Tango- Pathos komunikues energjik i jetës.

Nga: Sabina Darova

 Sabina Darova

Sabina Darova

Laura Escalda Piazzolla, gruaja e muzikantit të njohur të tangos, Astor Piazzolla, e përshkruan me keto fjalë tangon:

- Tango është një pasion që vallezohet, një delir i lëmuar i mendjes, ngjitet në zemër e sinkronizon kembët në një sekuencë hapash, që ngjyros lëvizjen e pulsimeve të brendshme më intime dhe fsheh ekzistencen. Duke imagjinuar ketë shprehje, le të hyjmë në zemër të tangos.

Origjina.

Dukja e parë e tangos vërehet në lagjet e brendeshme të Buenos Aries rreth 1880-ës. Nuk dihet se si ka lindur dhe etimologjikisht është gjithçka e paqartë, nuk ekziston një datë a nje emer. Shfaqet papritur si një lloj gjuhe e përbashkët ndër njerzit e Buenos Aires, përplot me emigrantë italianë, spanjollë, gjermanë a rusë. Familje të mëdha që jetojnë ngjitur me njëra tjetren, oborre ku naten hapat dhe notat bashkojne personat me shume se sa gjuha Castiljano e pa gramatizuar, që secili prej tyre sforcohet ta flasë.

Njerëzit ne lagjet e periferisë që vijne nga Pampa, sjellin "payaden", që është nje formë antike e poezisë popullore, karakteristike e festave në fshat. "Payador" improvizon vargje me fjalë 11 rrokëshe të shoqeruara me kitarrë. Rreth të 1870-tave, "payada " evulon dhe i bashkangjitet vallzimi: Është "habanera", vallëzimi spanjoll i shpërndarë në të gjithë Kuben, që sillet nga marinaret në portet e Rio dhe Plata e duke u futur brenda transformohet, me marrjen e ecjes karakteristike jo të zakonte, ku burri perparon ne ecje dhe gruaja terhiqet mbrapa. Lind keshtu " milonga"që do të thotë të kalosh naten duke alternuar (gërshetuar) këngen me kercimin.

Capturefdr4l.PNG

Nga porti i Buenos Aires arrin edhe " candombe", vallëzimi karakteristik i zezakëve, ku çiftet kercejnë të ndara por qëndrojnë shumë afër, duke iu abandonuar levizjeve sensuale të belit.

Tangoja paraqet si një revolucion i vërtetë në vallëzimin e një çifti. Ndryshe nga llojet e tjera të vallëzimeve, kjo mënyrë vallëzimi flet për një ushtrim të vërtetë përqendrimi.

Tango nuk është interpretim vetem i mendimit të trishtë, por edhe i argëtimit. Tango është një vallëzim komplet i lire, pa asnjë koreografi të parashkruar. Nuk ka skema të riperseriteshme. Me tango do të thotë të hysh në kushte emocionale të reja, ku inspiron një sjellje dhe nje stil që nuk janë kurr të njëllojta.

Tango dhe muzika:

Në origjinen e saj, tangoja ishte vetëm muzikë per të shoqeruar vallezimin. Treshja tipike qe e shoqeronte ishin flauti, harpa dhe violin. Apo flauti, kitarra, violina e klarineta ose kitarra e violina. Instrumentat mund te transportoheshin në rrugë e ndër oborre.

Me vone flauti zevëndesohet nga nje instrument tjeter, " bandeon", një lloj organeje që prodhohej në Gjermani, e që sillej në Rio te Piata nga ndonje emigrant.

Duke filluar nga 1900-a, kur tango fillon të hyjë në teater dhe ne kafene, imponohet treshja bandoneōn - violinë- piano.  Ne fillim, treshja zevëndesohet në skenë me gjashtëshen tipike: Dy bandoneōs, 2 violina, piano dhe kontrabas. Fillojnë kështu që tangos ti dedikohen instrumentiste dhe dirigjues gjithmone e më të përgatitur. Pothuaj të gjithë italianë.

Julio De Caro (1899-1989) sëbashku me vellaun e tij Francisco, ne vitet 20' sjellin një krijim të jashtëzakonshëm. Në kontrast dinamikash, fantazi, kontrapuntuale dhe gjetje ekzekutive brilante: "Glisandi", efekti gjinkalla, duke fërkuar kordat e violines mbas urës, efekti "lija", letër e xhamtë, fishkellima e të qeshura.

Francisco Canaro (1880-1964), ndërfut përdorimin e një këngëtari që përdoret vetëm neë refrenin perseritës, duke preferuar nje model ekzekutimi që nuk është thjesht instrumentale por as vetem vokale. Emra te tjere janë: Thompson, Juan D'Arienzo, Carlo Di Sarli, Osvaldo Pugliese e të tjerë.

Teksti në Tango është poezi e thellë dhe magjike. Balerinët ndjekin koreografinë që di të krijojë një tekst. Tango flet për dashurinë, kohë malli dhe shqetesimesh. Shkruajtesit iu japin zë sensacioneve duke krijuar mendime që vallëzohen. Është një vallëzim i veçantë. Muzika, kërcimi dhe teksti integrohen mes tyre në mënyrë përfekte.

Fillimisht ka qenë një kërcim mashkullor, që nuk kishte koreografi e sejcili e kërcente sipas mënyrës së tij. Është i vetmi kërcim ku burri drejton gruan. Nuk është bolero, një takim midis dy pesonave. Tango është diçka që jetohet, ku raportet ndryshohen së bashku me partnerin sepse ndersa kërcen, ndjen ritmin, thirrjen intime të tangos, muziken që të hyn në damarë.

Tango është kulturë... stil jetese.

Shtyp këtu për të shikuar videon ilustruese