E diela e parë pa të ! (tregim)

Nga: Ervin Nezha

Tërë mbrëmjen qëndrova në shtëpi. Seç ndjehet një trishtim brenda këtyre mureve. Ajri rrallohet, zbrazëtia rritet dhe bëhet mbytëse. Vendos të bie të fle, pasi nuk kam asgjë tjetër për të bërë. Jam shtrirë në të njëjtin shtrat ku para disa ditësh vdiq Anxhelika, ime shoqe, mbi të njëjtën hapësirë të zbrazët ku frymoi për herë të fundit ajo. Fotografia e saj vazhdon të qëndrojë e varur në murin përballë shtratit dhe mua më duket sikur ajo tërë kohën rri vështron nga unë, ndaj për t’u ndier i qetë, vendos të fik dritën e dhomës. Një rreze hëne që futet tinëz nga dritarja, bie mbi kornizën e lustruar të fotografisë , përthyen dritën e saj mbi shtrat, duke formuar hijen e një njeriu të vdekur që qëndron I shtrirë pranë meje. Më duket se është ajo.

Read More

Ai kalë

Nga: Erion Temali
Pasi kishte kaluar një biçim aksidenti të çuditshëm, që ia kishte tronditur themelet e ekzistencës, po kalonte një periudhë konvaleshence. Siç ndodh në këto raste, pasi demtimet fizike janë drejt shërimit edhe shpirti fillon e paqëtohet, madje fillon e ngazëllehet si pakuptim. Atij i dukej sikur kishte rilindur. Gjërat i vinin të qarta. E dallonte shumë më kollaj të mirën nga e keqja, të duhurën nga e gabimta, të drejtën nga e shtremta… 
Një ditë e thirri një mik të dilnin shëtitje. Ai ishte një mik i mirë. Ndër miqtë e rrallë qe nuk kishte fort formim libresk, por kishte inteligjencë shpirtërore të habitshme. Përthithte çdo temë dhe bisedonte rreth tyre si i barabartë. Kishte një natyrë të atillë që nuk e bënte tjetrin të ndihej as inferior as superior e as të vihej në siklet…

Read More

Poezi

Nga: Elida Kraja

...e unë jam sëmurë, qysh prej atij çasti
kur the se dashnia asht ma e fortë se ne
kuptova se të du, ashtu siç duhet ajri
sëmurë jam, sëmurë,nën engjëj e mbi dhé…

Read More

NGA TA FILLOJ…

Nga: M. Paparisto

nga ta filloj
për të të treguar sa shume kohë ka rrjedhur…
Mban mënd që unë kohën e masja me hënë?
Po të them që nuk mund të kujtoj
fytyrën e saj mashtruese sa herë e ka mbushur
dhe sa herë e ka ngrenë…

Read More

Nga: Elida Kraja

Në rrugët yjesh u nise
Ky udhëtim bahet vetëm dy herë në jetë
Nji herë për t'iu largu dashnisë
e nji herë për të vdekë
E mu s'më qesh ma buza
përveç se në andrra të bukra…

Read More

Çakmaku.

Nga: Armanda Hysa

Çakmaku... ku e kam lënë çakmakun? - kjo qe gjëja e parë që i erdhi ndërmend porsa zgjati dorën, ashtu, përgjumshëm, me një sy hapur e tjetrin mbyllur, drejt komodinës ku ndodhej paqeta e cigares. Meti e niste ditën gjithnjë me duhan, por normalisht këtë e bënte pasi zgjohej, pasi i hidhte një grusht ujë syve, pasi vinte xhezven e kafes mbi sobë. Ndërsa tani, përveç një dëshire të marrë për duhan, nuk po kishte asgjë të qartë në kokë. Ishte ende errët jasht. Ora tregonte 5:00. Zakonisht ai zgjohej ne 6:30. Dua një cigare. Çfarë do bëj deri sa të më shkojë ora për t'u bërë gati për punë? Papritur gjunjët iu prenë në atë masë, sa po të mos qe shtrirë, patjetër që do qe rrëzuar. Po cfarë pune? Harron ai që vetëm dje e kishin pushuar? Pa punë dhe vetëm. Vetëm dhe i papunë. Vetëm dhe, ... oh shyqyr të paktën, që nuk kam frymë të tjera për të mbajtur - mendoi ndërsa i erdhi të qajë për shokun me të njëjtin fat, që ka tre fëmijë dhe gruan po ashtu papunë. Po edhe ai, vetë nuk donte ta nxirrte gruan në punë, jo po të rrisi kalamajtë, jo po të gatuajë...

Read More