Bisedë me piktoren Ermira Bejleri

Intervistoi Sabina Darova

Në fundmarsin e porsa kaluar, Shoqata "Shkodra life" nga Qyteti i Astit dhe “Shoqata Komneni" nga qyteti i Casales në Piemonte të Italisë, organizuan një ekspozitë me piktorë shqipetarë nga keto dy qytete. Ekspozita titullohej " Trokitje pranverore".

 Ermira Bejleri

Ermira Bejleri

Nga qyteti i Astit u paraqit për herë të parë piktorja e re Ermira Bejleri.

Ermira vjen nga Elbasani 15 vjet me parë dhe tani është nënë e dy vajzave. Punon si edukatore dhe një kohesisht kultivon ëndrren e saj të vogëlisë, pikturen. Me te, qendruam mbas inagurimit të ekspozitës për të realizuar nje intervistë dedikuar artit të pikturës.

 

 Ekspozita ku u shfaqen edhe disa punime te E.Bejlerit   

Ekspozita ku u shfaqen edhe disa punime te E.Bejlerit

 

- Zonja Bejleri! Si lind një vepër tek ty?

-          Për mua piktura është një sensacion, një mbushje shpirti e cila derdhet si vullkan në larmi ngjyrash. Nuk ka rrugë mbapsht edhe në mes të natës ngrihem e do ta krijoj. Muzika më shoqëron gjithmonë gjatë pikturës dhe deshiroj të jem vetëm.

- Si mund ta perkthesh vizatimin në permbajtje? Si shkon ti tek ajo?

 Pikturë e E.Bejleri

Pikturë e E.Bejleri

 

-          Mendoj se piktura është një rrëfim, një çast i bukur apo jo? Një endërr që nuk ka nevojë për shumë fjalë. Vetë piktura flet sa mijra fjalë. Më gjen ajo mua e jo e kunderta. Është si një shteg që më hap portat e një oazi të pashkelur nga askush më pare.

- Si arrin ta ndertosh të padukshmen?

-          Pikturat nxjerrin në pah anen time të padukshme. Mua më emocionojnë dhe atë dëshiroj të përcjelli. Kur i krijoj, mendoj se në botë jam vetëm un dhe piktura. Mund të duket e habitshme, por mbas një pikture humb shumë energji. Si një frut që shtrydhet deri në piken e fundit, ashtu i bindem edhe un sensacionit që me kaplon kur  krijoj.

-  Kur e ndjeve artin nën lëkurë?

 Pikturë E.Bejleri

Pikturë E.Bejleri

-          Gjithë jeten e kam ndjerë, por e kam injoruar duke menduar se pa ndjekur një shkollë arti, nuk mund te jesh piktore (Sot ndodh e kunderta, sa herë më thonë që nuk je, i them vetes: Pikturo! Atë bëj). I kam dhënë serjozisht zë, kur u bëra pjestare e një grupi virtual me të rinj shqiptare tre vite me parë (A Dangerous Method). Shumë nga ata në jeten e përditshme kanë diploma dhe profesione të ndryshme nga pasionet qe kultivojnë në mënyrë individuale si psh: Prozatorë, poetë, piktorë a fotografë. Në rastin tim, më shkunden nga rutina e perditshme dhe ndezen një dritë e cila nxorri nga errësira pasionin tim për pikturen. Mund të jetë koiçidence, por personalisht unë i falenderoj për mbështetjen e tyre. Sëbashku arritëm të botojmë një antologji me poezi e piktura si dhe një ekpozitë fotografike.

 - Sa kanë ndikuar prindërit në punen tuaj?

-          Prindrit, kanë ndikuar në formimin tim duke më mbështetur gjithmonë në zgjedhjet e mia. Kanë ndikuar të kem besim tek vetja e të jem konfidente. Ardhja ime në Itali është falë tyre, duke më nxitur. Shko pa frikë! Ne kemi shumë besim tek ti. Te mbeshtesim pandalë. Dashuria dhe edukimi i tyre duke respektuar temperamentin tim nuk ka çmim.

-  Raporti me leximin: Çfarë merrni dhe jepni prej tij?

-          Leximi ka ndikuar shumë pozitivisht edhe në pikturen time, sepse më ka bindur që shkrimtarët, ashtu si muzikantet dhe piktorët, kanë një botë të pasur që si arkeologëtduan ta zbulojnë me delikatesë. Jo duke shembur vetem te nxjerrin në pah themelet e anes së tyre të brendëshme Besoj se sikur un edhe ata shumë herë emocionohen në zbulimet e mirefillta (pjese te panjohura te vetevetes).

- Gjerat e ndaluara: Nocioni i kufirit si vjen ne punet tuaja?

-          Nuk ka kufi në pikturat e mia. Mendoj se në çdo lloj pasioni, është si të jesh gjysëm njeriu pot ë kesh kufij.

Zj. Bejleri, ju falenderoj shum per këtë bisdë me albmendimi.com duke ju uruar suksese të metejshme në pasionin tuaj.