Fjala e dhënë

 

Nga: Sabina Darova

Nën zhurmen e fishkëllimte të rrotave të trenit, Blerta ndjehej vajza me e lumtur e botës. Gjysëm e shtrirë në vagonin-krevat, mbi gjoks i peshon koka e Mirit, të dashurit të saj. Ai, i humbur ndër gjinj me puthje dihatëse.

- Ah era e flokëve të tu, peshperin ajo, - u benë 6 muaj rrjesht që nuk i ndjej

Zëri që butësisht i del nga gryka, ngjan sikur të jetë nxjerre nga hundët e lokomotivës që tërheq vagonat drejt të së panjohurës.

- Shpirt, Shppirtttt, belbezon dhe tingulli vesh të gjithë vagonin me një lumturi sythash pranverore.

Blerta mbyll sytë, e si sekuenca filmi, i parakalojnë imazhet e historisë së tyre. Njohja tek çezma e fshatit, ndërsa mbushte enët me ujë. Vështrimi i tij i gjatë i ngulur si me thonj mbi trup. Mbetet pa frymë. Hapat që e ndjekin ndër rrugica në mëngjezet shkollore, pa fjalë, në heshtje, një muaj, dy...

Vuan për të gjetur arsyen e përsesë që nuk i flet, nuk i shprehë asgjë, vetem e ndjek dhe e perpin me sy. Ndihet si e gëlltitur në mes ujrash, si rosa qe nuk di të notojë. Përpiqet të shkundi flatrat e të ngrihet, por me kot. Nuk arrin të dalë. Mbetet aty e djeg gjumin e nates si duhani i gjyshit pranë oxhakut. Dyshime të panumërta i rrotullohen mbi kokë, mendon që mund të jetë edhe një psikopat, do që të tallet edhe me te biles! Përpiqet ta harrojë dhe kur bindja ngop arsyen, nga dritarja e dhomës së sajë, sheh që vetetimthi rrëzohet mbi dysheme një varkë letre. Ç'të jetë?

Ngrihet në maje të gishtave, me duart kurioze hap barken.

- Blerta, të pres ne oren 16,00 tek rruga e shkollës. Po nuk erdhe nuk do jesh kurre e imja! - M.

Blerta ndjen gjakun ti vërshojë në fytyrë, skuqet, zbardhet, dridhet e i kercehet. Nis të kërcejë në dhomë dhe imagjinon ate dhe Mirin në dasmen e tyre. Hedh nje sy akrepave të orës, është 12.00 e medites. Oh zot! Kush pret që të kalojne edhe tri orë të tjera? S'kane fund!

Ne oren 16.00 e sheh veten të veshur, të krehur e parfumosur në rrugen e shkollës. Përballë ai, Miri. Mbetet pa fryme, i zgjat doren, ja shtrengon, në pak sekonda vështrohen në sy, terhiqen drejt njeri tjetrit dhe puthen. Gjatë… pa kohë.

Blerta hap syte dhe shikon Mirin që e ledhaton. Brenda në vagon bën vapë.

Ta hap pak dritaren? - i kerkon.

- Jo se kam frike e me fluturon. - Qeshen.

Miri e terheq mbas vetes dhe serish dashurohen, shkrihen si metali nën flakën e nxehtë. Ashtu siç bënin dy vjet me parë, para se ai të merrte vendimin e të largohej për në Itali.

- Mos shko! Përse më le vetem? Qahej ajo.

- Dua të ndërtoj një shtëpi tre katëshe për ne te dy, më te bukuren e fshatit.

- Mua më mjafton kjo që kemi…

- Nuk me mjafton mua. Le të kushtojë sa të dojë, me të gjitha mënyrat do kërkoj ta ndërtoj.

Ju drodh mjekrra ndërsa i kujtonte ato dy vite aq të gjata. Tani asgjë nuk kishte rëndësi. Përsëri bashkë, përsëri një. Nuk do të ndaheshin deri në vdekje.

E dashur, me do? - e pyet Miri.

- Oh Zot! Edhe me pyet?

- Po të të kërkoj një gjë, do ta bëje?

- Çfarë të duash ti, jam ketu për ketë. Çfarë të duash e deri në vdekje!

- Betohesh për koken time dhe te dajës tënd që nuk është më?

- Betohem!

- Ketu në Itali, jeta është e vështirë, unë vetëm nuk ja dal që të ve para menjane për të ndertuar shtëpine. Kam punuar me hope.

Në zërin e tij, Blerta ndjeu nje trashje të tonit. Sikur nuk ishte Miri i saj që fliste. Në ato ngjyra dalloi një tjetër Miri, i panjohur për te.

U ndje si në faj. Nuk kishin folur kurr për jeten në Itali. Koha nuk iu kish premtuar për ketë. Ato pak çaste të vjedhura nga syte e botës ia kishin dedikuar dashurisë.

- Do punojmë bashkë, mos u merzit, përgjegjet dhe e puth në ballë.

 Në semafor...

Në semafor...

- Ah Blerta, kanë kaluar dy vjet e nuk kam kollandrisur asgjë nga të gjtha planet që kisha projektuar. Për burrat është e vështirë të gjesh punë, gati e pamundur.

- Përse nuk më ke treguar më parë? Po paratë që unë të vija këtu, ku i gjete?

Miri ngriti sytë, hezitoi një çast, shtrengoi nofullat, rroku krahun e djathtë të saj dhe foli:

 -  E vetmja rruge zgjidhje është që duhet të punosh ti!

- Patjeter, përgjigjet Blerta.

- Kam siguruar një vend në një udhekryq, në perferi te qytetit, vazhdon ai me sy të humbur.

- I jam ne borxh.

Nuk guxon ta shikojë ndërsa nxjerr fjalët e menduara tashmë prej sa kohësh.

- Ja kerkova Fatosit, shokut tim te lagjes. Ai ka dy goca që punojnë për te. Dalengadalë do ja shlyejmë paratë e vendit, me pas do fillojmë të vendosim paratë mënjanë për shtëpinë. E ke pak të vështirë në fillim, por do të të kalojë. Gocat të kanë bërë gati veshjet. Dije se midis nesh nuk ndryshon asgjë, ti do jesh gjithmonë e imja. Më dhe fjalen dhe duhet ta mbash. Edhe un po ta jap. Mos kij frike.

Puna fillon nesër në darkë, mbasorës 22.00...