Mbreti i luleve

 

Nga: Sabina Darova

Sabina Darova

Sabina Darova

Tage Andersen, është një nga dizenjatorët më të famshëm të Europës. Në Kopenhagen, ka mjë dyqan teater, ndërsa në Suedi, një punishte që parfumon poezi.

Capturesd4t.PNG

E riprerë midis mështeknave të Smàland, në Sud të Suedisë, në mes rrugës ndërmjet shtëpisë së Pippi çorapegjata dhe dyqanit të parë të Ikea, Gunillaberg ështe një vizion. E gjithë vepra e artistit-luleshitës danez Tage Andersen, "një vend ku mund të shpreh artin tim, ku kultivoj pasionet e mia pa i kushtuar rëndësi gjerave të tepërta". Ëndrra e një jete. Pronësuar në 2008, e hapur për publikun disa muaj në vit, (nga 21 maj deri në 18 shtator 2016), pronë e ruajtur simbas mënyrës së vjetër të shekullit 17, ngjyrë të verdhë senape, që zgjatet në një rrugë të dendur prej kopështesh, pyjesh, lulishtesh, gardhesh ornamentalesh si dhe rrugë ujrash të kristalta, përmbledhur aty, edhe një Orangerie të shkëlqyer prejkatërqind metra kuadratësh. Gjatë verës shfaqen koncerte, ekspozita, përformanca të Royal Swedish Ballet, ndërsa në dimër funksionon si strehim për lule e vazo për tu mbrojtur nga erërat e veriut. Po aty ka vend edhe për kafshët, instalime arti dhe një koleksion skulpturash vegjetale spektakolare: Marka e fabrikës Andersen, që ka bërë shkollë dhe histori.

Nuk ka lulishtar në Skandinavi që nuk njeh punën e tij: në Vitet 70-të ka krijuar një mënyrë të re për të prezantuar lulet e pemët, duke përzjerë masa materialesh vegjetale si xham, metal, qeramikë, dru, gurë dhe stofra. Një stil i paimitueshëm: e bollshme, me pjesë te kërkuara e të deklaruara në stilin barok. E imagjinueshme edhe veshja e tij, si dhe dyqani në Kopenhagen, ku historia fillon gati tridhjetë vjet më parë. " Është bota ime e vogël në botë", thotë, një tërheqje argëtuese prej pesë yjesh për një publik internacional, që për të hyrë aty paguhet një biletë... Përveç ateliesë, aty ndodhen një muze, një serë, një galeri arti, e më pas kafaze, vazo, arka, lodra ujrash, një fazan nga Himalaja si dhe lule ku të humbasin sytë… "Kam shume të preferuarat e mia, por jam selektiv kur zgjedh lulet që dua.  Aty punoj për të mbledhur sensacione, i rikrijoj për të rivlerësuar forcën që kanë gjatë rënies(prishjes). Mbush boshllëqet midis ekstremeve, dhe i bëj në mënyrë teatrale.

Përveç klientëve privatë që i urdhërojnë buqeta dhe krijime të vogla, atë e thërrasin teatrot, muzetë, dyqanet, restorantet që ndodhen kudo në botë… Ka vendosur kurora myshku në Orangery të Holland Park, në Londër, ka përdorur gërshërët për të modeluar një pemë-skulpturë për kështjellën e Rosenborg, në Kopenhagen, (" natyra është shpesh bashkë autore e ideve të mia"); dhe e fundit, ekspozita e Baroct III- Rock i Barocken, mbyllur majin e kaluar, ka vendosur një bashkim të pazakontë mix artesh, lule dhe foto të ikonave rock. " E kuptova vite më parë që për të krijuar gjëra të veçanta, të pa imitueshme, duhej të mbyllesha në botën time të fantazisë".

Në pronën suedeze të Gunillaberg gjendet gjithçka i shërben: drita, atmosfera dhe lënda e gjallë, që lidhet në një qënie të vetme me çka brenda. Në brendësi të vilës, koleksioni i objekteve të tij në hekur, paraqitet përherë në forma të ndryshme. " Interesi im për mobilimin lindi kur kuptova që një kompozim lulesh nuk është i aftë që të shpëtojë një situatë". Mjedisi mbetet barok, por së fundi po punoj në hapësira moderne, minimale, shumë larg nga veprat e mia". I apasionuar, ambicioz, gjithnjë besnik ndaj vetëvetes, të kushtojë sa të kushtojë, (Gunillaberg e ka sjellë pothuajse në kufi me shkatërrimin ekonomik), Andersen dashuron kontrastet dhe kërkon ndërthurrjet. Jo pa shkak, është fan i kameljas: " Lulja perfekte që nxjerr kokën në periudhën më të keqe te vitit"…