Në lagjet periferike

Nga: Dashamir Dini

Në lagjet periferike
ku vetem frika shetit netëve,
jetojnë njerëz.

Ata nuk kanë ëndrra,
kanë vetëm uri.

Të vetmet investime të qeverive
për lagjet periferike janë,
rritja e siperfaqeve të banimit në burgje
dhe modernizimi i policisë.