Ftohtë!

Nga: Dashamir Dini

 Dashamir Dini

Dashamir Dini

Bien mermere borërash.

Dimri
gdhënd
monumente akulli.

Shira te uritur cicërimash
girvishtin
qelqet indiferente
te dritareve.

Njeriu i lutet njeriut
ne vend te Zotit
me dorën e shtrirë të lypsave,
për pak ngrohtësi...

E ftohtë,tmerrësisht e ftohtë
kjo botë,
aq sa nuk ka me nevoje
per dimra...