Gra të bukura

Nga: Anita Zela

Afrikani që mblidhte karrocat e shërbimit në marketin e madh të lagjes time ka ardhur në këtë qytet për mua. Nuk e dija këtë, as nuk kisha për ta ditur nëse nuk do ndaloja t’i jepja 10 dollarë një të dielë para më shumë se tre javësh. 
Sot piva kafen e dytë me të. Atë ditë, që e pashë për herë të parë ishte minus 14 gradë Celsius në drekë dhe si zakonisht të dielave marketi gëlon nga blerësit. E vura re që kur lashë makinën. Me atë trupin e gjatë dhe vetëm me kocka herë pas here ulte kokën dhe fuste gojën në jakën e ngritur të xhupit të vjetër vishnje. Nuk kishte kapele. As shall. Vetëm një palë dorashka plastike kuzhine të verdha. Askush nuk ecte ngadalë si ai nëpër sheshparkimin e madh. Të gjithë nxitonin t’i fshiheshin atij të ftohti tmerr, ndërsa ai vinte rrotull duke mbledhur karrocat nga 4-5 në çdo rrugë e i dërgonte në vendin e caktuar për to.
Megjithëse m’u dhimbs tek e shihja aty edhe pse nuk e njihja, nxitova të futem brenda. Kur u ktheva ishte në këmbë duke u përpjekur të ndiste një cigare fshehur mbas njërës prej kolonave të strehës. Ndalova. Nxora 10 dollarë nga portofoli e ia zgjata. …

Read More

Dimri i Miçiganit

Nga: Anita Zela

Mara Gjoni hyri në restorantin Amore da Roma në Detroit fiks në orën 7 e gjysëm të së djelës. Kisha arritur aty rreth 20 minuta më parë. 
Atë mëngjes isha zgjuar si çdo ditë herët dhe me plogështinë e një diele me borë të ngrirë në çdo cep, kisha pirë kafen pas xhamit të verandës i përhumbur në kujtimet e borës së qytetit tim në Shqipëri. Zilja e telefonit më kishte trembur. Krejt i shushatur kisha parë emrin e saj mbi ekran dhe më ishin dashur disa sekonda dhe një frymëmarrje e thellë para se t’a hap. 
- Mirmëngjes. 
I njëjti zë i ulët i saj sikur fliste diku aty afër teje…. pas më shumë se pesë vjetësh.
- Shpresoj nuk të zgjova unë.
- Jo, jo, - nxitova të them. Pastaj një frymëmarrje tjetër dhe… - Si të kam?
- A mund të shihemi diku për një kafe? 
- Patjetër. Ku? 
Ajo propozoi Starbuks-in e rrugës Rusel dhe unë e mblodha mendjen të përpiqem për më shumë.
- Mara, a mund ta lëmë për drekë ose darkë diku? Unë kam një takim me një amerikan rreth orës 9 e gjysëm që nuk mund ta anulloj. 
Ajo heshti pak e pastaj tha:…

Read More

Dyer

Nga: Ervin Nezha

Sytë mezi i lëvizi. Ata duket se kanë marrë një ngjyrë të kuqerremtë dhe puliten të kapin ndonjë kujtim të largët, duke ia mjegulluar të tashmen. Ai mundohet edhe njëherë të depërtojë përtej atij veli të dendur mjegulle, në mënyrë që të rikthejë qoftë edhe për një çast kujtesën e fshirë, mirëpo nuk ia del dot. Imazhi i fundëm që i ndërmendet është pulitja e syve, para se të zgjohej nga gjumi. Asnjë gjurmë apo shenjë tjetër…

Read More

VEÇ PËR AT' ZĀ.

Nga: Pem’za Peso

Folëm se ti fshij 
larat e bardha t'mes udhës
t'nxjerr prej tana daljeve
t'vjedh para tana ardhjeve
natën me ditë ta përzij
kokrrat e synit ti mjell fushes hutinit
zojtë ti kthej n'mjedis dimnit…

Read More

Pritja

Nga: Anita Zela
Përroi që është në fund të parkut, matanë rrugës, kishte ngrirë i gjithë. Ngrica nuk zbardhte vetëm mbi të, por edhe mes drurëve, me pllaka në forma të ndryshme. Nuk kishte asnjë pellg, vetëm akull ngado ku ktheje kokën. Hapat e mi bënin një zhurmë kërcëllitëse (si dhëmbë nga të ftohtët). Ecja ngadalë dhe ndihesha bosh…

Read More

Dervishi

Nga: Armanda Hysa 
Zhurma e rrotave të qerreve nisi të bëhej aq e fortë, saqë as baba Hasani nuk mbeti pa u zgjuar, megjithëse njihej për gjumin e tij të thellë, që zor ta shqetësonte ndonjë element i jashtëm. Tuxharët i thoshin se është gjumë, ndërsa babai i kundërshtonte ethshëm: nuk është tamam gjumë, më shumë përqëndrim për të pasur ëndrra vizionesh. Në një nga këto ëndrra kish parë Gyl Babanë, që i thoshte të shkojë në dheun e largët të Iskander shehrit, të gjejë varrin e përmbytur të Shejh Aliut e ta mbjellë me trëndafila rozë me aromën më të mirë.. kështu Baba Hasani kish marrë karvanin nga Isfahani për në Stamboll…

Read More

Në Autobus !

Nga: Ervin Nezha .

Autobusi ndalet paralel me platformën e vjeter te stacionit . Hapen portat dhe njerëzit vërshojnë brenda. Një vajzë flokëkuqe, e cila ngjan si personazh i një romani të Walter Scott, shmang poteren që shkakton turma dhe zë vend e vetme në sediljen e fundit. Kridhet aty duke u kolovitur para -mbrapa, derisa mjeti lëshon një zhurmë shurdhuese dhe niset. Në ndalesën e radhës qe përkon me mbërritjen në stacionin tjetër, hipën një djalosh. Ai ulet pranë saj, pasi brenda autobusit nuk ka vend tjetër të lirë. Një gonxhe aq e freskët sa ajo, të mahnit me bukurinë shperthyese . Sytë e tij fiksohen mbi dekoltenë fare të hapur, që i nxjerr vajzës gjinjte dhe lëkurën e bardhë te kraharorit në pah. Ajo ndjen vështrimin zhbirues që bie mbi të, por nuk bën asnjë lëvizje për ta shmangur. I panjohuri i pëlqen, i duket i fortë pasi ka shpatulla të gjera. Të dy bluajnë në mendje të njëjtën gjë, të gjejnë një shkak, që do të mjaftonte për të nisur një bisedë. Bie zilja e celularit të saj.

Read More

E diela e parë pa të ! (tregim)

Nga: Ervin Nezha

Tërë mbrëmjen qëndrova në shtëpi. Seç ndjehet një trishtim brenda këtyre mureve. Ajri rrallohet, zbrazëtia rritet dhe bëhet mbytëse. Vendos të bie të fle, pasi nuk kam asgjë tjetër për të bërë. Jam shtrirë në të njëjtin shtrat ku para disa ditësh vdiq Anxhelika, ime shoqe, mbi të njëjtën hapësirë të zbrazët ku frymoi për herë të fundit ajo. Fotografia e saj vazhdon të qëndrojë e varur në murin përballë shtratit dhe mua më duket sikur ajo tërë kohën rri vështron nga unë, ndaj për t’u ndier i qetë, vendos të fik dritën e dhomës. Një rreze hëne që futet tinëz nga dritarja, bie mbi kornizën e lustruar të fotografisë , përthyen dritën e saj mbi shtrat, duke formuar hijen e një njeriu të vdekur që qëndron I shtrirë pranë meje. Më duket se është ajo.

Read More