Party*

Nga: Dashamir Dini

Dashamir Dini

Dashamir Dini

Zotat e gjithë botës
festojnë ditëlindjet
duke pirë me kupat e qiejve.

Une jam palacoja i zgjedhur,
i kësaj darke
hyjnore.

U them se taksat
fluturojne bashkë me zogjte,tek ne.

Ata gajasen!

U flas per Nastradinin,
që desh e mesoj gomarin
të punonte pa ngrënë,
por per dreq
ja vodhi vdekja.

Ata permbysen në gaz!

U rrefej sesi unë dehem
duke pirë hidherimin tim....

E ata prap qeshin e qeshin...
pa u lodhur të kuptojnë,
qoftë edhe një fjalë
nga gjuha ime e shpifur...

* party (ang) = festë