Një Unë

Nga: Klodian Kojashi

Klodian Kojashi

Klodian Kojashi

Nji unë 
sonte m'del mangut
s'asht kthy te unë
e ku me e kërku, s'di.
E kujt me i thanë.
a i thuhet kujt, 
m'ka tretë nji unë 
që mbaja brenda vetes?
Kam edhe të tjerë
po këto janë kot.
Ai ishte nji unë 
që ti e pëlqeje shumë
tash them se ndoshta
e lëndoj
tuj e kërku.
Le t’jetojnë i lirë diku
nji unë 
që ti e deshte
pa mu!