Sahati

Nga: Amazona Hajdaraj

Oh! Ajo po i afrohej ashtu ngadalё dhe e bukur siç ishte, ashtu siç e kishte parё dhe herёn e parё. Sahati e ndjeu kёtё sapo njё petal luleje u mbёshtet nё akrepin e tij nga puhiza e lehtё qё u ngjit nalt e mbёrriti deri tek ai. Ishte munduar sa herё me i numёrue orёt, por çdo herё e humbiste fillin. Ishte buzё mbramje dhe ndёrsa i dha njё rrotullim tё shpejt akrepit, mbylli sytё e kujtoi takimin e parë me te. Ishte i ri kur njerёzit e vunё aty sipёr mbi atё kullë tё naltë tё bёrë me tulla tё kuqёrremta gati ngjesh kumbonёs sё njё kishe. Ai ndjehej madhёshtorё e krenohej me naltёsinë e tij. Nuk mendonte tё bёnte krahasime, sepse e dinte që pёr momentin ishte i pa arritshёm. Nganjёhere kishte dhe momente trishtimi, jo se ndihej i vetmuar sepse vetmine nuk e ndjeu asnjeherё, por sepse nuk i kujtohej nga kishte ardhё edhe pse njerёzit kishin zgjedhё atё vёnd pёr te. Gjёndja e tij e zakonshme ishte euforizmi, sepse nga aty mund tё kundronte tё gjitha bukurite dhe tё shihte edhe parakalimin e stinёve, deri nё momentin qё njera u bё mё e shtrenjtё se tё tjerat, por nuk e pat afër asnjeherё mё gjatё se aq. Njё stinё! 
E para qё i ra nё sy ishte ajo …. 
Kur një ditё iu shkrinë akrepat dhe e gjet veten duke dihatur prej vape.
Oh sa e mrekullueshme, tha sahati. Ngjyrat e saj e magjepsnin, darkave zogjtё ja merrnin kangёs dhe sahati lumturohej si fёmije. Mbyllte sytё nёn ato tinguj e mendonte dashurinё qё i kishte pushtu shpirtin me kёtё stinё. Nuk do kishte dashte asgja ma shumё se veren nё kёtё botё, anipse ajo drekave e bёnte shpesh herё t’i kullonin djersё ballit nga temperatura e naltё. 
Por ja që papritё, fusha filloi tё zhvishej. Gjethet valviteshin ashtu si flutura, duke ra pa ba zhurmё përdhe. Ai ndiente njё dhembshuri pёr ta. I dukej se diçka ia shponte si thikё gjithё trupin. Lumi pёrreth po mbushej me grimca rёre, degёza drunjёsh e pislleqe tjera. Zogjtё po rralloheshin, po iknin edhe ato qё kishin ba folenё aty afër. Pau se ajo qё po ndodhte rreth tij, nuk i dёshironte ngjyrat e murme tё vjeshtёs që ia ngacmuan fantazinё sahatit. Shiu e bezdiste. Shpesh herё i lageshin akrepat dhe e pengonin tё lёvizte me ritëm por i pёlqente edhe kjo ndjesi pa e kuptu psenë. Mendimet iu turbulluan. Veren nuk e kishte harruar, por vjeshta po i sillte emocione qё nuk i kishte imagjinu ndonjeherё ma pare. Mbase kjo do ishte ndalё dhe ma gjatё afer tij e do kishte dijtё me hy nё dёshirat e fshehta tё sahatit. Trungjet e pemёve tё zhveshuna deri nё bel, po fillonin ti pёlqenin e gjethet e shkeluna nga kalimtarёt nuk po e tronditnin ma aspak. Sapo filloi tё andёrronte mbi vjeshtёn dhe njё dite u zgjua nёn njё shtrese tё hollё e tё bardhё. Dimni kishte trokitё nё derё dhe sahati hapi sytё i çorjentuar. Fusha qё ishte mёsu me e pa ngjyra –ngjyra, ishte mbulu nga tis i bardhe bore. Dielli binte mbi te dhe përthyhej deri nё naltësinё ku qëndronte ai, aq sa ndiente se po ia vёrbonte sytё. Oh! Kjo ashtё magji e vertetё, mendoi dhe u mundua tё shkunde pak borë tё ngjitur pёr akrep. 
Sytё i ishin zmadhu nga kёnaqesia. Vёrtet mendoi se kjo ishte stina qё do mbante pёrherё nё gjoks ani se kishte momente qё zemerohej me tё. Akulli i dimnit i pёrshkonte gjithё trupin dhe ia ngadalёsonte levizjen ritmike të akrepave. 

Capturedfe4b.PNG

Aroma e drunit dhe tymi i oxhaqeve tё nalta qё mbёrrinte deri nalt, i kujtonte njё kohё mjaft tё largёt, para se njerёzit ta vendosnin aty sipёr. Nuk e kishte krejtë tё qartë, ishin kujtime tё turbullta. A thua kishte qenё ndonjehere i vogёl dhe vendi i tij mё pare ishte njё odë e ngrohtё me njerёz tё njohur? 
Nuk e mori vesht pse i erdhёn kёto mendime, kaq tё pakuptimta. Kishte kujtue pёrherë se jeta e tij kishte filluar aty, mbi atë kullë me tulla. Mbse nuk kishte pasё kurr vogli. 
Kёshtu largoi mёndjen nga aroma e drunit, dhe e largoi edhe nga kёrcitjet e krahёve qё shkёputeshin nga pema prej peshёs sё akullit qё atij i dukej si dicka qё e donte pёr tё prish heshtjen qё kishte pushtu vendin. Sahati sa nisi tё mёsohej me tё… Ju afrua njё stinё me gjithё delikatesёn e saj. Ajo lëshoi aty nёn hundë aromen e lulekumbullёs e me pas atё tё qershisë dhe mbushi fushen me lulёkuqe. Veshi tokёn me petkat me tё bukura. Sahati sa nuk u çmend nga parfumi qё lёshoi Pranvera. E dashuroi marrëzisht. Shpesh bёhej xheloz kur ndiente se era i afrohej dhe mund ti prekte trupin pa ndrojtje. Oh! Sa dёshire kishte sahati tё ishte nё vend tё sajë. Mbyllte sytё dhe ndinte deshirën e marrë qё kishte pёr te. Nuk mendonte asgja tjetёr pёrveç sajë. E dinte se dhe kjo do ikte e do pёrsёriteshin njё mbas njё të gjitha stinёt, por ai e donte Pranverёn tashma. Do kishte lёvizë me gjithё forcen qё kishte akrepat deri nё format ma abstrakte dhe pranverёn do e kthente sa ma parё. Ajo i kishte ndalë frymarrjen kur i ishte afru e ai kishte qeshe si i marrё prej lumturisё. Por njëkohesisht i dukej se pranvera vraponte me tё shpejte dhe ai perfundonte gjithnjё nё verë, me gjithё forcёn qё ushtronte mbi akrepat per ti ngadalesu apo shpejtu. 
Donte tё hynte thellësisht nё zemren e saj. Ti pёrkedhelte pa ndrojtje cdo pjesё tё trupit, ta zhveshte pa ia prekë bukurinё. Si mund tё hynte nё ate trup plot arome? Ai nuk e kishte kuptu se ishte pjesёz e pranveres edhe pse në fakt ishte si gjitha stinet e tjera.
Ajo, do i sillej çdo vit pёrreth, do e dashuronte e pëkëdhelte, por nuk do ndalej përgjithmonë…