Poezi

Nga Klodian Kojashi

Kjo poezi asht per ty
që m'je gjetë larg
sa herë kam pasë nevojë për dike larg
që ke pasë gjithmonë një fjalë të mirë
dhe s'e ke thanë, 
për mos me e vra
diteve kur ka ken e kotë cdo fjalë.
E për tana heret qe s'me ke kuptu
sepse kuptimi i dy njerezve
nuk i shfaqet një nate cfarëdo
ai nuk ngutet,
rrin në heshtje
e pret.
Kjo poezi asht per ty
për keto e për shumë arsye tjera
që sonte s'i di