Një çaj me Dianen...

Nga: Sabina Darova

 

Para pak ditësh të ulura në nje nga ambjentet e " Circolo dei lettori"( rrethi i lexuesve),  ambjent që i ofron ushqim shpirtit dhe mendjes nëpërmjet penës dhe muzikes, për Revistën Albmendimi& Art, intervistovaviolinisten e talentuar Diana Subashi që jetonprej rreth 12 vitesh në Torino. Bashkëbisedimi ynë merr rrugë duke kthyer herë mbas here nga një gllenjkë çaj...
- Cila është arësyeja e ardhjes në Torino?
- jam transferuar për të kompletuar studimet.
 - Kush ju a ka dhënë dashurinë për muzikën dhe në veçanti përviolinën?
- besoj se dashuria për muzikën ka filluar të zhvillohet bashkë me ninullat e para, ajo është ndikuar nga pasioni i mamit për muzikën klasike.
Ndërsa dashuria për violinën ka ecurhap pas hapi së bashku me aftësinë për të luajtur e interpretuar.
- Çfare mendon ndërsa interpretonnjë pjesë muzikore?
- Varet nga situatat dhe pjesa që luaj. Gjithësesi, besoj se vlen për të gjithë instrumentistët,  loja në instrument është  gjithnjë një perpjekje për të balancuar aspektin racional apo teknik me atë muzikor dhe emocional.
- Kush janë kompozitorët e tu të preferuar?
- Ndryshojnë herë pas here. Bach është ai konstanti.
- E mban mënt herën tënde të parë si soliste në skenë?
- po, 9 vjeç besoj. Festivali i femijëve në 1 Qershor tek Pallati i Kongreseve në Tiranë
- Ke gabuar ndonjëherë gjatë një koncerti?
- po, sigurusht.
- Çfarë ka në mënyrën tuaj të interpretimit në shqip apo në italisht? Në sensin e kompozitorëve italianë apo shqiptarë?
 - Ndihem shume e lumtur kur kam mundësinë të luaj pjesë shqiptare. Me miken time pianiste Lindita Kopliku, kemi ndërtuar një repertor vetëm me kompozitorë shqiptarë. Çdo herë që na jepet mundësia të luajmë ketë repertor për publikun italian, ballafaqimi i tij me ritmet dhe meloditë ballkanase është fjithmjë surprizë e bukur. Personalisht kur luajme ketë repertor ndjehem si në shtëpi

Diana Subashi

Diana Subashi

- Sa orë në ditë punon me violinën, apo të themi me shoqen tënde më të ngushtë ?
- dy-tre orë
- Cila është këshilla më e vlefëshme që ju jep nxënësve të tu?
- të njëjtën këshillë që çdo violinist dëgjon sapo prezantohet me instrumentin: studim të përditshëm.
- Ke marrë pjesë edhe në konkurse letrare duke fituar disa çmime, si bashkëjetojnë muzika dhe arti i të shkruarit tek ty?
- letërsi dhe muzikë:
 Muzika tashmë është profesioni, e përditëshmja. Letërsia është një lloj hapësire personale që i përket më shumë  një ëndrre femijërore për tu berë shkrimtare.
Është akoma aty, herë pas here zgjohet nëpermjet ndonjë konkursi poetik apo ndonjë tregimi të botuar. Por qëndron akoma në nivel të ëndrrës.
- Dy qytete të rëndësishme për ty që fillojnë meT- Tiranë, dhe T- Torino. Kush është veçantia e tyre ku nuk mund të bësh pa to dhe cilën do perjashtoje?
- Tirane- Torino
Tirana mbetet qyteti i femijërisë, familjes, miqve të hershëm. Mbetet shtëpia ime.
Torino është qyteti që zgjodha. Gjithashtu është edhe shtëpia e sotme. Nuk do përjashtoja as njërëndhe as tjetrën.
Dy qytete që i përkasin së shkuarës dhe të tashmes.
- E shkuara, e sotmja, po e ardhmja?
- kush e di?!