Mëngjeseve...

Nga: Amazona Hajdaraj

Disa mëngjese më ngjajnë 
Kanë diellin në sy, euforinë... 
Si llava e nje vullkani,
Zgjuar nga gjumi i lashtë. 
Të zjarrta, përvluese flakë.
Jane mengjeset e mia.
...................... 
Disa mëngjeseve u ngjaj, 
Kam stuhinë, 
Shiun e breshërin e tyre, 
Të ftohtit-ngricë,
Retë e zeza... 
Trishtimin.