Kumparsita

Nga: Sabina Darova

Sabina Darova

Sabina Darova

Një hap përpara, dy hapa mbrapa, një, dy, dy, një... I numëroj me mendje ndërsa kërcej për të mos gabuar, e mbështetur në supin e një djaloshi 18-vjeçar që po vallëzon me mua në sallonin e katit të dytë të gjimnazit, ketë mbasdreke të ditës së premte, në oren 17.00, të vitit 82'

Kërkoj të mos gaboj, ngurtësisht ndjeki ritmin e muzikës në vallëzimin tim të parë, në vitin e parë të gjimnazit. Ndjej frymen e tij pranë, pëllëmben e dorës së djathtë të ngjeshur mbas shpatullave, të majten lidhur mbas times që djersin, ndërsa më tërheq në rrethin e vogël të sallës së ashtuquajtur pistë vallëzimi.

Salloni i katit të dytë ndarë në dy grupe karrigesh përballë njera-tjetres, në njërin qëndrojmë ne vajzat, me perparëset e zeza e me jakë të bardhë, ndërsa në tjetrin djemt me kemishat poliester të bardhë apo bojeqielli, te hapur pak në gjoks, pantallonat terital gri apo te zeza, te hekurosura me vijë. Sytë e tyre drejtuar si prozhektore drejt nesh, duket sikur dërgojne rrezet X për të kuptuar se cila vajzë i pelqen dhe nuk do ta refuzoje për vallëzim. Ne vajzat, me zemrat që rrahin si zogj të çartur, në ankth, presim se kush nga djemtë do paraqitet të na kerkojë doren për vallëzim. Bateria e xhezit çliron tingujt e parë, fizarmonika fillon të hapet e kitara preket nga pena e kitaristit. Melodia e parë tango, Kumparsita. Emrin ja njoh prej tim eti, e njoh përmendsh sepse i ka renë shpesh. E adhuron. Shkrihet njësh me te ndersa shtyp tastet e fizarmonikës.

Me sytë përdhe gjoja si të turpshëm, pres duke numëruar një, dy,tre. Kerkoj me mend se kush do më ftojë. Kalojnë pak minuta, kur shoh dy kepucë bojekafe të arrnosura (kështu ishin atëhere), që qendrojnë përpara meje. Ngre sytë dhe shoh poetin e shkolles, Zefin, nxënësin e vitit të katërt që me sytë e tij bojeqelli të shkruara, më shikon në bebëz të syrit. Shqipton fjalët e çmuara: - A mund të të ftoj? Për një sekond hezitoj, bëj sikur ngrihem me përtim e në çast gjendem në krahët e tij. E lumtur. Nuk shihemi në sy, unë hedhi vështrimin diku në sallë e perhumbur, ndërsa ai më urdheron me lëvizje për ta ndjekur. Po, në tango urdheron mashkulli. Më vjen mire.  Një hap perpara, dy hapa mbrapa. Ndjej që kercen lirshëm dhe i sigurt. Helbete, ështe i stërvitur, në vitin e katërt. E ndjen që më pëlqen si vallëzon dhe me pëshpërit në vesh: - Vajza e muzikantit, e kalova provimin?

Vitet 80-të

Vitet 80-të

Skuqem deri tek veshët që më zbuloi, dhe nuk kujtoj ç'pergjigje i ktheva. Mbas dy melodive të tjera turni mbaron. Kthehemi ne vend. Pesë minuta pushim. Në keto minuta grupet e vajzave kthehen në koshere bletësh që gumëzhijnë. Tregohen emocionet e para, flasim njëra sipër tjetrës, skuqemi, djersijmë, kënaqemi. Oh! Sa kënaqemi! Nuk jemi të ndërgjegjshme për atë që ndodh, por provojmë sensacione. Nuk arrijmë ta shpjegojmë, por sytë shkëlqejnë e lëshojnë vështrime të pa ngopura në kërkim të turnit të dytë. Trokitje e dy shkopinjve mbi xhez, rifillon muzika, përseri ankthi se kush do të jetë kantidati tjetër e me radhë. Kalojnë minuta dhe ndjej që askush nuk paraqitet përpara meje. Nuk arrij ta kuptoj, e refuzuar se nuk kam kercyer mirë, nuk ju pelqej, tëmthat më rrahin. E tronditur ngre këmbët zvarrë, dhe i dergoj në banjë. Aty pres deri sa të mbaroje turni i melodive... Një hap përpara, dy hapa mbrapa. Kërkoj të qetësohem e të kuptoj arsyen. Filloj të denoj veten. Me pas me vjen nder ment fakti që unë jam vajza e muzikantit të persekutuar. Jo çdokush merr guximin të qëndrojë afër meje. I prishet biografia. Po edhe këtu, mendoj, do distancohen? Në rregull, i them vetes, rregulloj përparesen, ngre koken lart dhe me hap të lehtë afrohem përseri në sallon. Sfidë duan, sfida i pret! Kthehem dhe ulem përsëri në vendin tim. Kalon dhe një turn tjetër. Unë përsëri vetëm e ulur në karrige. Të gjithë kërcejnë.Mbylli sytë dhe degjoj muzikën. Mendja shkon larg. S’e di se ku. Vetëm aty, nuk dua te jem atë çast, kur ndjej një dorë që më prek lehtë në sup. – A ka mundësi? Ngre kokën dhe vërej përsëri poetin e shkollës. U bëra për lëmoshë them me vete.

 - Nuk mundem, I pergjigjem. - Jam e lodhur, sapo u ula.

Ai, më buzeqeshje ulet në krah dhe peshpërit:

- E di që nuk ke kërcyer me askend mbas meje. A e di përsenë?

E skuqur deri tek veshët, leshoj një jo të shurdhët.

- Sepse je e zgjedhura ime. Shokët e kuptuan që ti më pëlqen dhe askush nuk mori guximin të vallëzojë me ty.

Një hap perpara… dy hapa mbrapa…

Ka kaluar shumë kohe...