Art dhe Tango

Nga: Sabina Darova

Benché la daga ostille o un'altra lama,

Il tempo, li abbia spenti nel fango,

Oggi, di lá del tempo e dell'infausta

Morte, quei morti vivono nel Tango

                                             (Jorge Luis Borges).

 Sabina Darova

Sabina Darova

Ngjethje mes trupit dhe mendjes, mahnit shpirtin dhe shpërndan një fluks emocional në vallëzimin e ngjyrave, në lëvizjen e shenjave, në ritmin obsesiv të një muzike që jep dhe merr me shpirtin. Kjo është tangoja argjetinase, apoteozë e sensualitetit, në lirinë shprehese të trupave që luhaten nën notat e prera dhe ritmet e ethëshme. Një muzikë që të shpie larg, në toka të ndezura nga pasioni dhe në vende ku sinkronizimi i hapave në dy, zhvillohet jashtë kohës dhe brenda pulsimeve të së përditeshmes me një shije shtrënguese.Tango dhe piktura, shprehin identitetin e një vendi pezull ndermjet kontrasteve shoqërore dhe anologjive simetrike me vetë origjinaret autoktone, një tregim i artit në tango dhe nga tango në art për të jetuar vetë shpirtin latin.

 Giovanni Karalli

Giovanni Karalli

Eshte një rrugë estetike dhe muzikologjike që artikulon realitetin dhe rindërton strukturen lidhëse me mjetet me bindëse, për të eksploruar dhe sjellë në siperfaqe esencen e një mënyre së jetuari. Është një kulturë që lind nga një raport simbioz me traditen, përceptim individual dhe shoqëror, modernitet i lene mbas dore dhe refleks i një të ardhmeje që përparon, por që edhe mbetet, megjithëse shkon larg. Piktura dhe muzika, kështu, per një kërkim meditues, të orientuara drejt një të vërtete historike intime dhe karaktektoriale, për të ridhënë në kohë, në kuptimin metafizik, vlerën dhe forcën e saj për të barazuar të shkuaren e për të jetuar të tashmen.

 Isabel Carafi

Isabel Carafi

Tango është një konçesion i jetës, është shprehje shoqëroree kulturore e një  toke, një mendimi, një njëkohshmerie tingujsh, formash dhe ngjyrash që në interpretimin e muzikanteve si Astor Piazzola, Julio Roca, Matos Rodrigues dhe të piktorëve si Massimo Pennacchini, Pedro Alvarez, Isabel Carafi, Giovanni Koralli, Sonia Delaunay, vetëm për të përmendur disa, ështe e mbushur me një ngarkesë kuptimesh simbolike dhe të një pikture të dendur dhe të butë që len gjurmë mbi kanavacë, biografine e një mendimi muzikor të ankoruar në rrënjëte të qenurit argjentinas.

 Sonia Delaunay

Sonia Delaunay

Piktura dhe muzika në një dualizëm kromatik prej timbresh të forta dhe nga modulime që zgjidhen në një material abstrakt.

 Massimo Pennacchini

Massimo Pennacchini

Ky është emocioni i tangos. Tinguj të vrullshëm mbi kanavacë, imazhe në lëvizje ndërmjet akordeve sugjestive muzikale. Hapesira mendore të mbërthyera në një turbinë trupash fluturues në rregull gjeometrik, prej formash të koncentruara, ku lëvizja bëhet rreth, kuadrat e trekëndesh e gdhendur në dritë dhe ngjyrë.

 Pedro Alvarez

Pedro Alvarez

Piktura është dinamike, pezull në forma koreografike nga një intensitet i mbajtur në sfumatura ritmike. Ngjyra, protagoniste absolute e kanavacës siç është vetë lënda, çlirohet në vibrime dhe kontraste lirike. Gjithçka vjen nga brenda me kalim formash në lëvizje pamore të një perceptimi të fortë sensorial. Shpirti dhe zemra si një lule zvarritëse, degëzohen në qytetin e mbytur në lot dhe në dhimbje, e poshtë hapave të tangos shndërrohen në liri, në shpresë e jetë.