Muzikantët në Stamboll

Nga: Xhabir Tabaku

Ishte Janar. Janar prej atyre që të bien thojtë prej gishtash. Të ngrihet hunda e të bie në tokë po e preke. Po hyja në nji stacion treni nga ku do shkoja në aeroportin e Stambollit. Po vrapoja që të mos më ndalej fryma nga të ftohtit. Sa hyra nëntokë, ndjeva nji valë nxehtësije, tinguj muzike dhe pashë nji qoshk të vogël që shiste kafe, çaj, çokollata e sende të tjera për konsum çastit. Tre vetash ishte grupi që jipte shfaqe muzikore aty në stacionin nëntokë. Nji me kitarrë, nji me violinë dhe nji me nji vegël si biçim dajreje por pa lekurë, vetëm me rreth dhe ca peta metalike që lëshonin tinguj të vrazhdë. Muzika ishte si prej jugut të Amerikës. Nuk di ti ndaj muzikat e atyre vendeve. Më duken të gjitha njilloj. Nejse. Njëri nga muzikantët edhe kendonte… spanjisht. Para vetes kishin vënë nji kovë boje boshe dhe siduket prisnin që njerëzia t’u hidhnin para. Shum prej kalimtarëve dhe shikuesave edhe hidhnin në fakt. Un kisha ca të thyera, ca kacidhe dhe ua hodha. Harrova për ku isha nisuur dhe u habita mbas tyre. Luanin bukur me veglat. Njëri ishte edhe komik. Herë pas here lëshonte nga nji batutë e njerëzia qeshnin.

Capturebndc22q.jpg

Në përgjithësi batutat e tij kishin lidhje me të hedhurit e parave. Dy vajza të reja dolen para orkestrës dhe filluan të kërcenin. Në fillim njerezit e pelqyen dhe i duartrokiten, por kur ato u nxehen dhe filluan ta shikonin njëra-tjetren me lezet populli sikur u shtang. Pastaj ata gocat filluan ta preknin njëra tjetrën dhe të putheshin. Ca u larguan duke hungëruar nën hundë por ca qëndruan. Un qëndrova. Nuk kisha parë kurr në jetën time dy vajza të putheshin… Hajt thashë, të shoh ç’bëhet. Disa njerëz po i inkurajonin, dhe muzikantët menduan se kjo do afronte më shumë shikues e filluan ta nxehnin muzikën dhe të bënin gjeste të ashikllinjve. Nuk vonoi pak dhe mbërriten nja katër a pesë policë. Alamet burrash. Jo të shkelmuar ata vajzat, por ua nxorën dashurinë për hundësh… Po muzikantëve? Oh! Grushta e shkelma sa mundnin. Këtu jeni në Istanbul tha njëri prej policëve … Pisa! Shkoni… Pirdhuni në Paris. Mendova se me siguri që ata vajzat do shkonin në Paris dhe me qef biles, por a u jipnin viza francezët?

Nga Stambolli do fluturoja në Londër. Po vrisja mendjen si do silleshin policet anglezë po të shihnin dy vajza duke u puthur. Kush e di… As që më interesonte në të vërtetë. Çanten mbi shpinë dhe fillova të vishkulloja nji melodi që më mbet në mendje nga muzikantët latinë.