Benim Istanbul...

Istanbul

Istanbul

Nga Xhabir Tabaku

Mëngjes. Heret fort. Sapo ka zbardhë tej në horizontin larg. Mjegulla nuk është davaritë akoma krejt, duke krijuar kështu nji pamje fantastike që shtrihet para syve të mi si pikturë delikate e ruajtur mirë. Mesjetare e moderne. Kodrat e qytetit jane qiellore. Ata duken si të dehura e kercejne vals mbi re. Mjegulla i mban lehtë-lehtë përpjetë sikur të kishin lindur bashkë. Nuk shihen as rruget e as njerëzit. Ata jane poshtë saj. Vetëm disa minare të stergjata arrijne me shpue tej. Rrotullohem plotësisht e i magjepsur marr frymë thellë... e mushknitë kerkojnë ma. Stambolli nuk është qytet. Ai asht muzë.. tingull harpe që jehon thellë-thellë në kohë. Bie në mendim e lutem për mjegullen të qëndroje avull. Muezini plak thërret ezanin me akustiken e tij të mpakur. Papritmas, qytetin e mue na mbulon jehona. Qielli e toka shkrihen nën thirrjen sublime, e si me dorë drita mbulon gjithçka. Allahu Akbar! Thirrja vibron në ajër e piskama ban lidhjen mes Tij e nesh. Xhamite janë plot... e me zbrazjen e tyre mbas faljes, nji qytet madheshtor gumëzhin. Kërkon të kapë kohen e humbun.....

Miljona, shkojnë-shkojnë e vijnë-vijnë si milingona... sillem e mbështillem e prap te ai Taksimi jem e mbaj frymen. Mallë e kujtime asht.. Europë e Azi. Ha dreke në Istikal te “Haki Tavuk”, pi nji çaj me teze Hatixhen e marr rrugën per te xhamija që kam ma për zemer. Eyup xhami, asht ku sexhdja me ngjet në ballë... Ku me hiqet rreshku e malli për Stamboll. Imam Sadiku, më merr ngrykë: Hoş geldiniz!