Historia e Marise, "la petite danseuse de 14 ans" që frymëzoi Degas

Nga: Sabina Darova

 Sabina Darova

Sabina Darova

Vështrimi mburrës në lartësi, sytë gjysëm të mbyllur, duart të kryqëzuara mbas kurrizit, këmba e djathtë e shtrirë, flokët e gjata të mbledhura me një fjongo të vërtetë.

E veshur me një tutú të bardhë e të vërtetë, "petite dannseuse (vogëlushja vallezuese), realizohet nga Edgar Degas në një hark kohor mjaft të gjerë: midis 1921 dhe 1931. Për rreth një dhjetëvjeçar. E mban në studjon e tij, duke kthyer mbrapsht çfarëdo propozimi blerje që i ofrohet. Me pak fantazi, mundemi të imagjinojmë skulptorin me veprën e tij: i siillet rrotull, i sistemon flokët, i shtrëngon fjongon, i sistemon palosjet e veshjes së daljes në skenë, korrigjon modelin në dyllë.

Nuk eshtë hera e parë që i dedikohet paraqitjes së një balerine gjatë pushimit apo gjatë ushtrimeve vallëzuese. Por, këtë radhë është ndryshe: nuk bëhet fjalë për një skicë të hedhur shpejt e kuturu, apo një pikturë, por për një figurë tripermasore, dhe për më shumë, e shoqëruar nga elementë të vërtetë.

Kjo statujëz, mbi vështrimin e së cilës " të gjtha veset shtypin premtimet e tyre të neveritëshme, shenjë e veçantë të nje natyre shthurrëse", ka një histori të trishtueshme për tu treguar, e që e mban fshehur ndërmjet palave të tutusë së bardhë. Bëhet fjalë për Geneviève Marie Van Goethem, vajza që ëndërronte të bëhej balerinë, por që fati i dhuroi mjerim dhe vetmi.

Marie ishe bijë e dy emigrantëve belgë. Babai rrobaqepës, ndërsa e jëma rrobalarëse. Mbas vdekjes së të jatit, vajza sëbashku me të dy motrat, pranohen në shkollën e baletit te Operas, dhe, sigurisht e paevitueshme, në mbrapaskenën e operas, që konsiderohej si një nga teatrot më të bukur të botës, takon Edgar Degas. Marie fillon të pozojë për të, duke fituar katër apo pesë franga për katër orë pozim. Nga një modele në prostitutë kalimi qe shumë i shpejtë, e mbi të gjitha u inkurajua edhe nga e jëma.

E përzënë nga kurset e vallëzimit për reputacionin e keq, dhe që nuk mundi kurrë të rihyjë, Marie kthehet balerinë çdo herë që oservojmë veprën e Degas-it, si dhe, kur përqëndrojmë kujdesin tonë mbi vështrimin e saj të mendueshëm. Vetëm keshtu, Marie kthehet të mbetet një vogelushe 14-vjeçare, një vajzë si të tjerat, me zemrën plot me ëndrra dhe shpresë. Nuk i njohim mendimet e saj, por na pëlqen që, në Parisin aq të madh e të zhurmshëm, të ketë gjetur edhe pse jo një kënd të vogël lumturije.