Romantike

Nga: Dashamir Dini

Ne strofullen prej guri
dremit nata e mbremeshme.
Ne gjumin e saj rri zgjuar
hena e te dashuruarve.

Nen hene
jam une
qe pres te vish ti.

Dita shkel
mbi heshtjen,
duke e thyer me mosperfillje.

Une mbledh
copat e heshtjes,
per te bere
nje mbremje tjeter per ty.