Eroticommunism: Gjeometria e mendimit erotik nga piktorja  Iva Lulashi

         

Nga: Sabina Darova

Te sfidosh tabute shekullore mbi bukurine e trupit femeror, ta tregosh ate, te penetrosh ne ndjesite qe perceptohen nen lekuren e deshires se nje gruaje, ta interpretosh nepermjet gjuhes se artit, te hysh akoma dhe me thelle ne gjuhen e erotizmit, te shprehesh universin e pasioneve dhe te emocionit, nuk ka qene aspak e lehte te shprehej nga artistet meshkuj, nuk ka qene absolutisht e mundur nga artistet femra. Shkaqet kane qene  tradita moralizuese fillimisht bizantine e me pas otomane te cilat kultivuan ne gjenin shqiptar nje moral te dyzuar mes fanatizmit musliman dhe nje konservatorizmi me te lehte kristian.Por per te dyja versionet, patriarkalizmi gjeti terren te pershtatshem ne politikat diskriminuese dhe ne prapambetjen e pergjithshme.

Iva Lulashi

Iva Lulashi

 Kjo panorame vazhdoi dhe u thellua akoma me shume ne gjysmen e dyte te shekullit XX, mbas Luftes se Dyte Boterore.

Censurimi i lirise se fjales, i besimit, shtypit, artit, kontrolli, izolimi dhe varferia, kane qene karakteristikat baze te nje ngushtimi mendor dhe ekspresiv  akoma me te forte, nen diktaturen komuniste te E.Hoxhes.

Per ta shprehur dashurine, piktoret guxonin te perdornin elemente te kamufluar dhe feminiliteti eshte pasqyruar me veshtiresi. Erosi dhe deshira per ta shprehur ate nepermjet veprave mundohej te fshihej ne studiot private te artisteve.

Edhe pse renditem veshtiresite e perballura  te artit ne kohe, historia e paraqitjes se gruas shqiptare nudo nuk u perjashtua. Fillesat e ekspozimit fillojne nepermjet artit fotografik, me nje malesore qe zbulon gjoksin perpara fotografit te shquar, Marubit, ne vitin 1878, ne Shkoder.

 Po ashtu, edhe historia e piktures laike ne Shqiperine e ashper, nis me portretin e nje gruaje, e cila ka lidhje te forta me fotografine. Behet fjale per Motra Tone te Kole Idromenos,(1883).

 

Ndersa femra e pare shqiptare qe pozoi nudo ( lakuriq), njihet ne vitin 1938, e pikturuar nga Abdurrahim Buza, e cila pa driten e diellit vetem pas vitit 2000, ne Galerine e Arteve ne Tirane, me sjelljen e ekspozites se pare me nudo,” Post Eva”.

Mbas 50- vjetesh diktature, arti pamor shqiptar zhvillohet dhe perqaset me guxim ne panoramen nderkombetare nga artiste emigrante qe jetojne ne vende te ndryshme te Europes si Artan Shabani,Agron Hoti, Adrian Paci, Edi Muka, Anri Sala, Driant Zeneli, Lek M. Gjeloshi, Edison Gjergo, Eduart Hila, Alush Shima, Bajram Mata e shume e shume te tjere.

Nder keta emra fillon te perqasen ne pikture edhe piktoret femra, edhe pse me nje numer shume te kufizuar.

Nese i permbahemi historise se artit pamor shqiptar, te parat piktore profesioniste jane motrat  korcare, Sofia dhe Androiqi Zengo( veprat e ekspozuara nga 1936-1976), perfaqesuese te artit realist,te cilat realizuan me vertetesi portrete, peizazhe dhe natyra te qeta ne vaj e karbon.

Ndjek skulptorja e pare shqiptare me origjine nga Kavaja,  Kristina Koljaka ( 1915-2005) e edukuar ne Kolegjin Marcelline te Leces dhe me pas ne Rome, perfaqesuese e rrymes se Futurizmit, gjini qe i perkiste periudhes fashiste.

Vera Blloshmi, e lindur ne Tirane (1923-1998), e njohur ne nivel internacional per portretet dhe pejzazhet.

 Mbas periudhes postkomuniste, pjesemarrja e gruas artiste eshte rritur, edhe se vlen te shenojme qe ne Shqiperi frymon ende shoqeria  maskiliste.. Mund te  permendim  BlertaXhomo, Natasha Bega, Ikbal Kalaja, Mirsa Hysa, Majlinda Frasheri, Deti Ademi, Blerta Sula, Shpresa Beqiri, Erla Shehu, Majlinda Aliaj etj...

 Ne Europe, dhe konkretisht ne Itali, persa i perket artit pamor, nje performance femerore qe po spikat me guxim ne panoramen artistike duke thyer tabute e artit figurativ mbi erotiken, eshte piktorja e talentuar Iva Lulashi e cila jeton dhe punon ne Milano.

EROTICOMMUNISM, eshte ekspozita e saj e fundit, qe u prezantua ne shtatorin e ketij viti, mbeshtetur nga PROMETEO GALLERY te Milanos.

Kureshtja dhe nostalgjia drejt vendit te lindjes te treguara nga e jema, punimet e piktures tek tuk te te jatit, disa fotografi te ruajtura ne albumet e vjetra dhe kujtimet e femijerise, jane elementet e pare te piktures se saj.

Iva Lulashi

Iva Lulashi

Piktura shtyhet  ne nje ushtrim zbulues per te nxitur mendimin si ne nje film, te ndjeki  hap pas hapi sekuencat e nje historie, duke i shtuar elementet e saj poetike  dhe duke krijuar dhe eksperimentuar diçka te re personale mbi telajon nepermjet ngjyrave qe harmonizohen  e duke krijuar sentimente te ethshme dhe hapesinore.

Kane nje shkembim ku komunizmi dhe erotizmi çensurohen mes tyre duke sjelle ne nje dialog ambig punimet qe paraqiten nen formen e kompozimit. Trupat qe paraqiten nga Iva Lulashi, jane gra te reja apo adoleshente, te holla dhe terheqese, tregojne per nje feminilitet anonim, te pafajshem, (pazoliniana), te lira per te bere ç'ka duan, e ndoshta pse jo, nje takim seksual.

Ilva kerkon te paraqese  ambjentet intime  si psh ne dhomen e gjumit, pra  ne nje situate private, ku pozimet jane te çliruara dhe veshtrimet si zakonisht nuk shihen kurre. E gjitha kjo, amplifikon sensacionin e drites ne nje gjendje private, pa vene ne dijeni prezencen tone, e cila gjeneron nje kritike nga ana e Ilves, jo vetem per paragjykimet e krijuara nga mas-media, por edhe per menyren se si figurat perceptohen.

Ne veprat e saja, here here vendos organet genitale femerore, praktike qe perdorej ne vitet 60'-70' nga artistet femra, qe e perdornin si nje strategji per te  pretenduar diferencat qe akoma sot ,vene ne krize shikuisin.

Iva Lulashi

Iva Lulashi

Aktualisht, erosi ne art i paraqitur nga nje grua keqkuptohet, dhe kjo eshte nje aresye me shume per artisten qe erosin ta prezantoje si nje situate normale. Kjo, provokon tek spektatori nje ngacmim apo nje marrje mentsh.

Iva Lulashi, kerkon te perballoje nje realitet qe nuk i intereson ta gjykoje, as ta komentoje, por qe e ben te veten pa humbur ne pershkrime te nje fakti, por duke u zhytur brenda ne pikture dhe  shnderruar ne nje deshmitare.  Ajo vendos ne kontrast erresiren ne sfond me trupin kandid dhe angjelik te vajzes se re, e cila fsheh nen floke, jeten intime qe deshiron t'a ndaje se bashku me shoqen e saj ( teme delikate per dashurine mes femrave). Iva luan me penelatat e ngjyrave delikate duke sjelle thellesine e shpirtit te vajzes se re duke e mbrojtur nga nje interpretim provokues pornografik.

Iva Lulashi me punimet e saja  na prezanton skenare seksionesh te pezulluara dhe te ralla, te afta qe te gershetojne historine kolektive me kerkesat personale qe lindin brenda saj.