Punë Burrash

Nga Sabina Darova

Aftësia e një burri në ditët e sotme nuk diskutohet nëse ka një të dashur, por sa i gjatë është numri i tyre në vijim. Këtë gjykim, Fredi e kish dëgjuar ndërsa qendronin të ulur në tavolinë me disa shokë, kur diskutonin planin e ardhjes se pastiljeve të kokainës nga Roterdami në Milano. Ishte një ndër ato ditë  kur ai sapo kish vënë gishtin e madh të kembës në këto "pune burrash" të shoqëruar me gjashtë pika çuditëse mbrapa. Ai, më i riu në grup, njëzetedy vjeç, thithte gjithçka ç'tregonin më të rriturit dhe kërkonte ta bënte të tijen. Në ato kohë kishte një të dashur që nga kohët e gjimnazit. E donte marrëzisht. Me nje vizë të falsifikuar si kosovare e solli në Milano. Mbas një viti, u shtuan me djalë. Gruaja filloi të punonte në një spital gjatë natës dhe ai mbante djalin. Gjatë ditës, merrte "fiesten" e tij të kuqe dhe rrëshqiste në qytetet e veriut për të shpërndarë pastiljet që qëndronin të fshehura në çantën e panolineve . Shok dhe engjëll mbrojtës kishte djalin që qëndronte në poltronen mbrapa i lidhur  në ndenjsen me rryp. Kështu kalonin ditët e Fredit. Shiste pastiljet, mblidhte paratë, kafe dhe tym cigaresh ndër lokale. Kaluan tre vjet dhe ai filloi të ndihej i rritur. Xhepat i mbusheshin me para, i bleu shtëpi pleqve në Elbasan, rinovoi garderobën me veshje të kushtueshme, shetiti plazhet më të shtrenjta gjatë verës dhe lokalet më të shtrenjta iu bënë si të tijat. Por nuk ndjehej i kënaqur. Se ç'i mungonte diçka. U kujtua që i mungonte një e dashur. Një natë, Miri, shoku i tij i ngushtë, e ftoi të shkonin në një pub. Fredi u mendua

Capturehhhjndcse4.jpg

gjatë sepse duhej të organizohej. Si mund ta merrte engjëllin e tij mbrojtës, domethënë djalin, me vete? Zgjidhja, qe një grua e moshuar moldave. Pub-i i pëlqeu shumë, mbasi ktheu disa gota whiskey, paksa i ndrojtur , iu afrua njërës nga vajzat që shërbenin për kalim kohe në lokal. Hapi portofolin dhe me një kartmonedhë të fuqishme e bindi që të dilnin së bashku në drejtim të makinës. Kjo natë u perserit disa herë, për muaj me radhë... Por u merzit shpejt . Fredit i mungonin dialogjet. Vajza me të cilen shoqërohej ishte dhe ajo moldave, njihte fjalët që perdoreshin në raporte të shkurtra dhe intime. Shqiptonte edhe mjaft mire, numrin e shumës që kërkonte nga portofoli i Fredit.
Për fat të mirë, dispononte një i-phone që si aplikime kishte si what's up, dhe viber e si face time apo face book. Filloi të kërkonte në rubriken e miqësisë të njohurat e kohës së shkuar. Ju ngjall ndjenja e mallit për bashkëatdhetarët . Kish kohë që nuk fliste shqip e që nuk përdorte fjalët e urta të vendit të tij. Çfarë malli! Si magji, numri i vajzave në listen e telefonit u rrit. Nga një e dashur virtuale, mbërriti në pesë. Por edhe me komunikimin virtual u lodh. Duhej të bënte diçka.  Shtëpia e tij ndodhej afër aeroportit Malpensa. E shumta, do ti duhej një makinë nga aeroporti i Rinasit deri në Elbasan. Por për këtë do mendonin shokët. Udhëtimet për në Shqipëri u shtuan. Kontakte trafikantësh, kontakte të dashurash. Dhe persëri gota pijesh, tym cigaresh, këmisha setapurash, krevate hotelesh, muzike popullore që të shponte timpanin e veshit dhe dihatje kenaqesie deri në fund. Por burrat nuk kënaqen e ndalen këtu. Dëshira e tyre është që ç'ka jetojnë, ta ndajnë mes tyre, në tavolinat e lokaleve. Dhe fillojnë e tregohen. Tregojnë për të dashurat e tyre (sasia rritet në bazë të fantazisë personale), tregojnë e mburren për moshen e vajzave sa më te reja , (në fakt e dashura e fundit e Fredit ishte nje studente në maturë). Tregojnë  gënjeshtrat që duhen, të bindin gratë në darkë. E fundit ndoshta, për sa kohë e "punojnë" të dashuren e tyre në krevat. Duket sikur janë në sallen e bursës, ku koha e qëndrimit rritet me një shpejtësi marramendëse. Nga pak minuta, arrin deri në dy orë. Sytë zgurdullohen, gjaku iu vlon ne fytyrë, zëri kumbon, e kështu iu rritet besimi... Afër iu kalon kamarierja dhe me një zë pak të ndrojtur e buzeqeshur, i peshpërit në vesh Fredit:
- Njimbëdhjetë. Vetëm njimbëdhjetë minuta janë!
Punë burrash!