Drandofilli i Etun.

Nga: Alda MERINI

Shqipëroi: Maksim Rakipaj

 Maksim Rakipaj

Maksim Rakipaj

Pak e dijnë se asht i etun drandofilli
dhe ju thotë mendja se Zoti
veç për 'ta i pat krijue, 
ndër krahnorë sharabajkash plaka i vnojn'
dhe në hije, pa ujë, i lejn me dekë.

E kput dashnori drandofillin, 
nji tjetre ja fal
dhe mendon po ban dhuratë.

Drandofilli prej trishtimit vdes,
mbetet veç nji kërcell, 
nsa koha shkon e bahet shkop.

Ka me ardhë nji ditë 
qi bota me shkopinj ka m'u mushë,
sepse kurrkush
s'i ka dhanë me pi drandofillit.

Kështu dhe unë, kur vargje shkruej
ti kujton se i meriton
dhe gjithë kujdes i merr
e ndonji vajzet pa tru ja fal.

© shqipëroi Maksim Rakipaj