Vajza me biçikletë…

Nga Xhabir Tabaku

 Xhabir Tabaku

Xhabir Tabaku

Isha mërzitur, e isha mërzitur paq. Jeta, ndonëse nga natyra optimist, nuk po më hynte në sy. E kur them se nuk po më hynte në sy, e kam fjalën per nji gjendje që don ta ndërrosh, por asnji hap nuk e hedh dot. Ishte Shkurt. Dita e trete e Shkurtit kur mora vizen për në Angli. Vizen e mora në ambasaden Angleze në Pragë. Në Pragë gjendesha për nji vizite dyjavore për ca punë të mia profesionale. E provova dhe pata fat. Ma dhanë pa as më të voglin problem. U cudita. Nejse, mora rrugat e botës ashtu papritë e pa paplanifikuar. Londra! Londra ishte metropoli që kisha andërruar për veten time që në vogli. Kisha në shtepi shum libra e në mesin e tyre nji tekst shkollor gjeografie, botim i vitit 1937. Nuk e di si kishte mbetë ne raftin tim ai libër, por di që mund ta kem shfletuar me dhjetra herë. Kishte fotografitë e cdo kryeqyteti apo qyteti të rendësishëm të Europës dhe Amerikës Veriore. Me laps të kuq, kisha rrethuar qytetet ku ënderroja se mund të shkoja nji ditë për të jetuar. Sigurisht që Londra ishte e para që pata rrethuar me të kuqe. Ishin edhe disa qytete të tjera që nuk e di se si e pse, por ishin në rreth të kuq. Ndoshta arsye romantike! Sigurisht që kjo duhet të ketë qenë, pasi c'dreqin do doja un në nji qytet si fjala vjen Graz? Pergjigjen mundohesha t'ia jipja vetes në perputhje me llogjiken që do të kish mundur të më orientonte ashtu. Për shembull në lidhje me Graz-in, mendoja se do e kisha rrethuar me të kuqe nën efektin e Cvajgut dhe shkrimeve të tij. Meqë është fjala tek Cvajgu.... Ai ka qenë shkrimtari që më ka cytur deshiren për prozen e shkurtër. Po të më pyesje kur isha trembëdhjetë - katërmbedhjet vjeç si do doja ta kisha emrin, sigurisht që do thoja Stefan. Stefan Cvajg. Arrita në Londër në oren katër e pesëdhjet minuta të mengjesit. Sa kryen formalitetet në zyrat e aeroportit dola. Harrova se do kisha kohë për ta gjezdisur qytetin sa të doja e vrapova për te rradha e taksive. Hipa në një të tillë. Ishte automjet i cuditshëm. As i rehatshëm, modern e as qytetarë. M'u duk si kashu, si ato arkat e nuserisë të gjysheve tona. Por ishte e lartë e mund të qendroje edhe në kembë po të doje. Zura vend mbi nji valixhe të madhe qe kisha marre me vete. Nuk dija ku do shkoja, e kur më pyeti shoferi se ku, i thashe me zë të mekur: Ritz... hotel. Isha i pasigurte që e kisha mbajtur mend mire emrin e hotelit nga nji liber qe kisha lexuar në rinine e herëshme. " Nepër analet e diplomacise angleze" e ka pasë titullin ai libër. Më kujtohej që autori i librit kur fliste për qendrimin e mbretit Zog në Londer thonte se fillimisht pat zgjedhur për rezidencë "Ritz Hotel".... Shoferi heshti e kjo më lehtesoi, pasi mendova se e kisha memorizuar saktë dhe e kisha shqiptuar drejtë. Nderkohë që shoferi grahte mjetin e tij në heshtje dhe radio leshonte në volum të ulët tinguj të nji muzike të largët amerikane, un u zhyta në kujtimet e rinisë, i nxitur edhe nga libri që më ra ndërmend. Ai liber ka qenë ndër të parët, që babai im ndjesë pastë, më pat ofruar në kursin tim të Zogizmit. Le të fillojmë kështu më pat thenë plaku. Me pat fërkuar shpatullat e më pat keshillue se duhej të lexoja sa me shum, që të arrija të konkludoja sipas meje e jo si më thonin të tjerët. Me të tjerët nenkuptonte qeverinë e asaj kohe. -Ti tani je berë burrë ... ti e din të keqen dhe të miren. Atbotë ishin dite të veshtira për familjen tonë. Ishin kohë frike e presioni. Por edhe kohë varferie e dyzimi. Babai im kishte fjale pak. Kur më keshillonte, përdorte nji metode të vecantë të cilen e kishte perpunuar e rafinuar deri në përkryerje. Përmes historishë. Kjo ishte metoda e tij. Me tregonte nji ndodhi e më shihte drejt e në sy. Sikur permes syve donte të depertonte ne mendjen time për tu siguruar që e kisha marrë mesazhin.

Capturedfe45sd3x.jpg

Babai kishte berë burg. Jo shum. Vellai tij po. Dy here nga dhjet vite. Xhaxhai ishte në burg atekohe qe po flas. Un e kisha parë disa herë kur isha femijë, pastaj më vonë filluan e nuk më linin më. Nëna. Nëna ime dhe halla shkonin rregullisht. Babait ia kishte ndaluar xha Xhavidi. Ai nuk donte ti hynte gjemb në kembë vëllaut të tij. Sa për nenën, ajo ishte trimëreshë. Si ndër libra a filma. Kishte nji karakter të ashpër. E përdorte si mburojë. Jam thekur rrugëve të Burrelit që e vogël, më thoshte shpesh. Ajo kishte pasë nji herë e nji vakt tre meshkuj nga shtepia në burg. Të atin, xhaxhain e të vëllanë. Me vonë edhe daja tjetër kish renë në burg. Ajo s'donte t'ja dinte. Le të me fusin edhe mua në burg thoshte.... pak më kan denuar?! Le të më denojnë edhe mua. Ndoshta nena ime ishte ndër ata që kishte shkuar dyerve të burgjeve më shum se kushdo. Më tregonte qindra histori, por nji nga ata nuk mund ta tregonte kurr pa iu lagur sytë. Me thoshte se kishin shkuar nga Shkodra deri në Milot ne nji karroceri makine dhe ishin ngrire fare sepse ishte dimër. Acar thoshte, acar. Në Milot kishin pritur por shoferët nuk i mirrnin. Gratë e bënin rrugen e Burrelit në grupe më tregonte ajo. Donin të evitonin mundesinë e ndonji rreziku apo besdisjen nga shoferët. Harbutët, thoshte nena kur fliste për shoferët. Kur isha i vogël, më thoshte që mund të behesha cfarë të doja kur të rritesha, por shofer jo. Kishte degjuar histori të drithshme për shoferët ajo. Kishte pasë raste që kishin dashte edhe ti perdhunonin gratë e të burgosurve ndaj ata kurr nuk e mirrnin rrugen për Burrel të vetme.

-Vajtem te burgu.... Na lanë në pritje për tri orë të gjata nën fishkullimen e murlanit e të ftohtit si në Siberi. Pastaj na lejuan të shiheshim me tanët por nga larg. Kishim ndërmjet dy sira me tela me gjemba. Nderkohë që ne flisnim me tanët, policët hanin ushqimet që u kishim sjellur. Njëra nga grate qante. Ajo vinte rrallë se kishte katër femije dhe punonte në fermë e paguhej keq, pasi mungonte shum në pune meqë ishte e sëmurë. Me tuberkuloz. Të lutem i tha ajo policit mos ia hani te gjith ushqimin, mos! Policët, vazhdonte nena, ate donin. Të na shihnin të dobësuara e duke qarë. Njeri nga ata kishte nji fëtyrë të thatë, me hunden si zhgabë e dhembë të rrallë e të verdhë... nuk do i kish larë ndonjiherë qelbesira, thoshte nena. Flokët e shpupurishur e lëkuren e verdhë në të jeshile... Nikollë e kishte emrin. Mu zu fryma e fillova të therrisja. Turp! Turp a ke o i panderë? Im atë me shihte me vërejtje si të donte të më thoshte, mbylle të shkreten. A s'i njeh? Na i përsheshen krejtë ushqimet pasi hengrën sa deshën. Na shihnin me urrejtje... Shkoni tani na thane. Mjaft u pate e u degjuat me keta muterit tuaj. Pirdhuni! Ishte natë e madhe, përseriste nena duke iu dridhur gusha e duke iu grumbulluar lot ndër sy. Naten e Kadrit të paktën, shpresonim të kishin nji iftar si njerëzit. Nexhi, më e moshuara nga ne, na tha rrugës se kastën e kishin prishur ushqimin... -Natë e madhe për ne, por jo për ata. -Atë Nikollen, do e mbys me duar të mia kur të vije dita, kish thenë Nexhi. Kaurr i qelbun!

.... Kur arritëm para hotelit, taksixhiu më tha se do me ndihmonte të ngjisja valixhen deri tek dhoma. Jo, i thashe, duke e falenderuar pasi pagova. Nuk kisha rezervim gjithsesi, por e kuptoja se bakshishi ishte normë, jashte vendit tonë e un nuk doja të shpenzoja pa nevojë. Sa hyra në koridor, u shtanga. Budalla, i thashe vetes. Ai ka qenë mbret ore, si kujtove ti se do shkonte në hotele të dorës së dytë? Këtu ndoshta të nxjerrin jashtë fare. Nejse, iu afrova banakut dhe nji zonjë grua, e sjelleshme, më trajtoi me respekt e dashamirësi. Aristokracia angleze mendova… Kur me pyeti se si e kisha gjetur hotelin, i tregova të vertetën. Nuk dija asnji hotel tjetër në qytet i thashë, e keshtu e ashtu mbreti i vendit tim .... Buzeqeshi zonja dhe me të tundur të kokës desh të më rehatonte, ngase siduket kishte dalluar nervozizmin që më kishte zenë. Edhe un vetë po e dalloja. Kur më tha se dhoma më e lire ishte 360 pound, desh më ra tavani kokës. Kurr mos e jep veten lirë, me porosiste xhaxhai kur më bënte kursin e zotnillekut sic e quante ai. Edhe nëse je ngusht mos u jip o xha më thonte. Ashtu si ndër mjegull, mu sollen fjalët e tija ndermend. Gjyshi im ka qene tregtare mobilierie dhe i ka pas takuar të flinte shpesh hoteleve të Europës, sidomos ne Itali. Ai perherë më porosiste të isha fisnik në mendim, mbasi do vinte dita jonë, e un duhet te dija të sillesha si fisnik. Dita ime e zeza, ishte mu para meje. Para atij që nuk duhej ta jipte veten lirë, e para atij që duhej te mendonte si fisnik. O.K. thashë, dhe nxora të pagoja. Më terhoqi më anë të banakut zonja, e me zë të ulët e të ngrohte më pyeti nëse isha student. Jo, ia ktheva, por ky ishte synimi im. Ju nuk duhet te flini ketu nëse nuk e keni të domosdoshme më tha, duke parë anash. Me kaq para mund të paguani banesën për nji muaj. Shko në Soho dhe më ofroi nji kartë biznesi të nji hoteli në Soho. E falenderova shpejt e pa nji pa dy fluturova jashtë. I nxora doren nji taksije tjetër e duke hyrë brenda shqiptova fjalen: Soho! Se ç'ishte Soho nuk ia kisha idenë. Qytet? Katund? Kur e pyeta shoferin me tha se ishte emri i njeres nga zonat e qytetit ku ishin të perqendruar artista, studenta, etj etj. Ka edhe prostis(1) më tha ai. Përpara ka qenë mbushur dhe cmimi ishte i ulët por ka disa vite që kan venë dorë e tani duhet të dish ti gjesh e pagesat jane të kripura. Para se të mberrija në Londër, kisha frikë se mund të kisha problem me të folmen, ndonese kisha punuar si perkthyes në Tiranë me nji shoqate Daneze. Anglisht flisnim terë diten. E pyeta nëse dinte ai ndonji hotel të lire... I tregova kart-viziten që me pat dhenë zonja në "Ritz". Ky eshte O.K. më tha ai, por ka edhe më të lirë. Me shpuri tek nji tre katesh që më shum dukej si shtepi, se si hotel. Jane cifutër me tha. Yiddish. Duken të cuditshëm por janë te mirë e të lirë. Më uroi fat, e më tha se mund të shiheshim, pasi sillte çdo të premte mbasdite nji grup tek hoteli.

Dola për nji shetitje të vogël pasi bëra nji dush me ujë të nxehtë, në banjon e dhomës. Të zotët e hotelit ishin cifutër, nga ata orthodoks. Me veshje të zeza e me ca floke të perdredhur ngjat veshëve. Mbanin kapela të zeza me strehë të gjera terë kohen. Burrat, lëshonin të gjith mjekra. Mjekra të gjata e të pakujdesura... Gratë, dukeshin serioze, pak të serta por me kalimin e kohës kuptova se nuk ishin gra të liga. Mrs.Gross bile, më donte shum. Mrs. Gross ishte superioria e të gjithëve që punonin në hotel. Ndërtesa nuk kishte as tabelë me emër e as ndonji pamje hoteli. Nganjiherë më dukej sikur ata kishin aktivitet fitimprurës të paliçensuar apo ilegal. Sigurisht që jo, por mendja ime ishte nën inercinë e vendlindjes. Tek po ecja rrugës, i kushtova vemendje cdo gjëje që shihja. Shtëpive dykatëshe me tulla, dyqaneve me qepena roletë llamarine, mureve me grafiti, vajzave e djemve të shkujdesur e të veshur thjeshtë. I krahasoja me të rinjte e Tiranës. Këta këtu në Londër ishin më të qetë në pamje, më të sigurtë e të thjeshtë, në krahasim me rininë tonë pak të pasjellëshme e disi arrogante. Me vjen zor të them, nji çikë fyçkë gjithashtu. Por, Zot sa fëtyra të bukura që kan tanët, mendova. Si drita. U ndala në nji dyqan turk per të ngrenë. Doner ishte. Hyra brenda ngase pashë të shkruar “hallall food” në xham të dyqanit. Mendova duke ngrenë, se ky do ishte dyqani i perhershëm ku mund të haja pa friken se mund të preknja dicka të ndaluar. Por shpejt pashë se isha gabim. Pëveç se ne hotel kisha të paguar bashkë me fjetjen edhe mëngjesin, në Soho kishte plot restorante turke e pakistaneze. E shumta ishin "fast food". Restorantet e shtrenjta ishin Italiane e Franceze. I frekuentoja nganjiherë edhe ata pasi e shumta e kamarierëve ishin dora jonë, e më pergatisnin peshk. Qeshnim nganjiherë duke më thenë, haje pa frikë nuk është peshk derri, duke më shkelur syrin. Kishte edhe restorante lloj-lloj në "Greek Street" aty afër më thonin, por nuk shkoja si fillim. Megjithëse jam trajnuar të mos kem paragjykime dhe të jem mendjehapur, prapseprap nuk i shpetoja klientelizmit në marrëdhenie me njerëzit. Ndjehesha mire kur shkoja tek të mijte, vëllezërit. Një "Good Night! Bro(2),” më ngrohte para se të largohesha nga aty. Anglezët, jane njerez të thjeshte, e me shum prej tyre do zinja shoqeri më vonë. Disa më kan ftuar edhe në shtëpitë e tyre. U solla e u vertita nepër Soho sa munda, deri sa me ranë kembët. Mbaja shenime për ndertesat me interes per mua, si biblioteka, stacioni i trenit, autobusit etj. Bleva gazeten "The Mirror" e shkova drejt e në shtrat, por s'lexova gjë... Fjeta deri të nesërmen në dreke. Kishte kohe që nuk kisha fjetë aq gjatë. Mrs. Gross nuk ma kishte hedhur ushqimin e mëngjesit. - E kam parashikuar se do flesh gjatë, më tha duke më leshuar në dorë tabakanë me ushqim e duke më kthyer shpinen pa pritur ti thoja faleminderit. Nji vezë e zier, recel, nji gotë qumesht, djathë e dy feta buke.... Shyqyr thashë që nuk paska mish. Me vone mora vesh se ata, sikurse ne, nuk e perdoronin derrin si ushqim. Sa mire, se do e haja mëngjesin perdite tek hoteli. Nji shpenzim më pak mendova. Dola nga shtëpia, duke ngritur fëtyren nga qielli. Qielli ishte plot diell e dita jo e ftohtë. Nji ndër ditët e pakta me diell në Londër, më rezultoi më vonë. Kisha mbyllur kështu diten e parë në metropolin Britanik. Ndjehesha i ngazellyer, me dukej se me kish ardhë dita, si më thonte gjyshi. Fisnikeria nuk të mungon, i thoja vetes duke buzeqeshur si i marrë në heshtje.

Sic e kam thenë më heret, isha vendosur në nji zonë të qytetit, që më pëlqente jasht mase. Soho. Nuk kaloi shum e u familiarizova me mahallen dhe me vendet e interesit tim. Që atëherë, e kam berë praktikë të ndërtoj prioritetet e pastaj të veproj shpejt e shpejt mbi ta. Nuk mbahem për punëtor i qitur, por do e urreja veten po te isha dembel. Jo jo, s'kisha se si te dilnja dembel nga prinderit e mij. Ata të dy, kan qenë punëtorë të rrallë. Babai përvec punës si mekanik, kishte si pasion peshkimin. Përdite mbasditeve, mirrte kallamat e peshkimit, e ia mbante në Bunë a liqen, e më vonë, Zoti e di ku, nepër brrakat e hurdhat e Tiranës. Por a din cfarë? Pothuaj përditë zinte, kur shkonte për të peshkuar. Ne ishim të varfër dhe peshku qe sillte baba, ato pak zarzavate qe mbillte nena në bahçe dhe ato tre-katër pula që mbanim, na ndihnin tej mase. Baba ishte i rregullt e nuk shpenzonte për gjera koti. Duhanin e pinte me masë e për alkol s'behej fjalë. I vetmi lëshim që bënte në ketë drejtim, ishte nji shishe që mbante diku mbi nji dollap në kuzhinë, vetem kur vinte ndonji mik kaurr. E ata nuk ishin të shumtë. Pothuaj të gjith shokë burgu me xha Xhavidin. Kur liroheshin nga burgu apo sic thonin ata me të qeshur, kur vinin me pushime në shtepi, duke lenë të nënkuptohej që mund të kishin fatin e zi si Xhavidi e të binin brenda për herë të dytë. Kurse nena, punonte deri naten vonë. Ajo ishte mjeshtre e gjuhes angleze. E kishte mësuar atë që në vogli. Kishte pase nji mesues që kishte pas studiuar ne Oxford të Anglisë. Xhelal e quanin, por nena e therriste axha Xhelë. Xhela vinte nganjihere në shtëpinë tonë kur i sillte trapi për ndonji hall në Tiranë. Vinte bashke me të shoqen, Havanë. Havaja nuk më pëlqente kur isha i vogël. Më dukej si dreq i thoja nënës. Ajo gajasej e njiherë ma beri plojen: - Havushë, thirri ajo nga kuzhina, Xhaboja kujton se je dreq, e ha ha ha. Un e urrejta për atë. E dija se Havaja do të donte të me bindëte mua se nuk ishte dreq e për ketë do kërkonte vëmendjen time. Ajo ishte gjëja më e fundit që do doja të bëja. Nejse, e shkreta kishte semundje mendore. Nuk më kujtohet se cfare, por vinte me Xhelen xhdo tre-katër muaj për të pa doktorin. Xhelen e doja shum. Ai ishte ndër më të dashurit nga vizitorët e shumtë që kishim në shtëpi. Ai e ndjente ketë, dhe kerkonte ta justifikonte disi duke më tërhequr mënjanë, sikur të isha i rritur dhe sikur po më besonte dicka me rendësi. Më fliste për kohët kur kishte qene student ne Oxford. Për vajzat e bukura e aristokrate nga të katër anët e botës. Më tregonte edhe për ndonji biçim simpatije që kishte pasë ndonjera për te, e kur e bënte ketë përherë e shoqeronte me nji të shtyrë të lehte që më jipte me brryl e nji të shkelur të syrit. Sikur të donte të thonte: Tani ik por mos fol. Un vetem buzeqeshja e ia rrihja shuplaken për shuplakë si burrë i vogël që isha. E pra, ajo anglishtja që nena kish zenë nga axha Xhela, na ka pas kryer goxha punë. Krejt të veshurën e të mbathuren nena na e mbulonte me punët jashtë orarit. Nga ora shatë e mbrëmjes, deri në njimbedhjete e nganjihere deri në dymbedhjetë, nena mesonte femijëve anglisht. Ata e paguanin. Kur banonim ne Shkodër ishte kollaj mbasi të gjith femijet që mesonte ishin të kategorisë tonë, e nuk kishte frikë. Por pasi u vendosëm në Tiranë, druhej, mbasi nuk i njihnim njerëzit. Ngadalë-ngadalë krijuam lidhjet tona me ndihmen e disa pak shkodranëve që ishin ka kohë në Tiranë. Familjarët e shokëve të xha Xhavidit sigurisht që ne i mirrnim si të besuar kështu që nena arriti në më pak se shtatë-tetë muaj të jipte anglisht. Më kujtohet që nuk i ngarkonte shum familjet e nxënesave nga ana monetare. Te gjith marrin nga pesedhjetë thonte ajo e un vetëm tridhjetë. -Epo pa para s'mund të punoj! Pak me del shpirti gjatë gjith ditës ne pune për keta? Keta e ata ishte mënyra si u drejtohej nena komunistëve. Nuk ua thoshte emrin. Sa shum që i urrente! Ndonëse ishte zemërdhembshur kur vinte puna tek ata, apo këta, s'hante të gdhëndur.

-E, keshtu dola nga shtepia për të parë për punë. Nuk kisha ndonji ide të qartë se për cfarë do kërkoja por mora rrugen gjithsesi. Uroja të kisha fat e të gjeja dicka në zonen ku banoja. E kisha shum për zemër atë pjesë të Londrës. Ndonëse nuk e kisha vizituar qytetin akoma, nuk kisha dyshim që fati më kishte hedhë në nji vend të mirë e më duhej ta mbaja. Mbasditeve shkoja te biblioteka publike e mirrnja ndonji libër për të lexuar. Edhe kur nuk kisha nevoje për librin e tyre, prap shkoja në biblioteke. Të djelen paradite ka vite e vite që e kaloj në bibliotekë. Më ka pas trajnuar babai që kur isha shtatë a tetë vjeç. Kur isha femijë jetonim në nji lagje të vogël të Shkodrës me emrin Garuc. Prej në Garuc deri në Parrucë ku ishte biblioteka e qytetit mbante diku dhjetë pesëmbëdhjetë minuta. E mbaj mend si sot diten e parë kur shkuam me babain në bibliotekë. Më zuri për dore dhe hymë në koridorin e gjerë e plot dritë të bibliotekës. Ishte moderne ajo ndertesë. Kishte ca si kallama kinezë të mbjellur nepër saksi të medha, të cilat ia shtonin akoma më shum hijeshinë vendit. Shkallat që të çonin në katin e dytë ishin të gjera. Oh sa të gjera që ishin dhe të mbuluara në mes me nji rryp qylymi për të amortizuar zhurmen e kepucëve. Më dukej si enigmë kati i dytë... Shihja njerez të rritur që ngjitnin e zbritnin shkallët me libra në dorë. Endërroja të ngjitesha nji ditë atje, por pa shans. Nuk na linin. Kati i sipërm ishte vetëm per të rritur, na thonin. Ne kishim nji kat më vete, e kjo na bënte të ndjeheshim të barabartë me burrat. Përballë me hyrjen në krahun e djathtë ishte banaku ku shërbenin dy, e here tri zonja. Shoqe i therrisnim atëherë. Njerën nga ata e doja shum. E doja shum se më donte shum. Më zinte nga faqet e më pyeste se cfarë do lexoja e me vrap ma sillte librin të cilin e shenonte në nji kartelë prej kartoni me daten e oren e tërheqjes. Na kerkonin edhe të firmonim në anë. Nga nevoja për të firmuar atë kartelë u detyrova të harxhoja nji ditë të plotë duke praktikuar firmen. Në fund ia arrita të ndërtoja nji identitet timin përmes firmës. Isha krenar me veten, ndonëse nuk dija pse. Ajo shoqja e kishte emrin Lili. Edhe emri i saj më pelqente sikurse me pelqente edhe ngjyra e të kuqit të buzëve që përdorte dhe nji jakë e bardhe me nji kordele po te bardhe me ruda që mbante si kurorë mbi kokë. Më dukej sa tërheqëse e aristokratike, aq edhe moderne. Ishte si dicka e re per mua. Rrugëve shihnim vetëm gra me rroba me ngjyra të erreta si burrat. Fëtyrat e tyre të thara, të verdha, e disi nervoze bënin që Lili te me dukej si luleborë. E bukur e plot jetë. Nji ditë kur më perqafoi në shenje përgëzimi që e lexova nji libër për nji paradite, dallova edhe diçka tjeter tek Lili. Ajo lagej me nji parfum me aromë të embël, të butë si mendafsh. Oh, sa aromë e këndëshme. Si karamel dhe lule zymbyl bashkë. Me kalimin e kohës ajo mi besonte librat në shtëpi, gjë që ishte në kundershti me rregulloren, por shum shpejt e ndërroi mendjen. Nuk e pyeta pse, ndonëse u bera kurioz. Më vonë, pata marrë vesh se babai i kishte thenë se kishte qëllim të më edukonte me vajtjen në bibliotekë. Ajo kërshëria për katin e dytë mbeti e gjallë për dy a tre vite. Daja më pat marrë lart për herë të parë. Daja im lexonte dy libra në javë. Ai më pat venë të lexoja nji libër me katërqind e ca faqe kur isha në klasen e katërt të fillores. A ju besohet? E cfarë libri thuaj! "Napoleoni". Ishte nji libër jo vetem vëllimor për mua në atë moshë, por edhe subjekti ishte disi jasht orbitar për mendjen time të njomë. Eduard Tarle, e ka pasë emrin autori i librit. Si sot më kujtohet. I kam pas qenë rikthyer ati libri disa vite më vonë për të kuptuar se heren e parë s'kisha arkivuar asgjë në kujtesë. Shyqyr thuaj që ishte verë dhe lexoja për orë të tëra në ditë për ta mbaruar shpejt. Nuk mund ta gënjeja dajen. Jo, jo, jo. Ishte zhivë nga mendja. Ai ishte lexuesi më i mirë që kam takuar në jeten time. Më vonë duke u rritur shkëmbenim mendime për librat që lexonim. Takimi me te, më shtynte të lexoja më shum. Po të shiheshim e nuk kisha dicka të re për t'i treguar nga leximi, do ndjehesha i turpëruar. Edhe un më vone i pata venë qellim vetes si daja. Njiqind libra ne vit. Un nuk kisha nevoje të lexoja dy në javë, pasi isha lexues shum i shpejtë. Lexoja naten. Kur të gjith venin në shtrat, un ndiznja llampushken e ia grahja deri në orët e vona pas mesnate. Nganjihere e mbaroja librin pa ndalë.

-Në qoshen e nji rruge te shkurter pashë nji dyqan që shtypnin dhe fotokopjonin. "Printing Store" i thojnë anglezët. U futa brenda e i thashë se po kërkoja punë. Pa ma zgjatur më pyeten për eksperiencen që kisha në lidhje me atë punë e un iu pergjegja ndershmërisht, se isha i pa eksperiencë mbasi nuk kisha punuar më parë, por iu thashë se e doja shum shtypin dhe se kisha studiuar gazetari. Më trajnuan te fotokopjoja, faksoja, të rradhisnja, të plotësoja faturat e klientave e më thanë se do më tregonin për pagesen pas nji jave punë, kur të më shihnin sa vleja. U tha e u bë. U zhvesha, vura në shpatulla nji grykëse pune. Bismilah, peshperita me buzë, e njeri nga ata me degjoi e me dha selam. Ishte nga Tunizia. Ahmed e quanin. Pasi mbaruam diten e punës me zu për krahu e drejtë e në shtëpinë e tij. Aty na priti gjyshja e tij Fatima. Me bënte çudi me Fatiman. Kishte sy ngjyre jeshil e dhembët si inxhi, të mëdhenj e të bardhë. Buzqeshja e saj ishte magjepsëse. I mendoja Tunizianët ndryshe... Familja e Ahmedit ngjante më shum me nji familje europiane nga dukja se sa arabe. Me vonë, u njofta me të gjith antarët e familjes. E ëma ishte zonje grua. Vinte nji çike si e hequr në fëtyrë, me dy rrulla anash gojës. Kur buzëqeshte, rrullat ia shtonin hijeshinë. E imet nga shtati, vishej me rroba të bukura që i rrinin nji çike të lira, ndoshta për të mos treguar format e trupit. Nuk ishte vetëm e bukur, por shum e zgjuar gjithashty. Kultura e saj ishte e shumanëshme, ndonëse kishte ekspertizen në fushen e matematikës. Mësonte algjeber në nji shkolle private. Nuk ishte e kënaqur me pagesen, por ishte e lumtur se ishte shkolle vajzash dhe ndjehej mirë. Ashtu kishte punuar edhe në vendin e sajë. Mesuese, ne nji shkolle private frënge.

…..

Tek kaloja rrugës për në punë, apo në kthim për në shtëpi, e mirrnja ngadalë duke e parë me imtësi lagjen. Cdo ditë njihesha me gjëra të reja. Cfarë nuk kishte! Me restorante, me klube nate, shërbime legale e zyra për shitje shtepishë. Dyqanet, nga të gjitha llojet. Kepucarë, sahatçi e të gjitha zejet e tjera. Ishte nji qoshk me embelsira. Oh! Sa i shijoja ata embëlsira. Çoje mendjen tek nji embëlsirë e ata e kishin. Por vendet ku ndalesha më së shumti, ishin ekspozitat e arteve pamore. Kryesisht piktura e fotografi. Nuk jam as piktor e as fotograf por kam zhvilluar shijet e mija në ketë drejtim e nuk ngopem se shikuari. Violeta, ishte nji zonjushe që më prezantonte të rejat e javës. Cdo jave mirrnin furnizim me vepra të reja arti. Ne fillim, ketë zonjushen, Violeten, e mora për shqiptare. Krejt si shqiptare dukej. Mora kuximin dhe e pyeta nji ditë. -Nga jini? Më pa, vuri buzen në gaz dhe më pyeti: -A ju dukem si nga vendi juaj? – Po, i thashë e vazhdova të ecja përngjatë stendave me pikturat e fotot e reja të javës. Pasi bëra disa hapa... -Rumania! Jam nga Rumania tha. Nuk e ktheva koken, e me heshtjen time doja t'i thoja se nuk ishim nga i njëjti vend dhe se nuk kisha ndonji interes përtej kësaj në lidhje me te.

Njëra nga pikturat më mbeti në mendje. Më pëlqeu jasht mase. Do e bleja ose të pakten do tentoja ta blinja nëse çmimi do ishte i arsyeshëm, por s'doja ta zgjasja me Violeten...U largova duke e pershendetur me koke e nji buzeqeshje të lehtë.

Kur po kepusja rrugen për tek hoteli, më thirri nji zë nga pas. Ishte agjentja e shtëpijave. Dy ditë para, kisha qenë në zyrën e sajë për të kërkuar nji apartament të vogël për vete, ose nji studio, garsoniere. -Kam dicka për ju sir(3), tha duke ecur drejt meje, kam dicka që ja vlen ta shohësh. U ktheva mbrapsht e pasi shtrënguam doren njeri-tjetrit, iu drejtuam hyrjes së zyrës së sajë. "Morgan Pryce" e kishte emrin firma. Me tregoi që kishte nji apartament me dy dhoma gjumi. Un mora ti thoja se nuk kisha... por ajo më ndërpreu, duke më thenë se e dinte që nuk më nevojiteshin dy dhoma, por, vazhdoi ajo: -Është nji djalë tjetër që jeton aty dhe po kërkon nji shok me të cilin ta ndajë qeranë dhe shpenzimet e tjera. Nuk e kisha çuar në mëndje nji skenar të tillë, por i thashë se do e mendoja e do i paraqitesha me nji mendim të qartë. Dola nga zyra. Ndjehesha i lodhur. Puna që kisha zenë nuk ishte aq e lehtë sa dukej nga xhamat përjashta. Isha në maje të këmbëve terë diten e ditës. Dy a tri ditë në javë ishte disi më e lehtë, mbasi më jipnin dy arka me materiale të përgatitura për klientët, e më duhej ti çoja në adresat e tyre. I vendosja në nji motorçikletë elektrike, në koshin pas ndenjëses dhe fjiu ...!

Mezi prisnja të vinte e Premtja. Prisnja të shihja shoferin e taksisë. Se pse më pat hy në zemër

! I kisha thenë Mrs.Gross t'i thonte atij të më telefononte kur të vinte tek hoteli. I pata dhenë numrin tim të telefonit. Ashtu u bë. Të Premten, shoferi më thirri në telefon, e më tha se kishte nji gjysëm ore kohë për tu çlodhur nji çike, e për të pirë nji kafe me mua. Zumë vend tek nji kafene greke në Greek Street. Aty bënin expresso të dorës së parë. Ah sa më shijonte expresso-ja e tyre. Më te mirë se italianët e benin. Kur ua thoja ketë italianëve, s'u pëlqente. Ne i kemi venë emrin expresso-s thonin, si do e beje greku më mire? Më pëlqente kur ndizja xhelozine në mes tyre. Më dukej se i fusja në lufte...

Murphey, shoferi i taksisë, porositi nji kafe të madhe, ashtu siç e pijnë amerikanët, në nji si kovë prej letre, kurse un, ate specialen që ma përgatiste Kosta. Kosta ishte banakjeri. Ishte nga Janina. Nuk pranonte të ishte arvanitas sikur ta vrisnje. Por un përherë e ngacmoja. E thërrisnja "Paesano"(4). I bëhej qefi kur i thoja se ishte i gjate e i pashëm për të qenë grek. Grekët janë të shkurtër e të zeshkët i thoja, kurse ti, shih, tamam si shqiptar, i gjate e i bardhë në lëkurë. Në të vërtetë edhe ai ishte i zeshkët, por hajt. Shkembyem numrat e telefonave me Murphey-n, dhe më premtoi se do me nxirrte të shetisnim njishin(5) të shtunen e ardhëshme. E mbajti fjalen. Erdhi e më mori, e i ramë kryq e terthor zonës nji, qendrës së Londrës. Nganjiherë më kembë e herë mirrnim trenin. Tube, i thonë anglezët trenave të qytetit. Janë të cuditshëm anglezët në emërtimin e gjërave dhe fenomeneve të reja. Kam degjuar se amerikanët i thonë ndryshe të njejtës gjë. Nejse, me shpuri në "Trafalgar Square". Nji nga sheshet më të famshme ne botë, më tha dhe më foli pak per historinë e asaj pjese të Londrës. Më tregoi edhe për nji zjarr të madh që kishte pas renë dikur në Londër dhe kishte përpirë terë qytetin. Ketë ma tregoi kur po kalonim pranë nji si biçim obelisku që e quanin "The Monument". A e shikon ketë? Ky, që thua ti, është ndërtuar si pikë vrojtimi nga ku mund të shihej i terë qyteti, e mund të dallohej nga larg kur të fillonte zjarr diku, në mënyrë që të mos persëritej batërdia e parë. Që atë ditë kam renë në dashuri me Londren. Çfarë nuk ka në Londër! Jetës kulturore të Londrës nuk i afrohet asnji qytet. Disa thonë se po, por un kembengul se Londra është qendra e botës, aq më pëlqen. Klima e lagësht?! Hah, as që më hyn në sy. Më kujton fëmijninë në Shkodër. Vetëm se në Londër shtepitë sigurisht janë më të mira se në Shkodër dhe ushqimi i pershtatshem për të rezistuar lagështinë dhe semundjet që mund të vijnë prej sajë. Jo reomatizmen sigurisht, asaj s'ke c'i bën. Tentova me sinqeritet të paguaja darken për të dy por s'me la anglezi. U habita. Kisha degjuar se në perendim sekush paguan të vetën, por ai kembenguli, e un nuk ia prisha por vetem pasi më premtoi se radhen tjetër do paguaja un. Dy të mira, edhe do beheshim rrafsh, por edhe sigurova që do dilnim edhe javen që vinte. Kisha nji dëshire të fshehtë për t'u familjarizuar me qytetin në mënyren e londinezëve e jo timen. Ata e ndjejnë se ç'është me vlerë në shtëpinë e tyre.

Nji ditë, tek po gjezdisnim nepër sheshin para "Buckingham Palace " vendosem te hanim nga karrocat ambulante që ishin gjithandej në atë shesh gjigand. Duke porositur, shitësi me njohu nga çehreja që isha shqiptar. Jo vetem bashkekombas, por ai ishte nga nji katund afër Shkodrës, Berdicë. Nuk desh të mirrte para fare për të më nderuar para mikut tim anglez, por un këmbëngula të paguaja dhe pagova. Atë natë rendëm e rendëm gjithandej, pamë pjese mjaft të bukura të qytetit dhe po të mos ishte që un nuk konsumoja alkol, do e gdhinim. Murphey nuk pinte gjate javës mbasi grahte makinen por të premteve e të shtunave i jipte drejtim, sikurse pothuaj të gjith anglezët. Nji herë tjetër, më pat qëlluar të shihja pothuaj pesëdhjetë a gjashtëdhjetë vetë të dehur e të bërë sopatë... Shtrirë para bareve e pubeve në trotuaret e lagëta. Ishte mbas nji loje në mes dy klubeve rivale të North London(6). Ca nga gëzimi e të tjerët nga hidhërimi ia kishin kthyer me birra. Anglezët pijnë shum nga gëzimi, por kur janë të hidhëruar pijnë akoma më shum.

-  Kaluan dy a tri javë e un po punoja me zell e dëshirë pasi mbas javës së parë arrita nji kontratë pune mjaft të mirë me "Printing Store". Më paguanin tetëdhjetë pound në ditë. Shpenzimet e mia ishin pothuajse minimale. Kështu, pasi mblodha ca para, vendosa t'i bëja nji vizite Violetës, asaj zonjushes rumune tek galeria e arteve. Po lutesha që ajo piktura që më pat mbetur në sy atë ditë, vazhdonte të ishte aty. Nuk e di c'më shtyri të vazhdoja rrugen me vrap drejt galerisë. Isha në qef, e po përjetoja nji ndjenje ngazëllimi. Ndonse nuk i jipja spjegim, më pelqente ajo ndjenjë dhe duke vishkulluar melodine e nji kënge shkodrane vrapoja ngadale drejt pikturës. Kur hyra Brenda, gjeta Violeten të zenë me nji cift që siduket i kishin dhënë bezdi. E pashë nga menyra se si më pershendeti duke rrudhur buzet e duke terheqë vetullat lart në drejtim të çiftit plak. Po shetisja i qetë përeth galerisë. Që nga dita që nuk kisha qenë aty, kishin ardhë edhe ca punime të tjera, e disa ishin shitur ose lëvizur që andej. Për fat piktura që doja un, ishte e varur aty lart në mur, pranë qoshes së brendëshme të lokalit. Për herë të parë konstatova se dicka me tërhoqi nga Violeta.... mënyra se si i shkundte floket nga mbrapa... Kishte flokë të zeza, të drejta e shum të gjata. Nuk desha të bija pre e tundimit për ta vështruar më gjatë e kështu i solla shpinen duke vështruar kalimtarët përjashta. Të gjith më dukeshin të gëzuar... ndoshta ishte e premtja që i frymëzonte apo ndoshta mosha. Të gjith ishin të rinj, me perjashtim të ciftit të moshuar që po shoqeronte Violeta. Theksi që i jipnin anglishtes ndërsa komunikonin me Violeten më bënte të mendoja se ishin francezë. Në fund, kuptova se ishin belgë. Kur i dhanë adresen e postës së tyre Violetës. I donin veprat që blenë, t'ia postonin në Lier(7). Ajo i percolli klientet deri tek dera dhe u kthye nga un. Tek po hidhte hapat e saj të lodhur drejt meje më la përshtypjen se kishte pasë nji ditë të gjatë e të vështirë. - A do ta mbyllesh? E pyeta sikur të doja t'i thoja se nuk dëshiroja ti bëhesha barrë më vete pas frankofonëve. - Jo. Shyqyr që erdhe. Shyqyr qe erdhe se me kish mbetur mendja se mos pa dashje të kisha lënduar, qëkur s'u duke më që atë ditë.... Buzeqesha duke i shtrenguar lehtë doren e duke i venë doren tjeter në sup. -Kam qenë i zenë... edhe po kurseja para gjithashtu, se më ka mbetë mendja tek nji pikturë këtu. I tregova se cila duke e drejtuar gishtin tek piktura në murë, aty tek qoshja. Buzeqeshi e më tha se ajo pikturë ishte e saja. Ishte punim i sajë. -Sa kushton? e pyeta. Mori shkallen, u ngjit lart dhe zbriti pikturen poshtë në tryezë. Ndërsa un e pyeta për të dyten herë për çmimin, ajo nisi ta ambalazhonte. E preka lehte në shpatull dhe e pashe drejt në sy por ajo s'ma vari shum por shpejt e shpejt e mbështolli pikturen me duart e saje të stërvitura.

-Cmimin ta tregoj me vonë. Tani hajde ta mbyllim bashkë dyqanin. Ulëm qepenat pasi kishim fikur disa nga dritat e brendëshme. Po e soditja nga jashtë galerine e më dha nji ndjenjë paqeje, butesije në shpirt.

-Ketu, ekspozojnë punimet e tyre studenta të shkollave të arteve, më tha ajo tek po ecnim pa ditur për ku... Disa prej tyre i njoh që në shkollë, më tha duke më lenë të kuptoja se kishte studjuar për arte. Ca i kam zenë shokë këtu. Asnji nga ata nuk janë të famshëm, por ndonjeri mund të bëhet më vonë. Ku i dihet! Nganjihere fati ti hap dyert e jetës....

Më tërhoqi nga dora tek mbërritëm para derës së nji kafeneje, e hymë brenda. Ajo para e un pas sajë. Zumë vend kollaj e nji kamarier na erdhi aty për aty. – Çaj, i thashe, nji çaj në tas të madh. Vjoleta mori nji tiramisu e nji kakao. Biseduam gjatë e gjatë për pothuaj dy orë. Biseduam për pikturen, më shum ajo se un, për librat e filmat. Folëm edhe për të kaluaren e saj e timen. Kur arritëm para kryqëzimit të hotelit me zgjati pikturen të cilen e kish mbajtur në dorë tërë kohen. Më pa në sy, me buzëqeshje të lehtë në fëtyrë, e me tha: -"Vajaza me biciklete"! Ky është titulli i pikturës. Kisha nevojë për dike e Zoti të solli ty. Më falenderoi e u largua duke tundur lehtë doren lart.... Un vetëm heshta. Diçka doja ti thoja por goja nuk më ndiqte. E ndoqa me sy deri sa silueta e saj u fsheh në erresirën e natës, pranë kthesës së Greek Street.

Nuk më largohej që aty. Kisha shtangur me sy nga errësira që perpiu Violetën. Me jipej ti vihesha pas....

--------

1.       Prostis- Prostituta

2.      Bro – Vëlla

3.      Sir-Zotni

4.      Paesano-Bashkeatdhetar

5.      Njishi- zona e parë e Londres, qendra.

6.      North London- Rrajoni verior i qytetit te Londres.

7.       Lier-Qytet ne Belgjike