Turp!

Nga: Xhabir Tabaku

Në heshtje mbyllen tabutet
Hoxhallarët, këndojnë telkinen përlotun,
E vargu i të vdekunve s’men.

Letra e boja mbaruen ma parë,
Nuk kishin qenë llogaritë për miliona,
As për fëmijët që popullojnë nëntoken, fund-detin.

Bota flet perçart-globalizmin,
E kerthijtë arabë, nuk njofin babën, nana a verbue,
Jeta fton absurdin gjithandej, dhe ftohtë,
Shum ftohtë…

Shpendët grabitqarë qukasin mish njeriu
dhe fluturojnë nalt… drejt boshit.
Do i tregoj Allahut për të gjitha! Tha kërthiu, e u këput.
Siri! Ti turp i gjeneratës time…

Xhabir Tabaku. Swansea 2016