Reportazh

Nga: Dashamir Dini

Dashamir Dini

Dashamir Dini

Oret tona të pakurdisura
tregojnë numrin e patrazuar 12.

Prap vjedhja e fundit më e madhe,
zyrtarisht
u quajt
tender.

Një hajdut u arrestua tek vidhte
portofolin bosh
të një pensionisti.

Përleshjet mes deputeteve
sapo hynë në muajin e 32-të.

Në dyert e parlamentit
shkarkoj gjithë fjalorin tim të fëlliqur.
që përdor për urime familjare.

FMN konfirmon
rritjen e pritëshme ekonomike
me 3.5%.

Urra!