Eden

Nga: Dashamir Dini

Dashamir Dini

Dashamir Dini

Po iki
për Eden,
duke lundruar
si Noe.

Aty një Eve e bukur
më pret
nën hijen e Molleve të Ndalueme.

Rrugët janë
prej uji te kalter.

Netët
prej shirash të shëndritshëm malli,
përzier me kristale lotësh,

Dielli i ditëve,
ka ngrohtesinë e puthjes.

...Një Noe
lundron
në kërkim të bregut të shpresës së tij,
për të gjetur
mëkatin.