Luledelet

 

Nga Amazona Hajdaraj

Ishe ti, që më kujtove, 
se kishte dalë pranvera, kur mu afrove, 
me kunorën e luledeleve në dorë. 
Sepse unë, 
i kisha lidhë nyjë stinët duke harru zgjimin,
që më mbeti vetëm në sy kur toka rilind. 
Atëhere, 
ja more një melodie me cicërima zogjësh
e me ujin e Drinit vajtusë 
për mungesën tone.
Më more dorën
e me gishtat e mijë, 
numërove pranverat e rujtuna në zemër
Më preke lehtë buzen, 
me rrezen e parë të diellit
e me fale ngjyrat e luleve. 

Por unë, nuk dita me u gëzu
ma shumë se një stinë.