit dhe të emocionit, si dhe aftësinë mjeshtërore për të luajtur me elementët e gjuhës në mënyrë kaq virtuoze. Poeti i madh italian D’Annunzio thotë se vargu i vërtetë poetik nuk është shpikje as krijim i poetit, por është zbulim. Ai ekziston në thellësitë e errëta të gjuhës, kurse poeti është ai që e zbulon dhe e nxjerr në sipërfaqe. Për të tillë poetë dhe për të tilla vargje e ka pasur fjalën Il Vate nazionale- D’Annunzio i madh. Rasti i këtij vargu është një zbulim. Një etyd morfo- sintaksor, leksikor, fonetik, stilistik, metrik. Lakonizmi fillon me përemrin e pacaktuar eliptik “çka”, që përmbledh dy përemra (atë që, atë çfarë). Pastaj poeti ‘laicizon’ Krijuesin (Zotin), sepse për qëllime prozodike i duhet një fjalë me tingëllim eufonik, “natyra”, një emër i hijshëm femëror, pa shkurre konsonantesh dhe me numër ekzakt rrokjesh, ndërsa fut me elegancë foljen “përpoq” në një nga konotacionet periferike të saj, duke i aktivizuar aftësinë për të qenë sinonim i foljes “bashkoi”…

Read More

    Eroticommunism: Gjeometria e mendimit erotik nga piktorja  Iva Lulashi

Nga: Sabina Darova

Te sfidosh tabute shekullore mbi bukurine e trupit femeror, ta tregosh ate, te penetrosh ne ndjesite qe perceptohen nen lekuren e deshires se nje gruaje, ta interpretosh nepermjet gjuhes se artit, te hysh akoma dhe me thelle ne gjuhen e erotizmit, te shprehesh universin e pasioneve dhe te emocionit, nuk ka qene aspak e lehte te shprehej nga artistet meshkuj, nuk ka qene absolutisht e mundur nga artistet femra. Shkaqet kane qene  tradita moralizuese fillimisht bizantine e me pas otomane te cilat kultivuan ne gjenin shqiptar nje moral te dyzuar mes fanatizmit musliman dhe nje konservatorizmi me te lehte kristian.Por per te dyja versionet, patriarkalizmi gjeti terren te pershtatshem ne politikat diskriminuese dhe ne prapambetjen e pergjithshme…

Read More

Arti, Opera, Doktoratura...

Nga: Erjona Parruca

Po nxjerr një pjesë të vockël fare të punës time, që eshtë e ndjekur nga një përfaqesues i “Ministrisë së Arsimit Superior” të Francës (që mos t’ia fut kot dmth)... Për ata që përtojnë ta lexojnë, ... ku ka si Tirona, lalë.

...Nëse ka diçka, që askush nuk mund të enderrojë ta mohojë, eshtë fakti që Opera eshte Teatri i privilegjuar i pasioneve. Dashuri, urrejtje, xhelozi, ambicie... Nuk ekziston pothuajse asnjë pasion njerëzor që të jetë harruar nga kompozitorët dhe libretistët. Këtu rigjejmë ekon e "Traktati i Pasioneve" të Descartes: -”Jashtë pasioneve, eshtë e pamundur të ndjehesh i lumtur, vetëm nga pasionet varet gjithçka e mirë dhe e keqe në ketë jetë".
Natyrisht, na bëhet evidente lidhja më shumë se familjare e Operas me Teatrin, dhe më gjerë, me Literaturën në pergjithësi.
Por Opera, pike se pari eshtë një çështje gruaje. Aspak një version feminist, aspak çlirues… Komplet e kundërta! Ato vuajnë, ulërijne, çmenden, vdesin… Nuk ka heroinë "normale" në Opera! Ato marrin flakë, s’mbetet më asgjë! Asgjë, përveç Muzikës. Në një hapësirë tranzicioni: as jashtë, as brenda, por nga një tjetër botë dhe përreth!
Heroinat e Operas, histeriket, jane shpesh të torturuara, të mundura, përtokë të rrëzuara, të vetëvrara..

Read More

PIERRE AUGUSTE RENOIR

Renoir

Born February 25, 1841, Limoges, France—died December 3, 1919, Cagnes

Pierre Auguste Renoir (born February 25, 1841, Limoges, France—died December 3, 1919, Cagnes) French painter originally associated with the Impressionist movement. He was one of the central figures of the impressionist movement (a French art movement of the second half of the nineteenth century whose members sought in their works to represent the first impression of an object upon the viewer). His work is characterized by a richness of feeling and a warmth of response to the world and to the people in it.

Read More

Edhe avangardë edhe inferiorë.

Nga: Blerim Gashani

Është mallkim yni që edhe në shekullin 21, vazhdojmë ta kemi një klasë artistësh, shkrimtarësh e kineastësh që ngulmojnë të identifikohen si avangardë artistike. Çudia mbetet se edhe nëse ekziston ajo, atëherë për herë të parë në histori, kjo është një avangardë që nuk ka asgjë prapa dhe asgjë përpara. Pezull, pa taban, pa bazë, pa lidhje - as fizike e as shpirtërore - me popullin, mileun, publikun që (duhet të) përfaqësojnë...

Read More

Kultsofra zgjedh 10 nga 100 konkurentët me poezinë shqip...

 

Zbulohet juria e konkursit të poezisë “KultStrofa”

 

Në këtë konkurs kanë konkurruar mbi 100 poetë, ku dhjetë nga ta janë përzgjedhur nga juria profesionale që të lexojnë poezitë e tyre në orën letrare “KultStrofa.

Në konkursin e poezisë “KultStrofa”, të organizuar nga gazeta online për art dhe kulturë KultPlus, kanë konkurruar mbi 100 poetë nga vise të ndryshme shqiptare si: Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Diaspora.

Juria profesionale është në përbërje të: Ibrahim Kadriut, kryetar dhe Ilire Zajmi e Donika Dabishevci anëtarë të jurisë, të cilët edhe kanë përzgjedhë dhjetë poezi, të cilat do të lexohen në orën letrare të “KultStrofa”, ku edhe do të shpallen tre çmime për tre poezitë më të mira të këtij konkursi.

 

KultPlus si organizatorë i këtij konkursi ka zbuluar një nga një poetët që do të lexojnë në orën letrare, ata janë: Blega Sheholli, Amazona Hajdaraj, Halil Matoshi, Edis Galushi, Elona Çuliq, Ragip Sylaj, Rozafa Shpuza, Sejdi Gashi, Fadil Lepaja dhe Linditë Ramushi.

Konkursi i poezisë “KultStrofa” i mbështetur nga Komuna e Prishtinës, dhe nga artisti shqiptar Rrezeart Galica, do të mbahet më datë 15 dhjetorë, duke filluar nga ora 12:00 në Hamam Jazz Bar, Prishtinë./ KultPlus.com

 

Sendet - Vlera Personale...

Nga: Sabina Darova

Sendet personale apo " Les Valeurs personnelles" , vepër e piktorit belgsurrealist Renè Magritte që ndodhet ne San Francisko, Museum of Modern Art e zgjodha me mendimin per të treguar sa aktual eshtë sot dhe i ridimensionuar , edhe pse tashmë, kanë kaluar 64 vjet nga viti i realizimit të saj, (1952)....

Read More

"Ndërrimi i çifteve apo mëngjes mbi bar"

Nga: Sabina Darova

E refuzuar nga juria e Sallonit në 1863, kjo vepër  e Ėdoard Manet, ekspozohet me titullin " Banjo në..." Salon de Refusés"  e autorizuar në të njëjtin vit nga vetë Napoleoni i III. Meqenëse vepra ishte  burim skandali, shndërrohet në një atracion kryesor të kesaj ngjarjeje artististikeMe veprën " Mëngjez mbi bar" , Manet rivendikon trashëgiminë e mjeshtërve të së kaluarës, dhe frymëzohet nga dy vepra që ndodhen në Louvre. " Koncerti ne lëndinë i Tiziano-s, që në atë epokë i atribuohet Giorgione, ku sugjeron subjektin, ndërsa shpërndarja e grupit qëndror nxjerr në pah frymëzimin nga një vepër e Raffaello-s: Gjykimi i Paridit...

Read More