Takim në Romë.

Nga: Amazona Hajdaraj

Atë natë, Ema nuk kishte mbyllur sy. U ngrit pa zbardhur dita, bëri një dush me uje shumë të ngohtë, u fshi, dhe hodhi peshqirin mbi krevat në dhomen e gjumit. U pasqyrua ashtu lauriq, shtroi një shtresë krem me esencë agrumesh në trup, duke u kujdesë më shumë për pjesen ku kishte tatuazhin e vogël, aty në cep të ankes së majtë. 
Veshi kemishen e zezë, krejt trasparente e cila i binte pak më poshtë se vithet. Poshtë saj asgje, krejt e lire. Gjinjt  pak të kërcyer dhe jo të mëdhej i rrinin fare mirë pa sytjena. 
Hodhi një veshtrim fustanit të kuq të varur naten më parë jashtë kapakut të raftit, dhe u soll nepër dhomë pa ia nda sytë kompjuterit. Duhej të lexonte dhe një herë mesazhin e fundit. Nuk i besonte atij që kish marrë dy dite para. 
“ E dashur Ema! Pasneser, me daten 23 janar, do jem në Romë në “Hotel Palatino ” të pres në hollin e hotelit në nentë të mëngjesit”...
Po sikur të ishte një lojë e ai nuk do dukej fare? Ç’figurë do bente ajo, sikur të hynte në hollin e hotelit e të kërkonte një njeri të panjohur, që s'do e shihte kurr në jetë? Po sikur?.... 
Do kishte qeshur dhe gomari me naivitetin e saj. 
Kishte një vit, qe komunikonte me ketë djalë. 
Në fund fare, s'kishte përgjigje për pyetjet e veta. 
 

Ishin njohur përmes internetit. Ai kishte parë disa skica e tregime të Emës, dhe ishte tërhequr nga bota e pasur që i ofronte ajo përmes vizatimeve me laps. 
“Kemi botë të ngjashme ”. Kështu i kishte shkruar në një nga ditët e para kur kishin nisur të komunikonin. 
Edhe vajza ishte magjepsur nga stili i tij, pak stravagant e i çpërqendruar. 
Pier Rafael, kështu lexohej në profilin facebook . Asnje foto personale, as datë lindjeje... Pa askend ky njeri? A mos vallë ishte fantazëm?
Në informacionet e përgjithëshme, shenonte vetem: 
"Akademia delle belle Arti di Padova" 
Artista. 
Single. 
Dhe një frazë të shkruajtur në Italisht:
“Ogni viaggio lo vivi tre volte: quando lo sogni, quando lo vivi e quando lo ricordi”
“Çdo udhëtim e jeton tri here: Kur e endërron, kur e jeton dhe kur e kujton”.
Ndërmjet Emës dhe djalit u krijua një miqësi e thellë. Shkëmbim opinjonesh, ndjenjash dhe mendimesh pothuajse ditore deri vonë pas mesnate. 
Shkëmbenin vizatimet dhe punimet e tyre në kërkim të një mendimi, aprovimi apo kritike. 
Ema ia kishte kërkuar disa herë një fotografi, por djali hezitonte. Nuk i fliste për jeten e tij private, por vetem për atë profesionale. Ata i ngjanin njeri-tjetrit përditë e më shum.
Ema, pak nga pak, po mesohej me të, dhe nuk i kerkonte më asgjë. Nuk e mendonte më si një person, por si një mik imagjinar, sikur ta kishte ndërtuar vetë me fantazinë e saj, ashtu sic e deshironte dhe nuk e kishte pasë asnjeherë. E ndryshonte dhe e reparonte si donte ajo vetë. Herë-herë e pushtonte me imagjinaten e sajë, e puthte... Ashtu siç shpesh krijonte dhe kukullat e saj prej pece dhe i shiste në pjacen e artistave ku dilte çdo ditë e punonte, apo si shpesh herë krijonte portretet me fantazi per ti shitur turistave që kalonin andej pari, krejt pranë Koloseut.
Ndjente se e donte ketë djalë, por nuk kuptonte se si. 
“Si mund ta duash një person që nuk ia sheh fytyren? Që nuk arrin as t'ia imagjinosh ngjyren e syve apo të lëkurës” pyeste shpesh here vehten, duke shtuar: “ E marrë!” Ai nuk është joti... 
“Pasnesër në oren nëntë”, përsëriti mesazhin me zë të lartë, si të donte të siguronte veten se nuk po lajthiste. 
Ndjeu nje emocion të përzier me mosbesim e habi. 
Kishin qeshë sa herë për nje takim të mundshëm, por nuk e kishin biseduar asnjiherë seriozisht.
Ra zilja e orës që kishte venë mbrëmjen e kaluar. Akrepi shënonte shtatë e pesë minuta. 
Roma në ditë dimri ishte po ajo e çdo stine tjetër me te bute, po ashtu e zhurmshme, Roma e turistave dhe artit. 
Pasi veshi fustanin, nxori pallton e bardhë nga rafti dhe kapelen të së njejtës ngjyrë. Mbathi një palë kepucë me lidhësa e taka mesatare, dhe doli nga shtëpia. 
Ato dy ditë kishte menduar mjaft. Cilat do ishin vendet që do shetisnin? “Fontana di Trevi" me siguri. Po tjetër? A do kishte aventura? Po të papritura?  
Do e shoqëronte në një restorant aty afër që ajo e njihte mjaft mire. Aty gatuanin peshk, pjata e preferuar e të dyve e mbasi do kishin pirë nje shishe verë, mbase do shkonin tek hoteli i tij.  
Mendimi i fundit, herë mbas here e turbullonte e njëkohësisht i krijonte një emocion të fshehte. Sekret i paspjegueshem... 
Ishte afruar pa e kuptuar cepit të hotelit ashtu e humbur në këto mendime  e duke ndjekur në heshtje ritmin e hapave të saj mbi trotuar. 
Sa mori kthesen në të djathtë, për nga dera, ndjeu nje dorë të lehtë mbi sup, dhe zërin e nje burri. 
-Ema! 
Ktheu kokën dhe burrii me paraqitje disi sportive i buzëqeshi duke i zgjatur doren.
-Përshëndetje Ema! Andre. 
Ajo pa me habi, vërejti sytë e ndritshëm të nji burri, në pamje i lumtur.
-Andre-Pier, ...në holl të hotelit, apo ?...
U skuq pak, e u turbullua nji çikë. Me zë të mekur ia ktheu përshëndetjen.
Në shkëlqimin e syve të tij, Ema pau nji natë të nxehtë...