"Ndërrimi i çifteve apo mëngjes mbi bar"

 Nga: Sabina Darova

 Sabina Darova

Sabina Darova

E refuzuar nga juria e Sallonit në 1863, kjo vepër  e Ėdoard Manet, ekspozohet me titullin " Banjo në..." Salon de Refusés"  e autorizuar në të njëjtin vit nga vetë Napoleoni i III. Meqenëse vepra ishte  burim skandali, shndërrohet në një atracion kryesor të kesaj ngjarjeje artististikeMe veprën " Mëngjez mbi bar" , Manet rivendikon trashëgiminë e mjeshtërve të së kaluarës, dhe frymëzohet nga dy vepra që ndodhen në Louvre. " Koncerti ne lëndinë i Tiziano-s, që në atë epokë i atribuohet Giorgione, ku sugjeron subjektin, ndërsa shpërndarja e grupit qëndror nxjerr në pah frymëzimin nga një vepër e Raffaello-s: Gjykimi i Paridit.

Tek Mengjezi mbi bar, prania e një gruaje lakuriq në një grup burrash të veshur, nuk justifikohet nga asnjë pretest mitologjik apo alegorik. 

Moderniteti i personazheve, i nxjerr të paturpshëm përpara syve të bashkëkohësve të tyre me këtë skenë ireale.

Kjo gjë e argëton Manet që e kish quajtur kuadrin e tij "Ndërrimi i çifteve".

Stili dhe fatura skandalizojnë  pothuajse si vetë subjekti. Manet abandonon sfumaturat e zakonshme, për ti lënë vend kontrasteve violente midis dritës dhe hijes. Ai kritikohet ashpërsisht për maninë e tij për të parë nëpërmjet "njollave". 

Personazhët në kanavacë, nuk duken të integruar në mënyre perfekte në këtë pyll që kryen funksionin e një skenari , që në vend që të jetë një pikturë, është më tepër një skicë ku prespektiva injorohet dhe ndjehet mangësia e thellësisë.

Me Mengjezin mbi bar, Manet nuk respekton asnjë konvencion, biles, ai imponon liri të reja persa i përket subjektit dhe modeleve tradicionale përfaqesuese.

Manet lind në epokën e Realizmit, në epoken e Courbet-it, një tjetër famoz i përjashtuar. Ai merr pjesë në luften e Realizmit, është mik i Zola-së, mbrojtësi i tij i apasionuar..Por vullneti i tij për një pikturë të pastër superon vetë Realizmin.

Zola, i padurueshëm për drejtësi, dashurohet mbas tij , sepse shikon viktimën e budallallëkut dhe hipokrizisë borgjeze,shikon  një gjeni që shoqëria e trajton si një leckë; por nuk sheh dhe nuk mund të shohi karakterin plastik të Manet që arrinte të shokonte këtë shoqëri.  Si bashkëkohës i Realizmit artistik dhe i Natyralizmit letrar, ai kërkonte të vërtetën, por kërkonte më tepër pikturën. Ai pikturon kostumin e kohës, pa vetëpëlqimin  dhe argëtimin që i vendosin ata të cilët Baudelaire,  i përcakton titullin e jetës moderne. Ai pikturon kostumin modern sepse eshtë ai që ka poshtë syve. Gjithçka mund të jetë subjekt i pikturës: kjo ide  e shpie natyrisht të zgjedhë në totalitet, elementët më të shpejtë dhe të së përditeshmes.