Një kafe virtuale me poetin Alban Bala

Intervistoi : Sabina Darova

Revista "Albmendimiart.com" vazhdon kërkimin e zërave poetikë. Mbasi intervistuam poetin Sueton Zhugri, menduam të bëjmë një ballafaqim me një tjetër poet të dashur, i cili jeton në Shqipëri . Të njëjtat pyetje të interpretuara nga një tjetër këndvështrim apo një tjetër ndjesi poetike. Poeti për të cilin bëjmë fjalë, quhet Alban Bala...

 

Read More

Intervistë me fotografin Fahredin Spahija

Intervistoi për albmendimiarts.com : Sabina Darova

Këto  ditë në qytetin e Astit në verilindje te Piemontit ( Itali), u prezantuan me ekspoziten e tyre  "2x15"  dy fotografë shqipëtare:  Rozafa Shpuza nga Tirana dhe Fahredin Spahija nga Prishtina. Fotografet sollen punimet e tyre ne bardhe e zi ne nje perballje midis fotografise klasike dhe asaj eksperimentale. Shpuza me " Gjurmet" , fotografia klasike dhe Spahija me "Kohë në akull", ajo eksperimentale...

Read More

Bisedë me fotografen - poete e prozatore, Rozafa Shpuza.

Intervistoi: Sabina Darova

1. Kur dhe si ka ardhur fotografia tek ju ?

 

Fotografia tek unë ka ardhë spontanisht, si nji tekë shpirti. Babi ka pasë nji aparat me film e prej atij i kam marrë mësimet e para për fotografinë. Ishte mrekulli për ne fëmijët kur ai na fotografonte në çdo ditëlindje apo festë. E adhuroja çastin kur aparati shkrepte “çak”.

Me aparatin e parë fotografik jam ba kur shkova në nji shkollë në Danimarkë. Ishin vitet kur sapo kishim dalë nga ferri komunist. Ne studentëve që vinim nga Europa Lindore, organizatoret na dhanë nji shumë paresh për përdorim vetjak. Pa e mendu dy herë kam shku me ble nji aparat fotografik... e qysh atëherë kam fillu me shkrepë pa u ndalë ma. Si duket ky ka qenë çasti kur gjeta çilsin e hobit tem ma të dashtun...

Read More

Një çaj me Dianen...

Nga: Sabina Darova

Para pak ditësh të ulura në nje nga ambjentet e " Circolo dei lettori"( rrethi i lexuesve),  ambjent që i ofron ushqim shpirtit dhe mendjes nëpërmjet penës dhe muzikes, për Revistën Albmendimi& Art, intervistovaviolinisten e talentuar Diana Subashi që jetonprej rreth 12 vitesh në Torino. Bashkëbisedimi ynë merr rrugë duke kthyer herë mbas here nga një gllenjkë çaj...

Read More

Ju rrëfej babain tim siç nuk e keni njohur kurrë!

Intervistoi: Vera Pelaj

Zonja Marie, cila ishte marrëdhënia e babait tuaj, Lasgushit, me ju, bijat e tij?

Ai ka patur për mua dhe Kostandinën një dashuri që nuk shtoj po të them që kalonte përmasat e të zakonshmes. Deri në adoleshencë na mbante gjithmonë mbas vetes, nuk ndahej kurrë nga ne. Jeta e familjes tonë ishte gjashtë muaj në Tiranë dhe gjashtë muaj në Pogradec. Kur nëna jonë, në muajin shtator kthehej në Tiranë, sepse ishte mësuese dhe fillonte shkolla, ai na mbante prapë atje, të na kishte para syve të tij dhe dëshirën për të ndenjur ne me nënën tonë, dukej sikur nuk e konsideronte...

Read More

Bisedë me piktoren Ermira Bejleri

Intervistoi Sabina Darova

Në fundmarsin e porsa kaluar, Shoqata "Shkodra life" nga Qyteti i Astit dhe “Shoqata Komneni" nga qyteti i Casales në Piemonte të Italisë, organizuan një ekspozitë me piktorë shqipetarë nga keto dy qytete. Ekspozita titullohej " Trokitje pranverore".

Nga qyteti i Astit u paraqit për herë të parë piktorja e re Ermira Bejleri...

Read More