1944-en e parapriu 24-ra (essay)

Nga: Gramos Xhaferi

...1944-en e parapergatiti revolucioni i 1924-es, - shprehet Eqrem bej Vlora ne librin e tij "Kujtime".
5 Maji ne shkolle...ne vend te ores se fese
Stenden me portretet e ministrave te qeverise se Vlores, te Mithat Frasherit, A. bej Toptanit, E. bej Libohoves, etj., cilen me aq merak e kisha vendosur ne nje vend te dukshem ne shkolle kur isha drejtor, e hoqi me neveri drejtori i ri i rilindjes. Ne vend te saj, si per inat: shume stenda me portretin e diktatorit mes partizanesh me grushtin lart ne çdo klase, ekspozita me foto dhe piktura me partizane..Me peshtjellonte veçanerisht nje skulpture balte e punuar keq - nje partizan kokekarroqe me nje yll sa gjysma e kokes. 
- Asnje nacionalist, do te thoja, ballist apo legalist nuk luftoi? - Pyeta jo pa nerva mesuesen e historise qe kishte pergatitur ekspozene.
- C'te te them une..,urdher nga lart...
Koncert ne oborr. Shume nxenes, plot nxenes te veshur me bluza te kuqe, nje e kuqe e shplare..,jo si e flamurit..Po shgaben dykrereshe pse nuk e keni vene? Dreqi ju mori...Nje tabele ne mur e shkruar me ngjyre te kuqe: 5 Maj. Picerrova syte per te pare me mire..Ndoshta shkonte me mire te ishte 5 MAO... 
Po pelcisja nga nervat. Sa shume flamuj te vegjel, trekendore..Dhjetera, qindra..Te gjithe me ate ngjyren te kuqe te shplare sikur t'i shtonin leukocitet ne gjak. Ngjanin si flamuj kineze, vietnameze, kubaneze..,siameze. Te lidhur e te ngaterruar neper shtylla qendronin kercenueshem si rrjete permbi koke, qe te kishe kujdes kur ecje se mos te mblidheshin per fyti. Kishin ardhur per te festuar plot komuniste socialiste, specialiste, anarkiste, maoceduniste... Per dreq, gra me rroba te kuqe, veterane me shaje te kuq. E kuqe, i kuq, te kuq...Nuk e dija se ky mbiemer i nyjshem qe u kisha spjeguar nxenesve nje dite pare do me çmendte nga trute...
Nje nxenese me zerin thike, filloi te recitoje Marathonomakun e Nolit. Ne sfond, muzike marsh, O Zot, po kete ku e gjeten? 

Capturefgt6.PNG

"Fryhet Vjosa, derdhet Drini/ Dridhet beu dhe zengjini/..Se kudo gjemon trumbeta../" M'u kujtua nje episod, (gjithnje nga libri "Kujtime" i Eqrem bej Vlores): Kur nie nenpunes i larte i mbreterise, Tafe Kaziu, i gjen kryengritesit revolucionare te grushtit te shtetit te '24-es te strehuar njerezisht ne oborrin e shtepise se beut dhe i lutet ketij te fundit ta lejoje t'i marre e t'i ndeshkoje sipas ligjit, i zoti i shtepise nuk e lejoi, ne respekt te kanunit te mikpritjes. Pak a shume i tha keshtu Tafe Kaziu beut: " Une keta horra qe po dridhen nga frika, dua t'i ndeshkoj, se kjo nuk eshte vetem ne te mire te mbreterise, por edhe ne te miren tende si klase..." "Ngrehuni dhe bjeruni/ Korrini dhe shtypini/ Katundare e punetore/ Qe nga Shkodra gjer ne Vlore /- vazhdonte te recitonte me zerin thike nxenesja, me doren grusht lart poshte, sikur vertet po i shtypte bejleret..
Veç nje varg me beri te me merren mendte: "...Kuqo Marathonomak.." Mos! M'u duk se me ra damllaja...