Kultsofra zgjedh 10 nga 100 konkurentët me poezinë shqip...

 

Zbulohet juria e konkursit të poezisë “KultStrofa”

 

Në këtë konkurs kanë konkurruar mbi 100 poetë, ku dhjetë nga ta janë përzgjedhur nga juria profesionale që të lexojnë poezitë e tyre në orën letrare “KultStrofa.

Në konkursin e poezisë “KultStrofa”, të organizuar nga gazeta online për art dhe kulturë KultPlus, kanë konkurruar mbi 100 poetë nga vise të ndryshme shqiptare si: Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Diaspora.

Juria profesionale është në përbërje të: Ibrahim Kadriut, kryetar dhe Ilire Zajmi e Donika Dabishevci anëtarë të jurisë, të cilët edhe kanë përzgjedhë dhjetë poezi, të cilat do të lexohen në orën letrare të “KultStrofa”, ku edhe do të shpallen tre çmime për tre poezitë më të mira të këtij konkursi.

 

KultPlus si organizatorë i këtij konkursi ka zbuluar një nga një poetët që do të lexojnë në orën letrare, ata janë: Blega Sheholli, Amazona Hajdaraj, Halil Matoshi, Edis Galushi, Elona Çuliq, Ragip Sylaj, Rozafa Shpuza, Sejdi Gashi, Fadil Lepaja dhe Linditë Ramushi.

Konkursi i poezisë “KultStrofa” i mbështetur nga Komuna e Prishtinës, dhe nga artisti shqiptar Rrezeart Galica, do të mbahet më datë 15 dhjetorë, duke filluar nga ora 12:00 në Hamam Jazz Bar, Prishtinë./ KultPlus.com