Nuse Pashke

Nga: Amazona Hajdaraj

 Autoria Amazona Hajdaraj

Autoria Amazona Hajdaraj

Autobusi i ndalun në stacion po mbushej pak nga pak. Dana po priste në trotuar pa dëshire që te hypte. I dukej sikur ajo hypje do ishte pa kthim. Një parandjenjë ndoshta? Vërente njerëzit brenda autobusit dhe ajo pjesë që flinte në sedile, dukej sikur nuk ishte zgjue nga krevati; dikush kishte marrë edhe mbulesa të holla qe te mbulohej. Ishte 4 e mjesit, në atë orë ende nuk kishte zbrit në tokë i nxehti i qershorit. Dana me lot në sy shikoi dhe një herë të ëmen, por shikimi iu përplas në dy sy ngjyrë akulli. Asnjë shenjë mëshire, asnjë lot. Ajo dukej e gdhendun prej guri. I duhej të hypte, sepse autobusi po mbushej plot dhe Dana rrezikonte me mbetë pa vënd deri në tropoje. Pershendeti ma pare te motren. - Lamtumire, i tha - nuk e di nese kena me u pa ma. E motra e mori në grykë t’u ia fshi lotët e shtoi: - Si nuk do t’shihena! Dhe mos harro se megjithë cka ka ndodhë, une të due shumë”. Në fund me të vërtet e motra e donte (në mënyren e saj) por i kishte thenë “megjithë cka ka ndodhë”, e ajo fjalë Mrisë iu ngul si heshtë në zemër. Në atë moment, në veshë i erdh zani i nanës si një ulërime - Boll tash. Hyp në atë autobus. U kthy nga ajo ta përqafonte por duart e saj mbetën pezull në ajër.
 

sv5f77u.jpg


Një shi i imet veror nisi të binte. Dana çoi kryet nalt nga qielli, me qellim qe lotet te cilet i kishin mberri deri te buzet , te perziheshin me piklat e shiut e t’i dukeshin ma të ambla. Kishte nevojë për pak përkedhelje e ato të shiut do ti kishin lehtesue peshën e dhimbjes së pafund. Por në atë udhëtim ajo do kishte marrë me vehte edhe peshën e ndergjegjës se tyne. I kishte kerkue disa herë falje s’amës pa dite se përse, dhe ajo nuk e kishte falë. I kishte thane të kërkonte falje në Zot, por Dana nuk kishte munde kurre te kerkonte falje, mbasi krijesa që kishte në bark nuk ishte mëkati i saj . Hypi në autobus dhe mbasi u ule pranë një nane me femijë te vogël në krah, u kthye nga dritarja te përshëndeste për të fundit herë motren dhe t’amën, por ato i kishin sjellë shpejt krahët dhe po largoheshin.

Ndigjoi një therje në bark, u mëdysh mbi vehte dhe qau me dëshpërim t’u i kaperdi ofshamet. Mbylli syte t’u kërkue me imagjinue të ardhmen e saj, por ajo u shkëpuste si një pjesë filmi i nderpreme nga konsumimi, apo djegia e shiritit.

I dolën para sysh miket kur u mblidhshin për te ngrene drekë mbas punës bujqësore, zërat e tyne harmonjoz, fantazinat vajznore, nuselalet mbi dore ku ato shikonin fatin nëse e kishin te larget apo jo, simbas ecjes mbi krah te nuses kakashore. Nësa në doren e Danës ajo rrinte pak sepse rrezohej per tokë. Dana u thoshte: - Vajza, une fatin e kam nën dhè. As në atë udhëtim me foshnjen e saj në bark nuk mbërriti ta shihte te ardhmen…

Pau nje vajze 20 vjeçe t’u dale në bjeshkë me mbledhe dushk, e tek i afrohej një djalë mbi te tridhjetat të cilin e kishte kushëri të largët (ma shumë se 7 brezni) dhe jetonin ne te njejtin fshat, ku martesat ishin te ndalueme nermjet pjestareve te fshatit,.. te ndalueme nga ligjet e kanunit. Prania e tij e shtangu , ngase ai nuk dilte kurre atje; ishte brigadieri i zones, e jo vetem, por per dushk dilnin vetem gra e vajza . Pse ishte ngjite vetem ajo vajze ne bjeshke ate dite? A nuk kishte pase menyre me ju shmang fatit te saj te zi?! E pau ate vajze te pazojen te luftonte e te kerkonte ndihme, e pau te gjakosur rreth vehtes, por pa shenja goditjet. Kishte mendue mire mos te luftonte mbasi nuk do ja kishte dale trupi i saj i brishte me trupin e nje kafshe te egersuem. Dana u zgju nga ankthi, hapi dritaren e autobuzit te nderronte pak ajer dhe ndjeu ne hunde eren e djegun te gomave, te perzieme me eren e pluhunit te tokes. Ahhhh era e pluhunit i pelqeu aq shume, e ndjeu te sajen.

Ishte e lodhun. Netet e fundit pa gjume e kishin derrmue. Mbylli dhe nje here syte te kerkonte te shihte nje anderr ma te bukur. Por ja qe i doli parasysh prape ajo vajze, kete here e heshtun , me sy te perlotun e te trishtuem, e pau tek shtrengonte dite per dite barkun e saj qe rritej qe te mos diktohej prej askujt. Pau ate vajze duke hype mbi shkamb , por pa marre guxim te hidhej ne perrue. E pau tek rrefehej te e ama muajin e fundit per mekatin e pa kryem. Ndjeu mallkimet mbi trup per korine qe nuk ishte e saje, per fatin e zi te familjes i cili ishte vetem fati i zi i saj, Pau ate vajze duke hype ne autobus si nje kriminele, e pau duke linde ne nje qytet larg fshatit . Duke linde nje vajze me floke te arte e me sy ngjyre qiell e cila nuk do e kishte njohe kurre t’amen, sepse ajo e kishte mallkue veten por jo foshnjen, kishte denue barkun e saj por duke i kerkue Zotit ndihme qe krijesa mrende te mos vunte. Pau ate vajze 20 - vjecare te mbulueme me dhè sepse ashtu i kishte kerkue Zotit. I kishte kerkue nje jete ta shkembente me nje tjeter ; nje jete te pafajsise se paperlyeme, me jeten e pafajsise se perlyeme.