Arti, Opera, Doktoratura...


Erjona Parruca

Erjona Parruca

Nga: Erjona Parruca

Po nxjerr një pjesë të vockël fare të punës time, që eshtë e ndjekur nga një përfaqesues i “Ministrisë së Arsimit Superior” të Francës (që mos t’ia fut kot dmth)... Për ata që përtojnë ta lexojnë, ... ku ka si Tirona, lalë.

...Nëse ka diçka, që askush nuk mund të enderrojë ta mohojë, eshtë fakti që Opera eshte Teatri i privilegjuar i pasioneve. Dashuri, urrejtje, xhelozi, ambicie... Nuk ekziston pothuajse asnjë pasion njerëzor që të jetë harruar nga kompozitorët dhe libretistët. Këtu rigjejmë ekon e "Traktati i Pasioneve" të Descartes: -”Jashtë pasioneve, eshtë e pamundur të ndjehesh i lumtur, vetëm nga pasionet varet gjithçka e mirë dhe e keqe në ketë jetë".
Natyrisht, na bëhet evidente lidhja më shumë se familjare e Operas me Teatrin, dhe më gjerë, me Literaturën në pergjithësi.
Por Opera, pike se pari eshtë një çështje gruaje. Aspak një version feminist, aspak çlirues… Komplet e kundërta! Ato vuajnë, ulërijne, çmenden, vdesin… Nuk ka heroinë "normale" në Opera! Ato marrin flakë, s’mbetet më asgjë! Asgjë, përveç Muzikës. Në një hapësirë tranzicioni: as jashtë, as brenda, por nga një tjetër botë dhe përreth!
Heroinat e Operas, histeriket, jane shpesh të torturuara, të mundura, përtokë të rrëzuara, të vetëvrara..
Por personazhi që sapo pamë të derdhe gjithë lotët e trupit të saj, të vuajë gjithë vuajtjet më të padurueshme.. ngrihet përsëri, pothuajse e paprekur! Diferenca kaq e bukur dhe tërheqëse e histerikeve.
Fatkeqesia godet, lëkura digjet, të gjitha shkrepëset e vajzës së vogël në të ftohtë, shuhen një nga nj... por berthama e pathyeshme reziston, ajo nuk mund të vdesë! Krejtesisht indiferente ndaj dhimbjes, ajo do të provokojë akoma, dhe nga e para...
Burrat thonë që gratë janë kështu në pergjithësi, dhe që s’ka gjë, jemi mesuar... -Ato vuajnë, por jo vërtetë! Sepse në tmerrin maksimal, ato gjejnë forcen e bërtitjes së fitores së fundit. Ato mund te shkatërrohen, por asgjë s’do mund t’ua prekë epiqendrën rezistuese.
Sinjifikimi ultim i muzikes eshtë, sipas Schopenhauer, terësisht metafizik, në ate çka shpreh - të duash të jetosh, që torturon Operan nga fillimi deri në notën e fundit. Influenca filozofike e Schopenhauerit ( Metafizika e Muzikes), do të ndjehet më vonë qartësisht, në disa kompozitorë. Kryesisht tek Wagner.
Një kënaqesi perfundimtare e Brünnilde, teksa shpejtô hapat drejt zjarrit, ku po konsumohet trupi i Siegfried... 
Një pranim i tille i vdekjes, eshtë (pavaresisht aparencave) totalisht i ndryshëm nga qetesia e Sokratit apo Senekes. Eshtë një tjetër udhë, që merr pasioni për të tejkaluar frikën ndaj vdekjes. Dhe falë Muzikës, kjo dramë e pakuptueshme, nuk eshtë më për spektatorin një perfomancë, një shfaqje… -Jo, ajo kthehet në një situatë që ata vetë e jetojne, në lëkuren dhe membranën e tyre .
Eshtë pa asnjë dyshim tek Puccini, që kjo pakuptueshmeri merr formën më patetike; tek Madame Butterfly, sigurisht... tek La Houppelande, gjatë duetit dramatik midis Giorgettes dhe Michele.
Por si ç’ndodh shpesh në situatat tipike të artit lirik, eshtë Richard Strauss që do ngrejë nivelin e tensionit me paroksizmin e tij tek Salomé, si edhe tek dueti me Jokàaan dhe Herode.
Personazhi i Salomé, ashtu si të gjitha heroinat me fat tragjik te Puccinit, na çojne në një nivel tjetër të analizës së rolit dhe kushteve femerore.
Në mes të shekullit te 19-të, gruaja afirmohet nepërmjet personazheve, në kerkim te Lirisë.
Spektatori zbulon nje heroinë që nuk eshtë me e mbyllur në një esencë, por që shpreh një vullnet te hekurt për të ekzistuar. Nje heroinë më tepër të deshirueshme dhe më tepër te lirë. Pothuajse e gjithë vepra e Puccini-t, rrotullohet rreth kësaj beteje të gruas për liri, që si gjithmonë tek Puccini, ka nje fund tragjik. Mimi tek "La Boheme" apo Butterfly, tentojnë të lirohen nga kondicioni i tyre social. Tosca, Suor Angelica apo Minnie tek " La Fanciulla del West", përpiqen deri në fund për të thyer zinxhirë hekujsh rreth tyre, deri tek Turandot dhe Liú, që humbasin në kërkim të një lirie shkatërruese apo auto-shkatërruese. 
Padyshim, këtu qëndron forca e pamohueshme e Operas Veriste
Nedda , Madalena, Adriana Levouvreur, Lauretta, etj..
Frojdi, do te mbetej gjithmonë i mahnitur nga rezistenca e tyre në fatkeqësi tragjike. Opera shpesh eshtë e pamëshirshme, në mitologji apo në fuzion të forcave të errëta, mallkimeve, forcave fetare… etj.
Do të thoja që mund ta shohim si një Luftë nga Zoti, nepërmjet fateve të ketyre grave të mundura, në kerkim të forcës natyrale që vetë Zoti iu ka dhenë!
Pra, pasioni në opera, i drejtohet burrit! Atij, që të mund të shohë e të dëgjojë me vonë. Atij, që të kuptojë e të ndryshojë diçka reale në jetën e tij dhe timen si femër! Ndoshta eshtë burri që dashuroj, ndoshta eshtë im atë, ndoshta eshte im bir, ndoshta eshtë një i panjohur... Por Atij, Burrit i perçohen shume mesazhe! Që në momentin e duhur, të dijë të dashurojë ndryshe, që Muzika dhe Fjalët t’i rezonojnë e t’i bëhen më të qarta, në shpirt e në mëndje, e që kënaqesia e tij të madheshtohet aq sa të dekodoje historine e Operas, të asaj Veriste dhe të asaj të të gjithë shekujve të kaluar! 
Ndoshta jeni ju, ai burre ! Ndoshta je ti!