Kitarra...

Xhabir Tabaku

Mesnatë. Kisha vetëm nji orë qe më kishte zënë gjumi e u zgjova. U ktheva dy-tri herë majtas-djathtas, mbështolla jastekun lamsh dy-tri formash por s’më zu më. Nji zhurmë monotone e paspjegueshme, se nga vinte. Bëra të ngrihesha por shpresa se do më zinte gjumi prap më mbajti në dyshek. Kisha nevojë të tmerrshme për gjumë. Para ca ditësh pata parë nji doktor. Psiqiatër. Kisha kohë që doja ta shihja por nji ngërrç në gjoks s’më linte.

Papritmas më zinte nji dhimbje e tmerrëshme kreje. Nuk kërkonte shkak imediat si duket, mbasi më zinte heret në mëngjes, kurdo gjatë ditës në rrethana krejtë të ndryeshme nga njera herë në tjetren. Kur me zinte natën, oh! Më shkonte mendja të hidhesha nga kati i shtatë ku banoj. Vdekje e sigurtë mendoja dhe kohë optimale... Kisha shkuar aq larg sa pyeta nji mesues fizike të llogariste kohen që do merrte për t’u plasë në tokë nga kati i shtatë. -Sa kilogramësh është trupi? -Nuk e di profe, i thashë... -Pse a ka rëndësi pesha e trupit kur hidhet nga kati i shtatë për t’u plasë në tokë? -Po. Sigurisht. -A nuk është rënia e lirë njisoj për të gjith trupat? - Luan rol edhe fërkimi me ajrin dhe masa e trupit.... -Por, vazhdova un, më kujtohet që nji mësues i fizikës në klasen e shtatë na ka pas thënë se pavarësisht nga masa e pesha e trupave, po të lihen të lirë ata do ndeshin token në të njëjten kohe nëse kjo ndodh në boshllëk ajri, vakum. Këta fjalë po i zvarrisnja si nji i dehur, me gjuhë të ntrashur. -Po.... nëse krijon vakum rreth trupit ashu është, siç të ka thënë mësuesë i klasës së shtatë. -E si mundet njeriu para se të hidhet nga kati i shtatë të krijojë vakum rreth vetes? A ke ndonji këshillë profesor?  Ndërkohë krejt gjoksi e qafa më ishin mbuluar në djersë. Preka veten me dorë, laga pëllëmben me djersë dhe doja ti merrja erë... Se pse mendoja se do i vinte erë gjaku... Doja ta pyesja profesorin pse ndodh që të mendojë njeriu që djersës ti vijë era gjak, por s’kisha si. Më kish dalë gjumi. Zhurma konstante që më kishte zgjuar heren e parë, në mesnatë nuk ndjehej më. Mendova se do kish qenë nga përplasja e kanatave të grilave në dhomen tjetër të gjumit. Do i kisha harruar hapur ndoshta. Pashë oren. Ketë radhë ishte pothuaj në të gdhirë. Pse u zgjova? Mendova ashtu i zhytur në djersë por pa përgjegje. Truri më ishte gati i mpirë. Ndoshta nga biseda me profesorin. Profesori do duhej të ishte idiot. Përndryshe nuk do më kish trajtuar me aq seriozitet, sidomos pas asaj bajgës me klasen e shtatë. Apo mos ndoshta vallë e ka ditur se jam në gjumë? Ku ta di? Po tash, tash si u zgjova? Çfarë më zgjoi xhanëm?

Capturesde4kjlsdtokj.jpg

Tingujt e nji kitarre bas më vinin të afërt.... Ndoshta çuni i Sabriut, ati karrocierit të druve mendova. Po po, ai do ketë qenë që më kish zgjuar me kitarren e tij. A thua edhe ai të jetë idiot si profesori i fizikës? Nuk e bëja dot lidhjen midis profesorit idiot të fizikës dhe çunit idiot të Sabriut. Mendoja se s’kishin se si në fakt të kishin lidhje organike me njëri-tjetrin. Gjenetike jo e jo. As lidhje llogjike fare... Leka, profesori ishte nga nji qytet tjetër dhe kishte ardhe në qytetin tonë kohë mbasi Sabriut i kish lerë djali... nuk ishin miq, nuk njiheshin fare. Atëherë si mund të ishin idiotër dy qenie që i njihja, që më ngatërroheshin ne mendje në të njëjten natë tek fleja? Po zilja e sahatit që mbaj te kryet kur flej si s’ra xhanëm pyes veten e dridhem nga frika se do jem fjetë dhe do jem bërë vone për tek doktori. Mu zu fryma e me doli gjumi për të treten herë..... Ndoshta kjo ishte nata që kisha fjetur më gjatë. Hyra drejt e nën dush, e hapa plot dhe fillova të shkumohem me sapun.

-Pse keni ardhe sot këtu? Kush ju ka rekomanduar? A keni probleme me zemren, mushkëritë, veshkat, stomakun? Nëse po, rrethoje fjalen përkatëse. A keni azma? Akeni alergji nga ndonji ilaç? Po të sëmurë mendor a keni në familje? Më zunë të dridhurat nga kjo pyetje. M’u shpeshtua frymëmarrja, pulsi po ashtu. Ndjeva se u shlliga në fëtyrë... Më duhej ti përgjigjesha kësaj pyetje pa tjetër. Mbylla sytë, u mbështeta ne kolltuk, mora frymë thellë disa herë për tu qetësuar... -Zotni! Dëgjova nji si zë gruaje. Hapa sytë dhe vura buzen në gaz. Ishte stuardesa që më kish sjellë mëngjesin. Mbas pak do zbrisnim në Tokyo. Para se të hiqja kufjet nga veshi, shijova tingujt e fundit të nji pjese me kitarre që po luhej në radio. Tashmë isha i ngopur me gjumë. I buzëqesha vetes dhe disi u krekosa duke u ndjerë mirë që nuk isha në zyren e nji doktori psiqiatër, por në aeroplan për në qytetin më të madh në botë. Tokyo shtrihej madheshtore poshtë meje...