Bemat e partizanit Metke

Nga Sabina Darova

 

E kush ia vinte veshin tim eti, ndërsa fillonte e tregonte bëmat e tija si partizan sa herë mbiledheshim darkave,  kur vinin nga larg kusherinjtë tanë?   Për ta ishte argëtuese, sepse ishte mjeshtër për të treguar histori.Ndërsapër mua ishte lodhje, i njihja përmendësh.  Por, historia që kishte me shumë kërkesa ishte historia e këpuces së partizanes, heroizmit të pa parë të tij gjatë periudhës së Luftës Nacional Çlirimtare ku ai sherbeu për rreth nenntë muaj.  Kjo histori sa herë që ritregohej riformohej, shtoheshin elemente të tjerë, figura letrare pa mbarim, por mbi te gjitha ndryshonte gjendja emocionale e tij ndërsa e tregonte. Ishte teatrale e bindëse.  Po si nuk lodhej kurrë?! Një herë mendova që të filloja ti numeroja variantet e tregimit, por shpejt u lodha e hoqa dorë. Aq sa fillova të mos i besoj me kësaj historie dhe e mirrja si nje krijim të tij. Me kujtohet kur mblidheshim rreth tavolinës së varfër, ku nuk mungonte pjata e pilafit me nje copëz mishi sipër. Kjo ishte shenjë e mikpritjes ku gezonim më shumë ne të zotët e shtepisë se sa miqtë. Shkaku ishte aresyeja e ushqimit të tollonizuar e rracionuar që merrnim nga shteti në ato kohë. Nuk mungonte sigurisht dhe gota e rakisë për burrat. Rakija sillte dollinë dhe dollia e parë ngriheshe për Partinë dhe shokun Enver. Kur ngriheshe kjo dolli, shoqerohej me shkelje syri midis të rriturve e ne të vegjlit nuk arrinim ta kuptonin persenë. Raki-dolli- shkelje syri njëra mbas tjetres. Aty nga mesi i darkes,kurefekti i rakise kish ndezur jo vetëm grykët e rreshkura të burrave, por edhe mendjet e rrudhura nga vuajtjet, im atë përgatitej të fillonte tregimin e tij. Kërkonte gjithmonë bashkevemendjen në tavolinë te të gjithë pjesemarrresve. Ooooo e tani ja ku jemi,  mendoja me vete, rifilloi. Heshtja mbulonte vendin, dhe nën driten e qiririt, sepse në ato kohë,  me shume kishim driten e qiririt se elektriken. Edhe pse Partia mburrej që na kishte siguruar driten, ajo nuk na i plotesonte kerkesat për gjithë harkun ditor, e keshtu na i jepte dhe na i merrte dritat ashtu siç bënte dhe me ushqimin. Drutë kercisnin në soben e vendosur në aneks, e im atë me veshtrim të përhumbur niste tregimin për bëmat e tij gjatë luftës.
Këta, ( e kish fjalen për partizanët) kishin lajme shume të sakta, nuk e di se nga i merrnin, por për gjatë gjithë kohësqë qëndrova në brigade, të gjitha lajmet që arrininishin shumë të sakta, (mendoj se e vetmja fjali e përbashket e tregimeve te tj ishte kjo, dmth fillimi). Ishte afër fundit lufta, koha kur gjermanët po terhiqeshin drejt Greqise.  Na lajmeruan që diten e premte do kalonte nje autokolonë gjermane. Shtabi i brigades mori vendimin qe ti bente pritë. U nisem që në mëngjes heret për të hapur llogoret. Binte një shi i rrëmbyeshëm që na e mori shpirtin gjithë kohës.Mbasi i hapem llogoret dhe vendosëm pushkët,  qëndruam në pritje të autokolonës. Sic ishte parashikuar, ashtu ndodhi. Në oren 18,00 të darkës dëgjojmë zhurmen e rrotave të kamioneveqë ecnin njera mbas tjetres nën zhurmen e vazhdueshme të shiut. Komandanti dha urdherin të qëllonim: -Zjarrrrr. ( në kete pike nevralgjike të tregimit une ngrija veshët për të dëgjuar se cilin variant do tregonte). - Menjeherë filluam të gjuanim me pushket tonaku nuk dihej se c'drejtimmerrnin fishekët për shkak të erresirës. Autokolonagjermane u ndal. Fiken dritat dhe për dy minuta që na u duken sikur zgjaten një jetë, nuk pipetiu asgjë. Mbasi kaluan keto dy minuta, shohim drita shumengjyrshe që drejtoheshin drejt nesh me bresheri. Shyqyr qe kishim hapur llogoret, ndryshe do na kishin shuar në një perplasje qerpiku. Ishim rreth 30 partizane. Lufta jone dukej si nje aksion lufte që bejnë fëmijët në oborr të shtëpisë. Pa menduar dy here, u ngritem nga syte kembëtpër tu terhequr e per te shpëtuar koken. Ne djall vetëmohimi, në djall Partia e në djallë kushdo qoftë. Duhet të shpëtonim kokat.  Rruga ishte gjithë baltë dhe levizjet ishin të avashta. Kur mbasi kishim kryer një pjesë të rrugës,  në krah kisha nje shoqe partizane e cila bërtet me të madhe: Këpuca, këpuca! Me ka mbetur këpuca ne llogore. ( dhe ketu merr flatrat fantazia e tim eti)
- Kepuca? Po kjo është një gjë e tmerrshme, -  i them. Si mund të bësh ti pa kepucë?
Mendova që kish ardhur momenti i im. Duhej të tregoja përpara shokëve e shoqeve të mia guxim dhe vetemohim siç kërkonte Shtabi. Ngrita zërin dhe lëshoj vendimin qe do të ta risjellunë këpucen. I rraha gjoksin përpara syve. Te gjithë shokët më thanë të hiqja dorë nga kjo ide e çmendur sipas tyre, por unë doja të tregoja që nuk kisha frike, dhe deshiroja ti demostroja shoqes partizane që nuk më tutet syri.
U ktheva mbrapsht për të rigjetur kepucen. Kerkova pergjatë llogores, por ishte e kotë, këpucen nuk e gjeta. Dhe jo vetem që ate nuk e gjeta, por lashë dhe të miat që u hapen si gojë ujku dhe fusnin ujin si me pompë në këmbë. I mërzitur dhe i lodhur u ktheva mbrapsht. Gjatë natës ndërsa strehoheshim në shtepine e një fshatari bujar,  mu ngrit temperatura e cila nuk dinte të uleshe më. Mbas dy ditësh agonije,  me sjellin një doktor. Ka malarjen tha. - Partizani Metke duhet të kthehet në shtëpi ,keshilloi. E kështu mbaroi lufta për mua. Ketu im atë lëshonte një psherëtimë që s'kuptohej se ç'emër ti vije.
- Dajo, i kërkonin kushërinjtë e mi tim eti, po me partizanen çu bë? (ehm, e ç'nuk u bë thuaj, mendoja unë me veten time)
Eh, - vazhdonte ai. Ajo kish vëllaun partizan, të ciline vranë rinia e ballit kombëtar në një aksion ku merrte pjese dajua juaj e vellai im. Heroizmi i këpucës nuk ndihmoi për të rregulluar biografinë.
Nuk ndihmoi as mua që  nuk dita kurrë,  se çfarë të bëja me ketë histori, që femijë nuk mund ta tregoja në shkollë,  per tu mburrur me partizanllekun e tim eti , ashtu siç bënin shokët e tjerë, dhe as të besoja që partizanët gjatë luftës kishin qenë luanë të vërtetë e që nuk kishin braktisur kurrë  llogoret , siç na mesonin librat e historisë  së Partisë.