Letër mikut tim

Dafina Shehu

Dafina Shehu

Nga: Dafina Shehu

 

 I veçanti im!

Sikur të mund t'i thoja të gjitha ndjenjat e mia në pak fjalë ty nuk do t'lodhja kaq shumë per ta lexuar gjithë këtë. Megjithse akoma s'kam filluar, e di se do t'jetë super e gjatë. Por ti ki durim të lutem, ta mbarosh të gjithën,sepse këtu, për të parën herë ,do të flas hapur për ç’do gjë. Do të shpalos dhe skutat më të errëta të shpirtit tim..vuajtjet..ëndrrat..prerjet e shumta. Jeta asnjëherë nuk më ka përkëdhelur Nikol, e sikur të mos mjaftonte kjo, më ka dhënë goditje pa pushim. Më ka dërrmuar. Nuk mund të ngrihem më në kembë. Kaq keq jam rrezuar ketë herë. Do të doja shumë që gjerat të kishin qenë më të lehta për këdo, edhe për mamin tim, që si ka mbetur fije shprese në shpirt tek me sheh mua të sëmurë. E sëmurë nga kjo dreq jete që do të kisha dashur të mbaronte sa më shpejt. Ajo kujdeset shumë për mua , më jep kurajo vazhdimisht edhe pse e shpërfilli e bëj sikur s’e degjoj.

Dua të qëndroj gjatë terë kohës vetëm. Ajo nuk dorzohet kurrë, vjen vazhdimisht pranë meje. Një ditë e pashë të qante tinëz tek më pergadiste çorbë. Ndoshta qante ngase e ndjente veten pjesë të fajit për gjendjen time. Ti e di, çdo kush ka nga pak faj. Ata m'i vranë ëndrrat që kisha, e unë nuk mund te jetoja ndryshe. E fillova ketë letër për ty, sepse je i vetmi së cilit i besoj, e unë sot, kam shumë nevojë të zbrazem diku. Ti gjithmonë ke qenë i mirë me mua. Ke qenë mjaftueshëm për mua. Asnjëherë nuk kam kerkuar më shumë nga jeta pos nje miku a mikeje të sinqertë të cilit mund t'i besoja gjithçka. Dhe tani ja ku te kam ty! Po ta dija se ne të dy do të ndaheshim ndonjëherë, do të të përgjerohesha të mos më lije kurrë. Por ja si është jeta...Unë po të lë ty ! Do të ta shpjegoj tani përse, mos u merzit menjëherë,e kur ta kuptosh, do me japësh mua të drejtë.

Në rradh të parë fëmijëria ime ka qenë një torturë e vertetë, ku kam njohur njerëz të këqinjë e aspak të mirë. Që kur isha fëmijë, u përballa me poshtërimet më të shemtuara të mundshme. Besoj se e kupton ti vetë ku e kam fjalën. Po që se jo,mendohu më mirë e do e gjesh. Për ketë arsye s’kam mundur t'i besoj askujt deri tani.

Dhe të të kisha ty mik, ka qen arritje për mua, ka qen privilegj.

Ti e di si jam unë... njerëzit e mi nuk dua t'i ndaj me të tjerët, dua t'i mbaj sa me afër vetes nga frika se m'i marrin, nga frika se mund t'i humbas. Prandaj bëhesha kaq nevrike unë, megjithëse nuk ta thash kurrë përsenë. E çfarë të të thoja kur ti ke bërë kaq shumë për mua. Më ke dashur aq sa kam dashur të më duan.

Nejse!

Siç të thashë, gjendja ime s'është e mirë. Më mbajnë me ilaçe. Dje u rrëzova tek po ikja në banjë. Nuk kam aspak deshirë të ngrihem por ja që ndonjeherë dhe duhet.Prandaj e pësova. Lëndova krahun dhe koken. Nuk shtyhet më kjo jetë Nik! Asgjë e mirë s’po ndodh. E vetmja gjë e mirë që kisha, ishe ti. Por tani edhe ty të ndjej të huaj.

Ti mos e fajso veten aspak për ketë. Gjithçka ka të bejë me mua, me ketë lëmsh pa zgjidhje qe jam e më kot perpiqem ta rregulloj. Prandaj po heq dorë...

Capturellk.PNG

E di që ti nuk do ma falesh kurrë ketë, e ndoshta do me urresh. Të lutem më fal! Gjithsesi, un do doja të më kuptoje sado pak. Unë nuk jam mire aspak,asnjëherë nuk kam qenë. Edhe kur ti me blije trendafila e çokollata, ndjehesha e trishtuar. Edhe kur dekoruam bashkë shtëpinë time për fund vit, ashtu isha. E trishtë. E kam mbajtur të fshehtë, nga që kam dashur t'ia dal mban vetë, e jam perpjekur vazhdimisht. Por nuk u bë. Më ka munguar gjithmonë diçka që ndoshta as une nuk e di.Apo dikush... Prandaj kam qen kështu gjatë gjithë kohes..e pa plotësuar. Më vjen keq që po të zhgënjej ty Nik.Ama dije se kjo është e vetmja zgjidhje që kam.Do iki larg. Shumë larg. Një ditë më ka shkuar ndërmend të vetëvritesha. Por ishte një mendim që më sillte të vjellurat,prandaj dhe kaloi shpejt. Ndjeja keqardhje për veten po të përfundoja ashtu. Ndoshta kjo tregon që nuk jam aq keq sa duket. Ndoshta po përmirësohem ,ose ndoshta akoma nuk kam arritur në atë pikë. Sido që të jetë. Tani më shumë se kurrë po perpiqem për veten time.Kam marrë një bilet udhetimi për në Firencë. Nuk e di sa do të qendroj aty, ndoshta vetëm pak ditë. Të njoh pak kulturat e tyre. Dhe njerëz të rinjë. Do udhëtoj shumë ketë vitë. Nuk e di destinacionin e rradhës por këto janë planet për tani. Nuk besoj se do kthehem më ketu Nik. Por kam vetëm një merak, mamin !

I thuaj se jam nisur në kerkim të vetes,në kerkim të lumturis që kurrë nuk i njoha e nuk i ndjeva. I thuaj që e dua shumë,e se një ditë do u shkruaj prapë të dyve. Të dua edhe ty shumë Nik. Kujdesu per Lilin, maçokun tonë. Eja merre prej këndej kur të mundesh, mami nuk e ka qejf aspak. Është rradha jote tani ta mbash, ndoshta ketë herë ,përgjithmonë. Mos u merzit të lutem, ndoshta një ditë do vish pranë meje, ndoshta do takohemi bashkë përsëri. Nuk jam shumë e sigurt. Dij vetëm se kur ta kesh lexuar këtë letër unë do të kem ikur larg,shumë larg prej këndej,pra mos u shpejto të më arrish. Shiko qiellin kur malli të të marrë,ne e ndajmë bashkë këtë copëz parajse .

 

E jotja përjetësisht ,

Darlina.