Akdamar... një legjendë turke/Ero & Leandro

Përgatiti: Sabina Darova

 

 Sabina Darova

Sabina Darova

Legjenda rrëfen që e bukura Tamara, vajza e një besimtari armen, jetonte në një ishull të liqenit Van, pranë Malit Arat ( malet e Anadollit, ku Bibla vendos vendin e Arkes se Noe').
Që nga shek..IV p.k, ishulli ka qenë vend strehimi për të krishterët dhe ruan në brendesi te tij dhe një kishë, një kryeveper të arkitekturës, që i perket shekullit të X- të.
Një ditë të bukur, fati do që e bukura Tamara të takohet me nje djalosh peshkatar bukurosh nga krahu i kundert i liqenit. Dashuria e madhe midis tyre ishte e pashmangshme. Në mesin e natës ajo, ndizte një pishtar për të ndihmuar djaloshin që ta arrinte me not. Por babai i vajzes, xheloz për bukuroshen, trillon që të lirohej nga djaloshi. Keshtu, një natë me stuhi, kembeu vend me të bijen. Pishtari që spostohej nga njëri vend në tjetrin, bëri që peshkatari të mbetej i çorientuar dhe duke mos patur më fuqi për të notuar, mbytet nën vale. Fjalët e tij te fundit i drejtohen te dashurës bukoreshe: -"Ah, Tamara". Flitet siç vihet re, per nje rishikim të legjendës së Ero dhe Leandro, që mori famë nga shkrimet aleksandrine dhe nga poezia latine (në mënyre të veçantë nga Ovidio). Me kohë, thirrja e muzes së peshkatarit u transformua më parë ne "Ah Tamar" dhe, më pas, për komoditet shqiptimi, u shnderrua ne"Akdamar", aktualisht emri i ishullit. E ju tani mund te pyesni:

 Akdamar Island Turkey 

Akdamar Island Turkey 

Ç'ka të bëje e gjitha kjo me Yaôar Qemal ? Pergjigjja: Më 1951, Qemal, nje shkrimtar i ri, pak i njohur, u thirr si reporter në rajonin Van, qytet i origjinës së familjes së tij. Gjatë qëndrimit të tij kish takuar një mjek-kapiten ushtarak, nga i cili kishte mësuar që ishte vendosur të shembej kisha e Akdamir-it, që konsiderohej si një gërmadhë e panevojshme. Në ketë moment, Qemal vihet në lëvizje, me mbeshtetjen e ushtarakut. Iu drejtohet disa personave të larte me shumë ndikim në Ankara. Mbas disa ditësh jo vetëm që ndalohet urdheri për shembjen e bazilikës, por vendoset që të restaurohet.
Tani, Akdamar shfaqet me të gjithë shkëlqimin e tij monumental dhe është shnderruar në vend pelegrinazhi. Kështu, përveç se rifitoi vleren e tij historike, ka rigjallëruar edhe turizmin e liqenit.