Sendet - Vlera Personale...

Nga: Sabina Darova

 

Sabina Darova

Sabina Darova

Sendet personale apo " Les Valeurs personnelles" , vepër e piktorit belgsurrealist Renè Magritte që ndodhet ne San Francisko, Museum of Modern Art e zgjodha me mendimin per të treguar sa aktual eshtë sot dhe i ridimensionuar , edhe pse tashmë, kanë kaluar 64 vjet nga viti i realizimit të saj, (1952).
" Piktura ime ( tregon ai), konsiston ne një pamje te pa parë për atë ç'ka është e njohur".
Për ta transformuar në të panjohur një objekt familjar, ka qënë një praktikë e përdorur edhe nga Chirico dhe Lautrémont, te cilët bashkoninnë mes tyre dy objekte që nuk kishin lidhje, por kjo nuk ishte e vetmja mënyrë për ti treguar objektet familjare të huaja midis tyre; psh, mundej ti hiqej karakteristika kryesore që percakton një objekt ose ti dërgohej një tjetri, apo ta zmadhonin, ose zvogëlonin.
Në këtë vepërtë Magritte-t, paraqitet një dhomë , brenda së cilës gjejmë sende dhe objekte që bëjnë pjesë në jetën tonë: një krëhër, një fije shkrepëse, një gotë uje dhe nje furçë për mjekrrën.. Në drejtim të këtyre sendeve objekti ynë  është indiferenca, por piktori belg duke rritur përmasat e tyre ka dashur të na kujtojë dominimin qe ushtrojnë ato mbi ne, gati sa arrin në atë pikë ku nuk mund të qendrojmë pa to. Këto katër sende përfaqësojnë në mënyrë perfekte , borgjezin e vogël , per të cilin jeta është e kushtëzuar , vlen për horizonte të kufizuara. Ne krahun e majtë të kuadrit, mbi krevatin e rregulluar në menyrë perfekte, qëndron i mbështetur nje krëhër që ka permasat me të mëdha se sa dollapi që i ndodhet në krah. Ky krëhër na dërgon me imagjinatëntek njeriu i "mesem" , tek njeriu që kujdeset vetëmpër veten e tij, e që kujdeset per aparencën.  Na dergon tek njeriu që nuk jeton dot pa patur pasqyrën të vendosur në çante apo në xhepin e majtë  të pantallonave, të cilën e nxjerr herë pas here për të kontrolluar nëse pamja e tij mbetet e pa prekur që nga fillimi i ditëssë punës e deri në perfundimin e saj. Kështu ja kërkon shoqërija. Mundet ta interpretojme edhe si njeriu që fle i vetëm mbi çarçafet e bardhë.

Po te ngrejmë vështrimin e të vërejmë muret, ato jane te veshura me qiellin plot re te bardha . Jo kot piktori e vendos qiellin ne katër muret e dhomës. Qielli i borgjezit te vogel ka permasa te caktura, matet ne gjatesi dhe gjeresi. I mjafton vetem nje sforcim i vogel qe te ngreje krahun dhe e ka aty, në pëllëmbë të dorës.  Arrin ta preki, ta shijojë,  ti japi ngjyre, ti japi edhe kohe. E ç'ka i duhet te dali nga kjo dhome? Aty ka gotën e ujitqë të shuaje etjen, ka sapunin për të mbajtur të pastra duart që gjatë ditës kanë përshëndetur duar njerëzish. Ka fijen e shkrepses per ta ndezur me endrra të shkurtra nga njera shtellunge tymitek tjetra.
Në lartësi, mbi dollap, gjendet furça për të vendosur sapunin tek mjekrra.  Imagjinojmë mengjezin e ketij njeriu qe nuk harron kurre te heqi mjekrren.
Mjekrra? Jane skorjet qe ai duhet patjeter ti pastroje nga fytyra e tij. Lekura duhet ti jete e lemuar, plot drite. Koleget e punes do ta vene re e do e lakmojne. Lakmimi per borgjezin e vogel ka shume vlere.ai kujdeset per çdo dite qe mos ta humbase...
Po dritarja ku ndodhet ne kete kuader?
Ate e gjejme ne pasyren e dollapit ne te djathte, të vogel, mbyllur dhe mbuluar me nje perde të bardhë. E pa tejdukshme. Nuk depërtonasgjë.
As ylberin që doli mbasshiutme rrembim nuk e la te depertoje...