Archip Kuindzhi: Drita magjike e Veriut

Nga: Sabina Darova

 

 Sabina Darova

Sabina Darova

" Iluzioni i dritës ishte Perëndia e tij, dhe asnjë piktor nuk dijti ta arrijë këtë ogur të pikturës. Kuindzhi është artisti i dritës"

(Ll'ja Repin)

Pejsazhet e pushtuara nga një drite e gjallë verbuese,apo të zhytura në të jashtëzakonshmen bardhë e zi të një hëne të plotë, fshatra të lagura nga shiu, apo të fundosura në një atmosferë plumbi të errët: këto janë skenat e perzgjedhura nga Archip Kuindzhi, një nga piktorët më të vlerësuar në Rusinë e gjysmës së shekullit të tetëmbëdhjetë.
Mbi jetën e tij dihet shumë pak, biles edhe data e lindjes është e mbështjellë në mister. Simbas dokumentave zyrtarë, duhet të ketë lindur midis 1841 dhe 1842 në Mariupol pranë detit Azov, në Ukrainë. Vjen nga një familje e thjeshtë ( babai këpucar), merr një arësimtë përgjithshëm dhe në 1866 transferohet në San Pietërburg, ku ndjek kurset e Akademisë  së Arteve si dëgjues. Debutimet e para shfaqen si piktura të një protestesociale, por suksesin e tij të vërtetë e arrin në 1873, kur një koleksionist me emer Pavel Tretjakov ble një nga kuadrot e piktorit. Tre vjet më vonë, mbas qëndrimit në Francë, fillon ti dedikohet pejsazhit dhe të eksperimentojë atmosfera të pazakonta dritash, duke ju dhëne pikturavenjë karakter të fortë dekorativ.

 

Capturexc4s.jpg

Edhe pse kaloi një jetesë në mirëqënie ekonomike, jetoi në mënyrë të thjeshtë. Adhuronte kafshët dhe impenjohej në mënyrë aktive për të favorizuar të rinjtë.
Miku i tijLl'ja Repin e pershkruan si " një njeri të vrazhdë  e kokëmadh, flokët si Assalonne ( personazh biblik, djali i tretë i Davidit qe kërkoi ti zinte vëndin. Përshkruhet si njeriu më i bukur i Izraelit), dhe sytë manjetikë të demit. Ishte i bukur si Assur, perëndia e Assirit". Por kishte " mangësi të rënda kulturore, ishte i pa gdhendur dhe i kufizuar, nuk njihte asnjë lloj tradite"..

 

Capturesssd4.jpg

Por ky burrë, i bukur jashtë dhe i kufizuar brënda , kishtenjë talent të jashtëzakonshëm: me penelat e tij ishte i aftë të stamponte mbi telaje pejsazhe të bëra me ngjyra të vërteta, shtyrë deri në kufi me të paekzistuarën. Format paraqiten në ekstrem,të thjeshtëzuara dhe vihet në pah kontrasti mdërmjet thellësisë së skenave dhe sheshtimit të sejcilit element kompozuez, siç vihet re tek Pylli i mështenkave, vepër e kryer në 1879.

Paraprirës i Impresionizmit, sipas Vladimir Orlowski mbarte këto efekte ndriçimi nëpërmjet perdorimit të qelqit të shkrirë si teknikë.Në të vertetë ai vendos një velature ngjyruese të gjërë. Pejsazhet e tija të natës nxjerrin në pah fshatrat e përshkruara nga lumenj apo pasqyra të mëdha uji të zhytura në një dritë të pa vërtetë, ne linja të gjelbërta. Mund ta vëme re psh, tek piktura " Mbas shiut" në të cilën vegjetacioni evidencohet me një jeshile verbuese , duke fituar një efekt të magjishëm e të veçantë.

 

Suksesi i Archip Kuindzhi ndërpritet në 1882, kur me dëshirën e tij, veprat nuk ju ekspozuan më në publik. Ai deklaroi që nje " një piktor, ashtu si edhe një këngëtar, duhet të ekspozohet deri kur të ketë një zë të mirë. Kur zëri fillon e bie, duhet tërhequr e mos paraqitur më, per evitimin e të qeshurit mbas krahëve". Vendimi për tu tërhequr nga skena artististike ju diktua nga një nga një moment apatie krijuese, krizë që të gjithë artistët e kalojnë në një fazë të caktuar të jetës së tyre.

Edhe pse mori këtë vendim, piktura vazhdoi ti bejë shoqërim për të gjithë jetën , e vetëm pak para se të vdiste, Archip u tregoi miqve punimet e kësaj periudhe, duke e quajtur " faza e qetësisë": bëhej fjalë për perëndime të mrekullueshme e maja malesh të zhytura në ngjyra rrezatuese. Një rrezatim që përvetë artististin ishte magji e vërtetë.