Shqiptarja Elina Duni - Një nga zërat me të bukur europian të zbuluar i Jazz-it.

Nga: Sabina Darova

Sabina Darova

Sabina Darova

Para disa muajsh, në një skenë koncertesh jazz, të një qyteti të vogël verior në Piemont (Asti), u prezantua për herë të parë një zë femëror me origjinë shqiptare, me banim në Bernë të Zvicrës. Ajo quhet Elina Duni.

Këngëtarja Elina Duni në skenë

Këngëtarja Elina Duni në skenë

Elina u lind në Tiranë nga një familje artistësh (babai regjizor dhe nëna shkrimtare). Largohet nga Shqipëria në moshen 10-vjeçare, por nuk harron miqësine dhe familjen. Mbart gjithmonë në kujtesë sensacionin e lirisë dhe imazhin e shkelqimit të diellit.

Kujtimi i saj i parë në lidhje me muziken shkon kur ajo ishte dy vjeçe ndërsa dëgjon valsin hungarez të Brahms-it. Në Shqipëri degjon muzikë klasike dhe muzikë të lehtë, por aspak atë tradicionale. Kujton që gjithmonë në femijërinë e sajë dhe në vazhdim ka kënduar dhe kërcyer. Fillon të këndojë në skenat e festivaleve për femijë që në moshen 5 vjeçare.

Në Zvicër studjon kanto dhe pianon klasike. Aty zbulon muziken jazz. Ikonat e sajë janë Miles Davis që i jep të parin " jazz-slap" (slap eshte nje shtytje, trokitje mbi sup), është edhe një teknikë që përdoret me instrumentat me korde, mbi të gjitha me basin, John Coltrane, Bille Holiday, Sirley Hom, Sidsel Endresen e shumë të tjerë.

Përveç këtyre, Duni degjon shum këngëtarë folk shqipetarë, ballkanas, nga Afrika, por edhe artiste pop-rock si Jeff Buckley, Nick Drake, Tom Yorke.

Muzika jazz i jep Dunit mundësi të eksploroje ekspresivitetin e muzikes shqiptare.

Mërgimtarë shqipëtarë duke ndjekur artisten shqipëtare Duni ne teatrin e Astit/Itali.

Mërgimtarë shqipëtarë duke ndjekur artisten shqipëtare Duni ne teatrin e Astit/Itali.

Me zërin e saj bën rrugë në muziken e jazz-it perendimor, duke ruajtur të gjithë këndshmërine evokative të origjinës së saj kulturore. Albumet muzikore sjellin kengë nga rajonet e Shqipërise që prekin periudha të ndryshme të historisë duke i imagjinuar ato si një udhëtim nepër atdhe.

Elina këndon në shumë gjuhë: Bullgarisht, greqisht, turqisht, anglisht, rumanisht, frengjisht, itallisht, gjermanisht dhe sigurisht në shqip.

Ajo tregohet shumë e ndjeshme ndaj poezise shqipetare. Kjo edhe për shkak se gjuha shqiptare mundi të mbijetoje fale tradites gojore.

Riviziton këngët popullore duke ju dhënë atyre një kujdes të veçantë në krijimin e atmosferave, formës së tingujve, strukturen e kengëve dhe implikimin e teksteve. Kendon duke treguar dashuritë, ndërrmarjet heroike të heronjve, barinjtë, azilin dhe kthimet. Kengët tradicionale propozohen nga kuarteti i Elines me një stil që integron elementet popullore me ata të jazz-it në mënyrë fluide dhe natyrale. Takimi i improvizuar në jazz bën të sajin, instrumentistët shoqërues, kanë hapsirat e tyre për të improvizuar dhe të jenë pjesë e një krijimi të përbashkët. Miqtë e saj shoqërues jane: Collin Vallon (piano), Norbert Pfammatter (bateri) dhe Lukas Traxel (kontrabas).

Gjatë koncertit, Elina nuk harron të kujtojë gjyshin e saj, i cili ka krijuar shumë kengë që këndohen ndër festa oborresh shqipëtare.

Mbi zërin e Elines, janë shprehur pozitivisht shumë kritikë.

Ndër ta, Sebastian Pantel: - Zëri i Duni-t është ezotik, i kontrolluar në mënyrë përfekte dhe në mënyrë të pabesueshme erotike. Godet drejtë e në zemër. Në të njëjten kohë, kengëtarja është e qetë dhe e rezervuar me publikun sa që degjuesi takon me forcë dhe qetësi muziken e saj komplet i papërgatitur.

Francisco Cruz: - Është një nga zërat më të bukur të zbuluar nga skenat e jazz-it europian...

Elina largohet nga skena e koncertit në Asti e rrethuar nga ngrohtesia e duartrokitjeve që nuk rreshtin si nga publiku italian, ashtu edhe nga ai i emigrantëve shqipëtarë.

Shtyp këtu për të parë videon