Përshpirtje për dikend që vdiq përgjithmonë... tek un.

 Dashamir Dini

Dashamir Dini

Nga: Dashamir Dini

(Trillim artistik)

Diku në kujtesen time
është varri yt
i mbuluar
me barin e zverdhur të harresës.

Çuditërisht
une shoh çdo ditë fantazmën tënde rrugëve
tek përpëlitet
ne perqafimin e vdekshëm te dikujt tjetër.

Vetëm për kaq ike
nga Olimpi i perjetshëm i dashurisë 
sime
dhe zbrite ne Tokë?!

Një dite
shpirti yt
do digjet
ne zjarrin e tmerrshëm të mallit...