Pyetësori i Prustit (Gazeta Obzerver)... Xhabir Tabaku

Cila është ideja e juaj për lumturinë e përkryer?
Nuk besoj në formën e përkryer të asgjëje apo gjendjeje. Lumturia është e plotësishme si është. Nuk mendoj se ka lumturi të përkryer apo të papërkryer.

Cila është frika juaj më e madhe?
Harresa. Nuk e imagjinoj veten me kujtesë të humbur. Veç ideja më tmerron.

Cilin person të gjallë e admironi më së shumti?
Nuk admiroj asnjë njeri. E kam të ndaluar me fe. Por, kam respekt të thellë për disa. Në plan ndërshqiptar Abdi Baleta…

Read More

Një kafe virtuale me poetin Alban Bala

Intervistoi : Sabina Darova

Revista "Albmendimiart.com" vazhdon kërkimin e zërave poetikë. Mbasi intervistuam poetin Sueton Zhugri, menduam të bëjmë një ballafaqim me një tjetër poet të dashur, i cili jeton në Shqipëri . Të njëjtat pyetje të interpretuara nga një tjetër këndvështrim apo një tjetër ndjesi poetike. Poeti për të cilin bëjmë fjalë, quhet Alban Bala...

 

Read More

Kafe virtuale me Sueton Zhugri

Intervistoi: Sabina Darova

Në vazhdën e njohjevetë artistëve shqipëtarë në diasporë, këtë radhë menduam të sjellim një zë poetik tashmë të njohur në rrugëte komunikimit teknologjik ( sitet web),poetin, tregimtarin dhe përkthyesin qe jeton në Finlandë, Sueton Zhugri.
Lind dhe jeton rininë e tij në Tiranë. Mbaron studimet në Universitetin e Tiranës, Fakultetin e Shkencave të Natyrës, dega matematikë, më 1994 dhe jeton në Finlandë, prej më shumë se tetëmbëdhjetë vitesh. Ndër pasionet e tij, numërojmë të shkruarit: (poezi, tregime) fotografinë,  noti etj...

Read More

Intervistë me piktoren Alketa Delishaj

Intervistoi: Sabina Darova

Revista Albmendimiarts.com vazhdon punën e saj në zbuliimin e artistëve shqiptare që jetojnë në diasporë. Këtë radhë po sjellim nje tjetër zë femëror në fushën e arteve pamore.

Alketa Delishaj, është artiste e artit bashkëkohor me origjinë nga Shkodra, por jeton në qytetin e Veronës në Itali. Përveç ekspozitave të njëpasnjëshme që hap në Itali. ajo bashkëpunon edhe me galeri të huaja si në Gjermani. Londër, New York, Hollandë, Turqi. po ashtu edhe në trevat shqipëtare, në Kosovë.

Alketën pata mundësi ta njoh  në studjon e saj të punës në Mantova, nga ku munda ti shkëpus dhe një intervistë të shkurtër të cilën menduam ta sjellim për lexuesin...

Read More

Intervistë me poetin Fatmir Gjata... (intervistoi Sabina Darova).

"Poezia ime i ngjan muzikes dhe valles myzeqare"- interviste me poetin  Fatmir Gjata.

 

Intervistoi: Sabina Darova

Dy javë më marë në Tiranë u organizua Panairi i Librit 2016. Ndër shkrimtarët e shumtë që u paraqitën  mori pjesë si i ftuar dhe poeti Fatmir Gjata i cili i  përket letërsisë së Diasporës, e konkretisht jeton dhe punon në rajonin e Piemontit në Itali. Ky poet bashkëpunon me një nga shtëpitë botuese më prestigjoze që ndodhen në Shqipëri e pikërisht me " Toenën". Mbas kthimit në Asti nga kjo eksperiencë, për revistën "Albmendimi&arts " i morëm këtë intervistë...

Read More

Intervistë me fotografin Fahredin Spahija

Intervistoi për albmendimiarts.com : Sabina Darova

Këto  ditë në qytetin e Astit në verilindje te Piemontit ( Itali), u prezantuan me ekspoziten e tyre  "2x15"  dy fotografë shqipëtare:  Rozafa Shpuza nga Tirana dhe Fahredin Spahija nga Prishtina. Fotografet sollen punimet e tyre ne bardhe e zi ne nje perballje midis fotografise klasike dhe asaj eksperimentale. Shpuza me " Gjurmet" , fotografia klasike dhe Spahija me "Kohë në akull", ajo eksperimentale...

Read More

Bisedë me fotografen - poete e prozatore, Rozafa Shpuza.

Intervistoi: Sabina Darova

1. Kur dhe si ka ardhur fotografia tek ju ?

 

Fotografia tek unë ka ardhë spontanisht, si nji tekë shpirti. Babi ka pasë nji aparat me film e prej atij i kam marrë mësimet e para për fotografinë. Ishte mrekulli për ne fëmijët kur ai na fotografonte në çdo ditëlindje apo festë. E adhuroja çastin kur aparati shkrepte “çak”.

Me aparatin e parë fotografik jam ba kur shkova në nji shkollë në Danimarkë. Ishin vitet kur sapo kishim dalë nga ferri komunist. Ne studentëve që vinim nga Europa Lindore, organizatoret na dhanë nji shumë paresh për përdorim vetjak. Pa e mendu dy herë kam shku me ble nji aparat fotografik... e qysh atëherë kam fillu me shkrepë pa u ndalë ma. Si duket ky ka qenë çasti kur gjeta çilsin e hobit tem ma të dashtun...

Read More

Një çaj me Dianen...

Nga: Sabina Darova

Para pak ditësh të ulura në nje nga ambjentet e " Circolo dei lettori"( rrethi i lexuesve),  ambjent që i ofron ushqim shpirtit dhe mendjes nëpërmjet penës dhe muzikes, për Revistën Albmendimi& Art, intervistovaviolinisten e talentuar Diana Subashi që jetonprej rreth 12 vitesh në Torino. Bashkëbisedimi ynë merr rrugë duke kthyer herë mbas here nga një gllenjkë çaj...

Read More

Ju rrëfej babain tim siç nuk e keni njohur kurrë!

Intervistoi: Vera Pelaj

Zonja Marie, cila ishte marrëdhënia e babait tuaj, Lasgushit, me ju, bijat e tij?

Ai ka patur për mua dhe Kostandinën një dashuri që nuk shtoj po të them që kalonte përmasat e të zakonshmes. Deri në adoleshencë na mbante gjithmonë mbas vetes, nuk ndahej kurrë nga ne. Jeta e familjes tonë ishte gjashtë muaj në Tiranë dhe gjashtë muaj në Pogradec. Kur nëna jonë, në muajin shtator kthehej në Tiranë, sepse ishte mësuese dhe fillonte shkolla, ai na mbante prapë atje, të na kishte para syve të tij dhe dëshirën për të ndenjur ne me nënën tonë, dukej sikur nuk e konsideronte...

Read More

Bisedë me piktoren Ermira Bejleri

Intervistoi Sabina Darova

Në fundmarsin e porsa kaluar, Shoqata "Shkodra life" nga Qyteti i Astit dhe “Shoqata Komneni" nga qyteti i Casales në Piemonte të Italisë, organizuan një ekspozitë me piktorë shqipetarë nga keto dy qytete. Ekspozita titullohej " Trokitje pranverore".

Nga qyteti i Astit u paraqit për herë të parë piktorja e re Ermira Bejleri...

Read More