Tre fustane për Anen.

Nga: Sabina Darova


 

Ana perplas qerpiket e gjate mbi syte larushe te mbushura me lot. Eshte ora e gjumit dhe ajo çuditerisht ndodhet akoma ne krahet e te jemes qe e tund vazhdimisht dhe jo si zakonisht. Kjo lloj tundjeje e ngacmon, e bezdis dhe kerkon te leshoje klithma per ti dhene te kuptuar qe ka nevoje qe te shtrihet. Deshiron te perkundet butesisht e te bartet ne boten e embel te endrrave. Por me kot. Ajo nuk e degjon. Ngre syte dhe ja ngulit ne fytyre. E sheh dhe trembet. I duket e bardhe si sfera e porcelanit qe varet mbi kokat e tyre ne dhomen e ndenjes. Syte pothuajse te ngrire qe veshtrojne ne nje pike, apo qe nuk veshtrojne askund. Ana kerkon me syçkat e vogla ti terheqi vemendjen, me pas edhe i buzeqesh. Por asgje nuk leviz ne veshtrimin e nenes. Atehere e ze paniku dhe fillon te qaje. Ndjen friken e qendrimit ne krahet e nje te panjohure.  Nena e sajeshte kthyer ne akullnaje. Papritur ndjen nje dore te tulte qe i ledhaton floket. Kthen veshtrimin dhe sheh nje grua me uniforme qe kerkon ta qetesoje. Ana nuk e njeh. I duket e çuditeshme kjo veshje. Veshja qe mban gruaja eshte ngjyreblu dhe gri . Pantallonat kane nga nje shirit te kuq e te holle anash. Kemisha eshte blu me spaleta , dhe mbi koke i qendron nje kapele. Ngjan me njerezit per te cilet nena e saj flet me frike sa here i sheh qe kalojne rruges. E ndjen kur thote: ja"keta" ,  policat... Duhet patur kujdes...,  dhe ul veshtrimin pertoke per tu ndjere e padukeshme. Ana ngre doren lart qe te terheqi strehen e kapeles.  Gruaja qesh dhe i belbezon ca fjale qe kane nje tingull ndryshe nga ajo qe eshte mesuar te degjoje. Nuk kupton asgje. Per te jane fjale te huaja. E çuditur kthen veshtrimin nga e jema per ta pyetur se çfare po thote gruaja me uniforme. Por ajo hesht. Jo vetem, por fillon te ndjeje rrahjet e zemres se qe i shpeshtohen. Gruaja me uniforme i kerkon te hapi çanten. Ajo me duart qe i dridhene hap ngadale. Ana sheh qe te dalin fustanet e palosura. I njeh. Jane tre fustanet e reja qe sapo i moren ne dhomen e madhe te mbushur me veshje dhe pasqyra. E si zakonisht , e jema mbasi ja provoi , i vendosi shpejt e ne çante, hodhi nje veshtrim rreth e rrotull per tu siguruar qe se pa njeridhe u drejtuan drej daljes.

Captureds3jj.PNG

E njeh ate vend dhe e argeton. Ato te dyja shkojne shpesh aty. Mbasi kane shetitur te gjithe dhomen e kane lozur symbyllazi me pasqyrat, vjen momenti i provave te veshjeve. Nena e saj provon shume fustane si per te, ashtu dhe per vehte. Hiq e zhvish. Ka vene re qe asaj i pelqejne veshjet me shume forma te vizatuara .  Ndersa i prek me duar kthehet nga Ana dhe i thote qe keto forma qe sheh mbi copa , i ngjajne vizatimeve te saja kur ishte ne shkolle. Nenes I pelqente shume te vizatonte. Kur mbaronte se mjeli lopen fshihej mbas trungut te arres qe kishin ne oborr e kerkonte te vizatonte. I pelqente qe ta vizatonte lopen me kuadrate shumengjyreshe. Te verdhe dhe blu. Keto ngjyra e terhiqnin. Nje dite keto vizatime qe i ruante te fshehura ne stalle i zbuloi i vellai . Ne shtepi u be nje rremuje e madhe. Kuadratet me ngjyra ne barkun e lopes ishin kuptuar si herezi.
Mbas nje jave i thane qe e kishin fejuar. Duhej te ndjehej e lumtur sepse e kishin fejuar ne nje vend te bukur, te pasur dhe te lumtur. Ky vend quhej Itali. Nje muaj iku shpejt e ne shtepi u shfaq i fejuari . I pelqeu. Por mbi te gjitha i pelqeu idea e shpernguljes ne nje vend te huaj ku mundej te vizatonte lirisht.  i fejuari i dergoi nje ftese. E lumtur ngriti krahet e fluturoi mbi qiellin e nje toke te re. Sa bukur, 18-te vjeç , mundesia per te eksploruar boten!
Shtepia e re ku jetonte i fejuari e zhgenjeu me veshtrim te pare. Ne vend te ngjyrave plot drite qe kish imagjinuar, u gjend perpara ngjyrave te murrme te mobiljeve dhe lageshtires se mureve. I fejuari e urdheroi ti bindej ne çdo gje qe i kerkonte ai. U zemerua kur ajo i kerkoi ti bleje flete vizatimi dhe nje kuti lapsash. Madje dhe qeshi. Qeshi aq fort sa ushetiu dhoma. U kthye nga ajo dhe me ton te prere i tha qe nuk ishte me femije. Ishte bere grua. Mbas nente muajsh lindi Ana. Vajza ishte gezimi dhe ngushellimi i saj. Me justifikimin qe duhej ta nxirrte vajzen ne ajer te paster, vizitonte nje dite po dhe nje dite jo, qendren me te madhe tregetare te qytetit. I pelqenin veshjet dhe bizhute. I sillte dhe i persillte nder duar dhe me fantazine e saj modelonte veshjet eekspozionit te saj. Perdorte shpesh Te voglen si modele.
Ana tre vjeçare ndjehej e lumtur ndersa shikonte syte e te jemes qe visheshin me shkelqim, oreve qe qendronin ne dhomen e madhe. Ato ishin momentet e tyre me intime. Ndjeheshin te lehta e te gezuara. Kur ktheheshin ne shtepi, e jema i fshihte ne sirtar rrobat e reja.  Here pas here nxirrte nga nje me justifikimin qe ishin dhurate ngazonja Piera, e moshuara e katit te katert.
Gruaja me uniforme i kerkon te jemes te nxjerri nga çanta fustanet e bukura qe mori kesaj radhe vetemper te.  Toni i gruas eshte i rrepte dhe i prere. Ngjan me tonin e te jatit kur i bertet nenes se saj. Vetem ne ate moment, Ana mundi kuptoje aresyen e trishtimit te nenes dhe hesht se qari.