Monet dhe kopështet e tij

Nga: Sabina Darova

Sabina Darova

Sabina Darova

Në qoftë se do ti kërkonim Aristotelit se nga lind filozofia, ai do te na pergjigjej "nga thauma", që nga greqishtja perkthehet pak a shumë "mrekullia".

" Njerëzit, thotë filozofi, kanë filluar të filozofojnë prej mrekullisë, sepse ata në princip çuditeshin për fenomene të thjeshta të cilave nuk dinin t'ju jipnin një shpjegim".

Monet

Monet

Dhe meqenëse pranimi i kësaj shprehjeje i bashkangjitet çuditjes, atëhere mund te marrim në konsideratë fjalët e filozofit dhe ti dërgojmë në fushen e artit, në veçanti tek arti i Monet.

Claude Monet konsiderohet piktori i impresionizmit (mbresëlenies, do të mundt ta përkthenim në shqip) për ekselencë, ai qe ju qëndroi më korrekt principeve të kësaj lëvizjeje dhe që në mënyrë jo të vullnetshme i dhuroi emrin nepërmjet piktures së tij " Impresion, dielli qe lind".

Arti i tij lind nga një gjurmë mbresëlenëse ndaj natyrës dhe kompleksitetit perfekt të saj, ngjyrat dhe ndryshimin që ajo pëson nën ndikimin e dritës apo të fenomeneve atmosferike.

Ketij interesi të tij, në pasionin për artin, i lidhet njohja dhe kurioziteti i thelle në fushen e kopështarisë, ku informohej rregullisht mbi llojshmerinë e luleve dhe obsesioni për të rejat dhe hibridet që, shkenca sapo kishte filluar të prodhonte në ketë fushë. Në sejcilin vend ku ai ndodhej për të banuar edhe përkohësisht, impenjohej për të krijuar kopshte të vogla me pamje të vendeve idilike, të kujdesura deri në detajet më të imta, siç ishin shtepia e marrë me qira ne Argenteuile, dëshmi e së cilës mund të merret një vepër e Renoir, që quhet " Kopeshti i Argenteuil". Shtëpi në të cilen piktori gjendej shpesh për të takuar Monet.

Natyra imponohet si protagoniste në mënyre absolute në vitet kur Monet transferohet në Giverny, vend midis Parisit dhe Le Havre, ku realizon një lulishte uji duke berë të mundur devijimin e rruges së një përroi, për të krijuar një pellg në të cilën fillon të kultivojë ninfa. Për artistin, që gjithmonë i tërhequr nga efektet e dritave mbi ujë, bëhet e natyrshme frymëzimi nga ky peisazh i krijuar prej tij. Masa e rrjedheshme e ujit që reflekton një qiell të qartë, më pas me re, më pas akoma të vrenjtur me shiun që rrjedh rrëke, apo edhe të shqetesuar nga era, e magjeps kaq shumë sa, realizon 250 punime që kanë si subjekt nimfat që notojnë mbi ketë pasqyrë uji. Vetëm ndjeshmeria e artistit, sipas Monet, arrin të kapi keto sfumatura të realitetit që syri profan nuk i vë re.

Piktura "en plain air" (në natyrë), tipike e lëvizjes impresioniste, tek Monet gjen realizim të gjerë  nga momenti kur " lihet nje gjurmë mbrese" e mbi kanavacë nuk ndodhet një natyrë e egër që rritet në mënyrë të lirë, por një natyre e projektuar metikolozamente nga artisti, ku vendos lulet ne kopështine tij me një kujdes ekstrem, sipas tonaliteteve dhe ngjyrave, për te krijuar efekte kromatike adapte për lënden e tij piktoreske, që realizohet si një ekspresion i dritës, krijuar nepërmjet penelatave vibruese.

Është vetë Monet që sugjeron thellësine e lidhjes midis profesionit të artistit me pasionin mbi natyrën kur thote: - "Të qenurit piktor, une ndoshta jua detyroj luleve".

Interesi në drejtim të prezantimit të kopështit në art, u zbulua tani afër nepërmjet ekspozimit "Painting the Modern Garden-Monet to Matisse" në “Royall Academy of Arts” në Londër, qe u mbyll ne 20 prillin e kaluar, ku u shfaqen më shumë se 120 vepra, të seleksionuara e të bashkuara nga institucionet publike e koleksionet private nga e gjithë Europa dhe SH.B.A,që kishte si temë përqendrimin e hapsires-lulishte në pikturë. Sigurisht, Monet imponohet si perfaqesues ndërmjet artisteve të tij bashkëkohorë në ketë fushë specifike për identifikimin e tij me ambjentin, nga i cili ai krijon e pikturon dheqë e quan si një osesion. Thote: - “Jam i shtrënguar të qëndroj në vazhdë transformimesh, sepse gjithçka rritet e jeshilohet. Me dy fjalë, për shkak të ndryshimeve, une ndjek natyren pa mundur ta gllaberoj".

Monet

Monet

Për piktorin, pikturimi i natyrës edhe pse plakja e tij e kushtezon, mbetet jashtezakonisht i rendësishëm, bëhet një mënyrë jetese...

Në kohen kur ai vendos të pikturojë në kanavaca me permasa të mëdha, nimfat e tija të dashura, shperthen lufta e pare boterore. Fshati Giverny zbrazet, ai qëndron aty edhe pse ndjen nga afër zhurmen e shpërthimit të bombave. Në qoftë se do ta vrisnin, në fakt, do ta kishin berë përpara kryeveprës, vepres se jetes se tij.