Kohë muti !

Nga: Dashamir Dini

Dashamir Dini

Dashamir Dini

Mos më rrotullo nepër duar,
o kohë e qelbur!

Mos i detyro
ditet e mija
të prostituojne
per 5 lek!

Jeta ime e pakuptimtë 
përpëlitet
si marjonetë e tredhur
në fijen e perit.

Të gjithë shejtët tuaj injorantë
më vjedhin,
duke dhjerë
mbi durimin tim idjot prej populli.

E unë
çuditërisht
shaj Zotin,
dhe u lutem qeverive që pjell ti,
o kohe muti!