Kushti



Nga: Sabina Darova

Ana vendosi që atë mbrëmje ta kalonte ne jazz club sëbashku me shoqet e saja. Meqenëse ishte fillim maji, tema e asaj mbrëmje ishte Ballo Swing e viteve tridhjetë. I pelqente shumë të kërcente. Zgjodhi një fustan blu të mëndafshte me nga nje vijë të hollë të kuqtë të shpërndarë  si fishekzjarre në qiell, vendosi mbi kokë një kapele që kishte një pupël anash. Se fundi kaloi dhe një të kuq të fortë në buzë dhe terhoqi deren. Salla e kërcimit ishte plot e përplot. Atmosfera e gëzueshme dhe e çiltër. Dukej sikur ishte zhvendosur në një kohë pa emër nga një fije magjike, e padukshme që e tërhiqte si një varkë të lumtur, e perkundej ëmbëlsisht në valët e muzikës. Ju afrua grupit të shoqeve, por nuk i gjeti vetëm. Dalloi tre djem jo te rinj, pak a shum të moshës së tyre, 40-45 vjeçare. Ishin të veshur me shume shije. Nuk i njihte. Nuk ishin parë kurr deri në atë moment. Stela, shoqja më e shkathtë e grupit, ajo që del në rrugë e mbledh të gjithë të panjohurit,  i prezantoi: - Ana, njihu me shokët e mij. Kan ardhur nga një qytet fqinj për punë dhe u ndalen sonte . Jane shokë te rinisë.
Mbasi u prezantuan, Toni, njeri prej tyre e fton të kërcejnë . Të dy, gjenden në qendër të pistës së  vallëzimit. Eshte një balerin i vërtetë. Ka shumë elegance në lëvizje. Kërcyen sikur të kishin kohë që njiheshin. U pelqyen. Për gjithë mbrëmjen qendruan bashkë. Nuk i ngacmoi askush. Grupi u kuptua midis tyre pa folur. Kur kembët nuk mbanin më , fustanet e bluzat ishin bere per tu shrtydhur dhe akrepat e orës, shenonin dy pas mesnate, u ndanë.  Shkëmbyen adresat për tu degjuar në face book.
Të nesërmen në mëngjes ndërsa përgatiste ushqimin, sheh kërkesen e tij të miqëisë në murin e fb-së. Pa meduar dy herë, buzeqesh dhe zgjat gishtin tregues drejt butonit te cellularit, shtyp ok. Në darkë si gjithmonë, mbasi kish ngrenë dhe larë enët, e ulur mbi divan, fillon e kontrollon faqen e fb-së për të parë të rejat e ditës ndër miq. Në ekran sheh nje - Mirembrema Ana, - Mirembrema Toni! përgjigjet.
Pak e ndrojtur, por biseda zgjatderi në mesnatë. Të nesërmen po ashtu, përshendeten dhe tregohen. Si në një film. Tregojnë diten si eshte kaluar, librat qe ju pelqejne, muzika. Toni është një njohës i përkryer i muzikës. Është i apasionuar ndajblues e soul. Për një javë kështu. Ana që nuk do ti qendrojë mbrapa i flet për pasionin e saj ndaj jazz-it. Fillojnë të ndjejne një lloj terheqjeje. I pari merr guximin ai, dukeja shprehur nepermjet nje kenge te Ray Charls, "Georgia on my mind". Ana i lë të kuptojë se ai nuk i është indiferent.

Capturesuuuj.PNG

Toni tregon që eshtë i ndarë dhe ka dy femijë. Ana e ndarë, por pa fëmijë. Toni tregon që nuk ka shume shokë e jeton i vetmuar. Ana tregon se ka shumë shoqe dhe kerkon që ti mbushi ditet me diçka te re. Toni deshiron ti dhurojenje cd të kengëtares se saj të  preferuar, Billi Holiday. Ana dëshiron që ti dhuroje një libër mbi historine e jazz-it.
Të dy duan natyrën. Flasin për orë për kengen e zogjve, eren e pishave, ngjyren e luleve, për dëshiren për të ecur vazhdimisht.
Takohen një të djele mbas dy javesh që njihen. Ai vjen në Torino, ku jeton ajo. Shohin një film në kinema, marrim nga nje akullore e percillen. Kan frikë të vazhdojnë më tej. Hijet ehistorive të kaluara ju qendrojne akoma si xhandarë mbi kokë. Kujdes dhe vetëm kujdes!
Mbas dy diteve, Toni provon ta telefonojë, ashtu si rastesisht. I mungon zëri i saj. Mbasi përshëndeten me nje ciao që shërben si fletë-hyrje në bisedë, i shpreh që ka filluar të ndjeje diçka serioze për te. Ana buzeqesh dhe pergjigjet se edhe asaj ai i pelqen. Prania e tij bën pjesë në mendimin e saj të përditshëm. Çdo gjë duket sikur shkon natyrshëm.
Atëhere, thotë Toni, duke trashur zërin, tani mund të fillojmë të flasim edhe shqip. Mua më pëlqen që fjalët e ëmbla ti them shqip.
Ana ndjen një dridhje këmbësh. Me zë të mekur pyet: - Çfarë the?
Dua te flasim shqip që nga ky moment, perforcon ai me ton urdherues.
Anës i bie telefoni nga dora . Nuk kuptohet se çfare arrin të mërmërisë me sy të humbur e të trembur. - Une të flas shqip? Shqip? Do të thotë që Toni është shqipëtar?
Por si eshte e mundur? Kishin folur aq gjatë për gjithçka dhe kishin harruar të prezantoheshin nga cili vend vinin! Si nuk e kish dalluar shqiptimin e huaj të fjaleve? Si është e mundur që të flasë kaq rrjedhshem gjuhen italiane? Sa bukur dhe me sa elegance kercente! Si të jetë e mundur?!
Nga ana tjeter e receptorit dëgjohej zëri i tij i ndryshuar: - Alo, alo, alo!