Georges de La Tour: Maddalena e penduar

Nga: Sabina Darova

Në këtë prezantim shprehet maksimumi i poetikës së La Tour. Maddalena na tregohet e mbyllur në vetevete, në një mbyllje personale e të dhimbëshme. Çfare do që të na tregojë piktori me duart e mbështetura mbi një kafkë? Kafka nënkupton vdekjen. Dhe këto duar të mbeshtetura kaq lirshëm tregojnë familjaritet, konfidencë. E kush është
kjo grua qe nuk paska frikë nga vdekja, biles i jep shoqeri? Pronarja e këtyre duarve ka jetuar aq sa mjafton. Nuk eshte e vjeter, veshtrimi i fshehur, lekura e lemuar,  floket e gjata gështenjë e të lëshuara mbi supe, tregojnë një grua të re, ku fytyra nuk arrihet të shihet. Ndjekim vështrimin e saj, dhe ai bie mbi një pasqyrë  në dhomën private dheluksose. Ç'bën aty, shihet në pasqyrë apo shikon flakën e llampes? Flaka është e gjallë, është vetë jeta. Maddalenandodhet në dhomën e saj në një moment të veçantë të jetës,  ku përballet me vetëveten. Mediton. Mbi tavolinë ndodhen një palë rruazadhe vathë perlash, që ajo i vendos në mbrëmjet mondane. Këto sende
me vlerë, ndodhen të hedhura pranë mbajtëses së llampës mbi tavolinë, e sikur ijapin bezdi. Duket sikur luftojnë dy personazhe: e reja nga jashtë dhe e vjetra nga brënda. Reflekton. Ka kuptuar që në atë pasqyrë dyshimi shikon plakjen e shpirtit, në shumë xheste, në takime , në burra që i kanë sjellë dritë për tu parë më mirë brenda vetëvetes.
 

Captureg6.PNG

Gratë nganjëherë e ndërrojnë lekuren, por vetëm atëherë, kur e vendosin ato vetë.Dhe momenti i Maddalenës ka ardhur. Duke u vëzhguar fshehtas , për sedër, kupton që nuk do më vetëveten,duhet të transformohet në një tjeter. Sheh flakën, sheh kafkën. Një sfidë për të nesërmen. Sfida e një gruaje që La Tour e ka pikturuar 400 vjet më parë. Por, ajo nuk i përket një shekulli të caktuar. Shpirtii një gruaje nuk i përket kurrë nje periudhe kohe, ashtu siç nuk kanë petiudhë kohe retë e vetedijes.
Ka mundur vallë Maddalena e djeshme dhe ajo e sotçmeqë te arrijë paqen brendësore?

Shenim
Piktura, apo versioni i dytë i realizuar nga 1639-1643 , vaj mbi copë, cm133,4x102,2 ndodhet ne New York, Metropolitan Museumof Art.